Njoftim për kthim të depozitës
Qendra e Studentëve njofton studentët banues në konvikte për vitin akademik 2019/2020 të cilët nuk i’u janë kthyer mjetet e depozitës për arsye të ndryshme në afatin e parë.
Afati për dërgimin e të dhënave fillon nga data : 08.09.2020 dhe përfundon me 20.09.2020
Studentët duhet të dërgojnë - skanojnë në e-mail adresa këto dokumente:
- Leternjoftimin në të dy anët,
- Kartelën bankare personale me nr. të xhirollogarisë aktive
(ose vërtetimin nga banka që vërteton xhirollogarinë).
Dërgimi i të dhënave bëhet në këto e-mail adresa:
- Studentët e konviktit nr 1 : [email protected]
- Studentët e konviktit nr 2 : [email protected]
- Studentët e konviktit nr 3 : [email protected]
- Studentët e konviktit nr 4 : [email protected]
- Studentët e konviktit nr 5 : [email protected]
- Studentët e konviktit nr 6 : [email protected]
- Studentët e konviktit nr 7 : [email protected]
- Studentët e konviktit nr 8 : [email protected]
Fakulteti i Filologjisë - Këshilli Studentor
Për studentët!
07/09/2020
European Union Summer School 2020
Nga sot, edhe shtatë ditë mundësi aplikimi në Shkollën Verore të Bashkimit Evropian.
Bëhuni pjesë e një përvoje unike akademik!
Për më shumë informacione rreth mënyrës së aplikimit, ju lutem, klikoni në linkun ndërlidhës:
https://www.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1169
Ruaje familjen, veten dhe shoqërinë!
Të nderuar studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,
Ju njoftojmë që, afatet e provimeve të shtatorit 1 & shtatorit 2, do të jenë afate të vlefshme për zënien e kushtit, e po ashtu do të jenë të vlefshme edhe për fitimin e bursës universitare për vitin akademik 2020/2021.
Njoftim
Ministri Likaj ka marrë vendim për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarjen e e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike, të niveleve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2019-2020.
Përfitues të bursave janë 1516 studentë të dy niveleve të studimit Bachelor dhe Master. Shuma e bursës për student është 700 euro.
MASh njofton të gjithë studentët përfitues të bursës se, pas shqyrtimit të ankesave të mundshme do të bëhet rimbursimi i mjeteve brenda një afati të shkurtër.
SQARIM
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqaron studentët e universiteteve publike dhe opinionin e gjerë se:
MASh ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike të niveleve Baçelor dhe Master për vitin akademik 2019-2020 dhe duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, MASh vendosi që aplikimi për këtë vit të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve publike. Pra, studentët është dashur të aplikojnë në institucionet ku ata studiojnë.
Ndërkohë, rezultatet e përfituesve të bursave ende nuk janë publikuar nga MASh, për arsye se, Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020 i MASh ka konstatuar se një pjesë e listave të dërguara nga universitetet publike (respektivisht Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Gjakovës), nuk e kanë pasur dokumentacionin e kompletuar siç është kërkuar.
Komisioni ka konstatuar se, listat përfundimtare me përfitues duhet edhe njëherë të shikohen nga universitetet dhe të dërgohen të qarta, me emrat e përfituesve.
Gjatë ditës së sotme i kanë dorëzuar në MASh listat edhe Universiteti i Prishtinës dhe ai i Gjakovës, prandaj MASh njofton se Komisioni brenda Ministrisë gjatë ditës së hënë (24 gusht 2020) do ta mbajë takimin për të shqyrtuar dokumentacionin e kompletuar të të gjitha universiteteve publike dhe të përfundojë këtë proces.
Prishtinë, 21 gusht 2020
27/07/2020
Universiteti i Prishtinës kryeson renditjen e universiteteve në mesin e institucioneve shqipfolëse. Sipas rangimit të fundit të Webometrics-it, në kategorinë e Transparencës, Universiteti i Prishtinës zë vendin e 1745-të në botë dhe është universiteti i 11-të më i mirë në rajon.
Rangimi i Transparencës merr parasysh citimet nga profilet institucionale në Google Scholar. Për secilin universitet nxirren të dhënat e citimeve nga 210 profilet publike me më shumë citime, prej të cilëve mënjanohen 20 autorët më të cituar. Kjo metodë siguron pavarësi nga ndikimi i madhësisë së institucionit dhe përfaqësueshmëri nga profilet e mbetura.
👩🎓👨🎓
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë, që për shkak të situatës së pandemisë, orari i punës në Shërbimin e Studentëve momentalisht është nga ora 10:00 –12:00 dhe 13:00-15:00.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
07/07/2020
NJOFTIM
Të nderuar studentë dhe personel akademik e administrativ, meqë situata me COVID 19 po keqësohet dita-ditës më shumë, për ta mbrojtur veten dhe të tjerët përreth, obligohemi që brenda objektit të Fakultetit të Filologjisë të bartim maskë mbrojtëse.
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë studentët të Fakultetit të Filologjisë, se është hapur afati për paraqitjen e provimeve Qershori i rregullt 2020, paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 22.06.2020 deri më 25.06.2020, në orën 16:00.
Afati i rregullt i provimeve të Qershorit 2020 do të përfundoj më së largu deri më 28.07.2020
Prishtinë, më 22.06.2020
NJOFTIM: HAPET SEMS-I PËR REGJISTRIM TË SEMESTRIT VEROR TË VITIT AKADEMIK 2019/20
Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit veror dhe obligimet nga vitet akademike paraprake, këtë mund ta bëjnë nga data 22.06.2020 (e hënë) deri më 26.06.2020 ora 15:00 (e premte).
Paralajmërojmë të gjithë studentët, të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit veror, se definitivisht nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të semestrit veror të vitit akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’u nënshtrohen provimeve të afateve vijuese gjatë vitit akademik 2019/20.
Ky njoftim për pagesë të semestrave vlen edhe për studentët të cilët gjatë këtij viti akademik presin t’i nënshtrohen mbrojtjes së temës së diplomës dhe të cilët nuk janë të liruar nga pagesa sipas ligjeve apo vendimeve në fuqi. Procedura e regjistrimit online të semestrit veror 2019/20 Studenti, pasi ta kryejë pagesën elektronike të semestrit, obligohet që një kopje të dëshmisë së pagesës ta dërgojë në adresë/email të zyrtarit përkatës të shërbimit të studentëve, ndërsa kopjen fizike obligohet ta dorëzojë në momentin e parë që krijohen rrethanat.
Zyrtari i shërbimit të studentëve duhet t’i evidentojë rastet e paraqitura në këtë formë dhe në asnjë rrethanë të mos e konfirmojë në sistem lejen për pajisje me diplomë, nëse studenti nuk e dorëzon dëshminë fizike të pagesës së semestrit. Të gjitha pagesat e realizuara brenda periudhës së sipërshënuar dhe ato të cilat janë kryer pas mbylljes së afatit paraprak, por që nuk janë pranuar nga shërbimi, duhet të merren në konsideratë për regjistrim të semestrit veror 2019/20.
Gjithashtu mund të pranohet edhe aplikimi fizik për regjistrim të semestrit veror 2019/20, gjithnjë duke ruajtur distancën fizike.
21/06/2020
NJOFTIM
KQZ UP ju informon që deri në ora 13:00 të drejtën e votës përmes votimit elektronik e kanë ushtruar 6416 studentë, ose 22.8 % i numrit të përgjithshëm të studentëve me të drejtë vote.
KQZ UP do të informojë në vazhdimësi për numrin e pjesëmarrjes së studentëve përmes votimit elektronik.
Me respekt,
KQZ UP
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Eqrem Çabej
Pristina
10000