Projekti për Arsim dhe Aftësim Profesional OEK dhe HWK Dortmund

Projekti për Arsim dhe Aftësim Profesional   OEK dhe HWK Dortmund Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda e Zejtare së Dortmundit janë duke zhvilluar një projekt partneriteti në fushën e arsimit profesional.

Caku kryesor është përmirësimi i mundësive për të ardhura dhe punësim në sektorë të caktuar në Kosovë. Ky cak synohet të arritet përmes përmirësimit dhe orientimit të përmbajtjeve dhe të formave të organizimit të shkollimit profesional sipas nevojave të tregut – sidomos të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM). Krahas Odës së Dortmundit dhe Odës së Kosovës partner i projektit do të jetë edhe shkolla profesionale „Shtjefën Gjeçovi“ në Prishtinë, gjegjësisht fushat Automekanikë dhe Metalpunues. Si rezultate projekti synon të arrijë që :
1. Oda Ekonomike e Kosovës të jetë një aktor i aftësuar në arsimin profesional
2. Shkolla e përzgjedhur partnere të merr parasysh nevojat e ekonomise private në arsimin profesional dhe t‘i përmirësoje aftësitë e saj didaktike-metodike në fushën Metalpunues /Automekanikë. Projekti është paraparë të zgjasë tri vite në fazën e parë (2011-2014), mirëpo me mundësinë e një faze të dytë trivjeçare. Projekti i partneritetit financohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, përmes fondacionit SEQUA. Volumi i investimit për të tri vitet do të jetë 900‘000 Euro. Këto investime do të bëhen asisoji, që nxënësit të cilet mbarojnë shkollën profesionale për Automekanikë të jenë të aftësuar në atë nivel, i cili do të jetë i dobishëm për ndërmarrjet, të cilat do ti punësojnë këta nxënës. Një partner i fuqishëm i këtij projekti do të jenë ndërmarrjet e autoshtëpive dhe serviset e automjeteve, ngaqë do të jenë ata të cilët do të perfitojne por edhe te kontribuojnë per permiresimin e planprogrameve mësimore të automekanikës. Projekti prandaj ka paraparë që të intensifikojë bashkëpunimin mes ndërmarrjeve, Odës Ekonomike dhe shkollës profesionale, kështu që të shfrytëzohen sinergjitë për një rezultat sa më të frytshëm për të gjitha palët. Projekti ka planifikuar trajnime për mësimdhënësit në radhë të parë, por në një fazë të dytë do të ofrohen edhe kurse për aftësimin e bashkëpunëtorëve të ndërmarrjeve në fushën e automekanikës. Deri më tani këto ndërmarrje bashkëpunëtorët e tyre i kanë dërguar në Shkup apo diku tjetër në rajon për trajnime. Me këtë projekt është bërë hapi i parë që trajnimet t’i ofrojmë edhe këtu në Kosovë.

Klimatizimi i Automjetit, trajnimi i radhës që organizojmë për ju, me kërkesë tuajen. Datat e trajnimit 02.06.2014 - 04....
14/05/2014

Klimatizimi i Automjetit, trajnimi i radhës që organizojmë për ju, me kërkesë tuajen. Datat e trajnimit 02.06.2014 - 04.06.2014.

Ofertë e re për ju. Kurs i avancuar për elektikën e automjetit.Apliko për të rezervuar pjesëmarrjen tuaj.
15/04/2014

Ofertë e re për ju. Kurs i avancuar për elektikën e automjetit.
Apliko për të rezervuar pjesëmarrjen tuaj.

Vazhdojmë me ofertën për ju. Këtë herë organizojmë, seminarin e shumkërkuar nga ju ''Testimi i Motorit''. Aplikoni dhe r...
17/03/2014

Vazhdojmë me ofertën për ju. Këtë herë organizojmë, seminarin e shumkërkuar nga ju ''Testimi i Motorit''. Aplikoni dhe rezervoni vendin tuaj.

Trajnimi i ri me temë të re : Sensorët dhe aktuatorët e sistemeve të automjetit ST1. Datat  : 17, 20 dhe 21 Janar 2014Ve...
13/01/2014

Trajnimi i ri me temë të re : Sensorët dhe aktuatorët e sistemeve të automjetit ST1.
Datat : 17, 20 dhe 21 Janar 2014
Vendi : Punëtoria e shkollës Shtjefën Gjeçovi, Prishtinë
Trajneri: Bernd Techau

Projekti për Arsim dhe Aftësim Profesional OEK dhe HWK Dortmund organizojne trajnimin e radhes shume te rendesishem per ...
16/09/2013

Projekti për Arsim dhe Aftësim Profesional OEK dhe HWK Dortmund organizojne trajnimin e radhes shume te rendesishem per kompanitë e automekanikës. Aplikoni për pjesëmarrje dhe bëhuni përfitues i këtij programi profesional.
Trajnimi mbahet në datat 23 dhe 24 Shtator 2013, me ekspertin gjerman Bernd Techau.

Trajnimi profesional ne Automekanike i mbajtur me datë 10.07.2013 deri 12.07.2013
15/07/2013

Trajnimi profesional ne Automekanike i mbajtur me datë 10.07.2013 deri 12.07.2013

Titulli i kursit:          Klimatizimi i automjetit (inkl. Çertifikimi i njohurive) Lloji i kursit:            Aftësim s...
15/07/2013

Titulli i kursit: Klimatizimi i automjetit (inkl. Çertifikimi i njohurive) Lloji i kursit: Aftësim shtesë në automekanikë Qëllimet e kursit: Pjesëmarrësi… 1. …është në gjendje të zhvillojë kontrollin e funksioneve të klimatizimit të automjetit. 2. …zotëron procedurën korrekte të riparimit të klimatizimit. 3. …mund të zhvillojë diagnozat dhe riparimet e sakta për klimatizim. Seminari u zhvillua sipas konceptit mësimor të Shoqatës së Industrisë së Automobileve të Gjermanisë, Shoqatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Automjeteve dhe Shoqatës Qendrore të Zejtarisë së Automjeteve në bazë të rregullores (EG) Nr. 307/2008 të Bashkimit Evropian. Temat e kursit: • Ligjet, udhëzimet dhe rregulloret; • Hyrje në teknikën e klimatizimit; • Mënyrat e veprimit, mënyra e funksionimit te pjesët më të rëndësishme; • Temperatura dhe presioni në klimatizimin e automjeteve; • Përcaktimi i masave të sigurisë gjatë punës me klimatizimin e automjeteve; • Elektrika e klimatizimit dhe skema e lidhjeve elektronike; • Mirëmbajtja dhe riparimi i klimatizimit të automjeteve; • Përdorimi i pajisjes së reciklimit dhe përdorimi i pajisjve testuese përkatëse; • Kërkimi sistematik i gabimeve, • Ushtrime praktike; • Puna me nje kontajner të gazit për ftohje; • Krahasimi i vajrave të ndryshme; • Çertifikata dhe testimi i njohurive Cilat janë përfitimet dhe pse duhet të marrë pjesë? • Sepse punëtori juaj do të fitojë njohuri të reja • Do të rris cilësinë e shërbimeve • Do të rris kujdesin ndaj klientit • Do të jetë më i përgjegjshëm ndaj kompanisë suaj dhe ndaj klientit • Do të kontribuoj në zhvillimin e kompanisë suaj • Me punëtorë të kualifikuar kompania mund të garojë me konkurrencën Kurset e radhës organizohen sipas planifikimit dhe kërkesave të kompanive.

Oferta verore për trajnime :
05/07/2013

Oferta verore për trajnime :

22/04/2013

Të nderuar ndërmarrës,
Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Odën e Zejtarisë së Dortmundit ofrojnë një trajnim të ri dhe me çmim të volitshëm:
Titulli i kursit: Klimatizimi i automjetit (inkl. Çertifikimi i njohurive)
Lloji i kursit: Aftësim shtesë në automekanikë
Qëllimet e kursit: Pjesëmarrësi…
1. …është në gjendje të zhvillojë kontrollin e funksioneve të klimatizimit të automjetit.
2. …zotëron procedurën korrekte të riparimit të klimatizimit.
3. …mund të zhvillojë diagnozat dhe riparimet e sakta për klimatizim.
Seminari do të zhvillohet sipas konceptit mësimor të Shoqatës së Industrisë së Automobileve të Gjermanisë, Shoqatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Automjeteve dhe Shoqatës Qendrore të Zejtarisë së Automjeteve në bazë të rregullores (EG) Nr. 307/2008 të Bashkimit Evropian.
Temat e kursit:
• Ligjet, udhëzimet dhe rregulloret;
• Hyrje në teknikën e klimatizimit;
• Mënyrat e veprimit, mënyra e funksionimit te pjesët më të rëndësishme;
• Temperatura dhe presioni në klimatizimin e automjeteve
• Përcaktimi i masave të sigurisë gjatë punës me klimatizimin e automjeteve;
• Elektrika e klimatizimit dhe skema e lidhjeve elektronike;
• Mirëmbajtja dhe riparimi i klimatizimit të automjeteve;
• Përdorimi i pajisjes së reciklimit dhe përdorimi i pajisjve testuese përkatëse;
• Kërkimi sistematik i gabimeve,
• Ushtrime praktike
• Puna me nje kontajner të gazit për ftohje;
• Krahasimi i vajrave të ndryshme;
• Çertifikata dhe testimi i njohurive

Cilat janë përfitimet dhe pse duhet të marrë pjesë?
• Sepse punëtori juaj do të fitojë njohuri të reja
• Do të mësojë praktikat më të mira në riparimin e klimatizimit
• Do të rris cilësinë e shërbimeve
• Do të rris kujdesin ndaj klientit
• Do të jetë më i përgjegjshëm ndaj kompanisë suaj dhe ndaj klientit
• Do të kontribuoj në zhvillimin e kompanisë suaj
• Me punëtorë të kualifikuar kompania mund të garojë me konkurrencën

Kushtet e pjesëmarrjes:
Pjesëmarrësi duhet të jetë nga fusha e automekanikës, i cili i kupton çështjet nga fusha e teknikës së automjeteve.

Kohëzgjatja:
Trajnimi është treditor, prej datës 13.05.2013 - 15.05.2013, duke filluar prej orës 9.00 deri në 16.30.

Vendi:
Punëtoria e automekanikës në shkollën profesionale ,,Shtjefën Gjecovi“ në Prishtinë. Kjo punëtori është pajisur vjet dhe këtë vit me mjetet më bashkëkohore të automekanikës.

Çmimi:
Çmimi total i trajnimit është 210 Euro. Në këtë çmim përfshihen edhe materialet mësimore, çertifikata dhe dreka. Kompanitë anëtare të OEK-ut përfitojnë zbritje prej 20% (210-20% = 168 Euro).

Eksperti:
Trajner është zotëri Bernd Techau, ekspert i mirënjohur i Automekanikës nga Oda Zejtare e Dortmundit, Gjermani dhe me një përvojë mbi 30 vjeçare si ekspert i kësaj fushe.

Si duhet te aplikoj?
Aplikimin mund ta bëni në mënyrë elektronike në [email protected], por edhe drejtpërdrejt në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës.
Për informata të mëtutjeshme mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në 16:00 në numrat e telefonit tel: 038 780 305 ose 044 114 354.

OEK në vazhdimësi organizon trajnime në këtë fushë. Për terminet e këtyre moduleve do të informoheni me kohë. Për inform...
27/03/2013

OEK në vazhdimësi organizon trajnime në këtë fushë. Për terminet e këtyre moduleve do të informoheni me kohë. Për informata shtesë mund të na drejtoheni në [email protected]

Trajnimet e mbajtura
26/03/2013

Trajnimet e mbajtura

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Projekti për Arsim dhe Aftësim Profesional OEK dhe HWK Dortmund posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Projekti për Arsim dhe Aftësim Profesional OEK dhe HWK Dortmund:

Shortcuts

Share

Category