13/03/2026
Trajnime për mësimdhënës
THIRRJE - TRAJNIME PËR MËSIMDHËNËS
Ftohen të gjithë mësimdhënësit e arsimit parauniversitar të marrin pjesë në programet e trajnimit profesional të ofroara nga EDUMEN –K dhe të akredituara nga MASHTI,e të cilat janë valide për procesin e licencimit dhe rilicencimit të mësimdhënësve.
Ofertë speciale:
Pakoja përfshin tre programe trajnimi për mësimdhënës dhe ofrohet me zbritje deri në 30% për pjesëmarrësit që regjistrohen në të tre programet e trajnimit.
Datat e organizimit dhe programet e trajnimit që ofrohen janë:
1. 16 – 18.03.2026 : “Qasja dhe mësimdhënia e diferencuar“(Akreditimi nr.73/2025 )
2. 21 – 22.03.2026 : “Zhvillimi i të menduarit kritik dhe kreativ tek nxënësit " - (Akreditimi nr 114/2024)
3. 23 – 24.03.2026 : “Planifikimi sipas nevojave të nxënësit, hartimi i planit individual PIA” – (Akreditimi nr.115/2024)
Këto programe synojnë të avancojnë kompetencat profesionale të mësimdhënësve, të përmirësojnë praktikat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të mbështesin zhvillimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe stimulues për nxënësit.
Programet janë të akredituara nga MASHTI dhe njihen për nevojat e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në kuadër të licencimit dhe rilicencimit.
Përfitimet për pjesëmarrësit:
· Trajnime të akredituara dhe të njohura institucionalisht
· Zhvillim i kompetencave profesionale në mësimdhënie
· Certifikatë përfundimi për secilin program
· Mundësi për shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira
Pjesëmarrës:
Të gjithë mësimdhënësit e arsimit parauniversitar.
Për informata shtesë dhe regjistrim, të interesuarit mund të kontaktojnë organizatorin:
tel: 048 750 751 ( Viber, Whatsap, Msn);
email: [email protected].