28/04/2026
📖 Me shumë dashuri dhe përkushtim…
Së shpejti vjen libri im “Flasim bashkë” 💙
Një material i dedikuar për zhvillimin e gjuhës tek fëmijët 3–7 vjeç, me aktivitete të thjeshta dhe praktike.
✨ Vjen në sh*tje shumë shpejt!
02/04/2026
Të ndryshëm, por të barabartë. 💙
Çdo mendje është unike, çdo zë meriton të dëgjohet.
Sot dhe çdo ditë, përkrahim, kuptojmë dhe pranojmë pa kushte.
GjithmonëBashkë
21/03/2026
💙💛
Sot festojmë bukurinë e diversitetit!
21 Mars – Dita Botërore e Sindromës Down
Çdo fëmijë është unik, i veçantë dhe plot potencial. Le të ndërtojmë një botë më gjithëpërfshirëse, ku secili pranohet, respektohet dhe vlerësohet ashtu siç është.
🧦 Vish çorape të ndryshme sot – sepse të qenit ndryshe është bukur!
💙💛
08/03/2026
🌸
Sot shënojmë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një ditë që na kujton rëndësinë e barazisë, respektit dhe vlerësimit për kontributin e grave në çdo fushë të jetës.
Gratë janë forcë, inspirim dhe ndryshim në shoqërinë tonë.
Le të vazhdojmë të ndërtojmë një botë ku çdo grua ka mundësi të zhvillohet, të dëgjohet dhe të vlerësohet.
Urime 8 Marsi! 💐
06/03/2026
Sot shënojmë Ditën Europiane të Logopedisë. 🗣️
Këtë vit tema është “Formësimi i të ardhmes me inteligjencën artificiale”, duke theksuar rolin që teknologjia dhe AI mund të kenë në vlerësimin, terapinë dhe mbështetjen e fëmijëve dhe personave me vështirësi në komunikim.
Logopedia vazhdon të zhvillohet dhe të bashkojë shkencën, teknologjinë dhe përkushtimin njerëzor për të ndihmuar çdo zë të dëgjohet.
05/03/2026
Ekolalia është kur fëmija përsërit fjalë ose fjali që dëgjon nga të tjerët apo nga televizioni. Nëse kjo ndodh shpesh dhe fëmija ka vështirësi të shprehet vetë, rekomandohet një vlerësim tek logopedi.
Ndërhyrja e hershme ndihmon shumë në zhvillimin e komunikimit. 😊
31/12/2025
Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë ky vit i mbushur me gëzim dhe suksese! ✨🥂
06/08/2025
10 vite që nuk numërohen me kohë… por me fjalët e para, me emocionet e mëdha, me përqafimet e vogla dhe buzëqeshjet që nuk harrohen.
10 vite përkushtim, sfida, kujtime e suksese, falë fëmijëve që na besuan dhe prindërve që ecën bashkë me ne.
🌱 Ky nuk është thjesht një përvjetor.
Është një udhëtim që vazhdon çdo ditë, me më shumë dashuri, më shumë besim dhe më shumë zëra që na motivojnë të ecim përpara.
Ju faleminderit për besimin, për bashkëpunimin dhe për çdo moment të ndarë me ne. 💚
04/08/2025
1. Artikulimi
• Korrigjimi i shqiptimit të tingujve (p.sh. shqiptimi i gabuar i “r” “th” “sh”...)
• Trajtimi i vonesës në të folur tek fëmijët
• Ndihmë për të folurit e paqartë ose të ngatërruar
2. Gjuha (e folurit dhe e kuptuarit)
• Vonesë në zhvillimin gjuhësor (fjalori, ndërtimi i fjalive)
• Vështirësi në kuptimin e gjuhës (instruksione, pyetje etj.)
• Ndihmë për strukturën gramatikore dhe ndërtimin e fjalisë
3. Të folur rrjedhshëm (probleme me rrjedhën e të folurit)
• Trajtimi i belbëzimit
• Të folurit me shpejtësi ose ritëm jo të qëndrueshëm
4. Zëri
• Vështirësi me zërin (zë i ngjirur, i dobët, i lartë/jashtë kontrollit)
• Probleme me rezonancën e të folurit (si tek fëmijët me çarje qiellzore)
5. Gëlltitja dhe ushqyerja (terapia orofaciale miofunksionale)
• Trajtimi i çrregullimeve të gëlltitjes (si disfagia)
• Korrigjimi i zakoneve si shtyrja e gjuhës (tongue thrust), që ndikon në të folur dhe në zhvillimin dentar
6. Komunikimi alternativ dhe ndihmës
• Përdorimi i pajisjeve ose metodave të tjera për ata që nuk mund të flasin (komunikim me tabela, tableta, gjeste, etj.)
7. Probleme pas goditjeve në tru ose trauma të tjera
• Rehabilitimi i gjuhës dhe të folurit pas goditjeve në tru (stroke), traumave cerebrale, afazisë, dementisë, etj.
28/05/2025
🔸Po afeohet 1 Shtatori dhe fëmiju juaj nuk mund të shqiptojë drejtë të gjitha shkronjat siç duhet ?
🔸Ka shkronja që nuk shqipton dot apo i zëvëndëson me një
shkronjë tjetër ?
🔸Belbezon gjatë të folurit ?
🔸Ka turp të flasë para familjareve apo njerezve të ri ?
🔴 Për të gjitha këto ka një zgjidhje!
🔴Pas nje moshe të caktuar Crregullimet e të folurit bëhen më të vështira për t'u trajtuar dhe kërkojnë më shumë kohë
🔴Nderhyrja profesionale në moshën e duhur është thelbesore dhe mund të ndihmojë fëmijun në vetëm disa seanca logopedike!
21/05/2025
SI TA DINI SE FËMIJU JUAJ KA NEVOJË PËR LOGOPED ?
Në të shumtën e rasteve prindërit të cilët konstatojnë se të folurit e fëmijëve të tyre dallohet nga ajo e moshatarëve , ata fillojnë të interesohen se kur është koha e duhur për ta vizituar Logopedin.
1.Nëse fëmiu është me rrezik të caktuar (probleme gjatë shtatëzanisë,lindje të parakohëshme ose është vërtetuar ndonjë sëmundje gjatë lindjes )
2.Nëse nuk përgjigjet kur përmendet emri i tij/saj , nëse nuk ju kupton kur ju i drejtoheni.Nëse e vëreni se fëmiju reagon dobët ndaj zërave apo kur ka humbje në dëgjim.
3.Nëse nuk krijon kontakt të drejtpërdrejtë me sy , preferon të luaj vet dhe nuk dëshiron të shoqërohet me fëmijë tjerë.
4.Nëse ka mbushur 2 vjet dhe ende nuk flet ose flet vetëm disa fjalë.Nëse është mbi 2 vjet dhe ka një fjalorë të varfër.
5.Nëse procesi i të folurit zhvillohet shumë ngadalë dhe në mënyrë jo të rregullt, nëse numri i fjalëve është shumë i vogël në raport me moshën
6.Nëse posedon vështirësi në përqendrimin e vëmendjes/koncentrimit.Nëse gjatë periudhës kur fillon të folurit normal vjen deri te ndalimi apo humbja e aftësive të përfituara për komunikim.
7.Nëse e vëreni se zëri i fëmijut tingëllon sikur del nëpërmjet zgavrës së hundës.Nëse i shqipton në mënyrë jo te duhur apo fare nuk i shqipton shkronjat.
8.Nëse ka përsëritje të tingujve të parë apo gjatë artikulimit , ndërprerje gjatë të folurit , dridhje të zërit , frymëmarrje të çrregulluar apo vështërsi në ritmin.
Për gjdo lloj arsye që ndoshta nuk është përmendur dhe ju brengoseni se ndoshta fëmiju juaj është njëri ndër ta, duhet të drejtoheni për këshillë tek logopedi.