11/09/2026
AI & Tech Summit 2026 nga Kolegji AAB merr jehonë ndërkombëtare përmes International Policy Digest
Një analizë e fokusuar në potencialin e Kosovës për të marrë rol më të rëndësishëm në ekonominë globale të inteligjencës artificiale është publikuar në International Policy Digest, një platformë ndërkombëtare e politikave dhe analizave.
Një pjesë e rëndësishme e analizës i referohet AI & Tech Summit 2026, të organizuar nga Kolegji AAB më 3 dhe 4 shtator, i cili mblodhi akademikë, përfaqësues institucionalë, ekspertë të teknologjisë, studiues, sipërmarrës dhe profesionistë nga vende të ndryshme. Samiti u fokusua në të ardhmen e inteligjencës artificiale, transformimin digjital, sigurinë kibernetike dhe teknologjitë në zhvillim.
Për më shumë: https://aab-edu.net/ai-tech-summit-2026-nga-kolegji-aab-merr-jehone-nderkombetare-permes-international-policy-digest/