Falu ,Namazi është Obligim

Falu ,Namazi është Obligim "O ju që besuat, kinie frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetem duke qenë myslimanë ( besimtarë )! (Ali Imran:102)

31/07/2026

SHTATË KËSHILLA PËR TA
PËRFORCUAR IMANIN

1. Falja e namazit në kohën e vet, për arsye se është vepër e cila të afron kah Allahu.
2. Përmendja e Allahut, edhe nëse ajo është vetëm se pesë minuta brenda një ore.
3. Lutja e vazhdueshme për çdo ditë me vendosmëri dhe me mbështetje në Allahun.
4. Përkujdesja për leximin e Kuranit për çdo ditë, që mos të bëhemi nga të shkujdesurit.
5. Largimi nga shoqëria e keqe dhe me moral të ligë.
6. Dërgimi i salavateve mbi të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhjetë herë në mëngjes dhe dhjetë herë në mbrëmje, dhe kërkimi i faljes njëqind herë brenda ditës.
7. Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte sipas mundësive dhe po ashtu edhe agjërimi i ditëve të bardha (dita e trembëdhjetë, e katërmbëdhjetë dhe e pesëmbëdhjetë sipas kalendarit islamik).
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

12/07/2026

KATËR GJËRA E ZBEHIN FYTYRËN
DHE E LARGOJNË SHKËLQIMIN:
1. Gënjeshtra.
2. Paturpësia.
3. Pyetjet e tepërta pa dituri.
4. Gjynahet e tepërta.

27/06/2026

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, paralajmëroi duke thënë: “Mos ia keni zili njëri-tjetrit”.

23/06/2026

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Dynjaja është kënaqësi, ndërsa kënaqësia më e madhe në këtë dynja është gruaja e mirë”.

25/05/2026

Dita e Arefatit 26.05.2026

Imsaku (Syfyri) 02:40
Akshami (Iftari) 20:06

I dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për agjërimin e ditës së Arafatit, dhe ai u përgjigj:
"Shpresoj tek Allahu që agjërimi i ditës së Arafatit t'i shlyejë mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm".

05/05/2026

“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun”. (El-Ahzab: 21)

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Falu ,Namazi është Obligim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category