Psikologe për fëmijë-Veranda Mataj Zenuni

Psikologe për fëmijë-Veranda Mataj Zenuni

Share

-

Photos from Psikologe për fëmijë-Veranda Mataj Zenuni's post 10/05/2026

Në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve, gjithmonë mundohem të zgjedh aktivitete dhe lodra që sjellin një balancë të shëndetshme mes argëtimit, mësimit dhe zhvillimit 🤍

Sot patëm mundësinë të provojmë lodrat edukative nga Edumento dhe ajo që më pëlqeu më shumë ishte mënyra se si loja fizike kombinohet me elementët interaktivë, duke e bërë eksperiencën shumë më interesante për fëmijët.

Si psikologe, e di sa e rëndësishme është që përmes lojës të zhvillohen:
✨ përqendrimi
✨ logjika
✨ kujtesa
✨ zgjidhja e problemeve
✨ dhe të menduarit kreativ

Por ajo që ka më shumë rëndësi për mua si nënë, është ta shoh fëmijën duke mësuar pa presion ,duke u kënaqur dhe duke e përjetuar lojën me buzëqeshje.

Më pëlqeu fakti që këto lojëra nuk janë vetëm argëtim momental, por aktivitete që e mbajnë fëmijën të angazhuar dhe stimulojnë zhvillimin kognitiv në mënyrë natyrale.

Faleminderit Edumento për besimin dhe për këto produkte kaq kreative!

Edumento

02/04/2026

Sot, në Ditën Botërore të Autizmit 💙

Si psikologe, por mbi të gjitha si njeri që kam punuar nga afër me fëmijë në spektrin e autizmit, kam mësuar një të vërtetë të madhe:

Jo çdo fëmijë flet me fjalë… por secili flet në mënyrën e vet.

Kam parë përparime që për botën duken të vogla, por që për një fëmijë janë hapa gjigantë. Kam mësuar durimin, dashurinë pa kushte dhe fuqinë e pranimit.

Autizmi nuk është diçka që duhet “rregulluar” ,është diçka që duhet kuptuar.

Le të jemi zëri që ata kanë nevojë të dëgjohet 🤍

20/01/2026

Autizmi është një çrregullim neuro-zhvillimor që shfaqet herët në fëmijëri dhe ndikon në komunikim, ndërveprim social dhe sjellje.
Nuk është sëmundje dhe nuk ka një terapi kuruese.

Shkenca është e qartë: ndërhyrja e hershme, e strukturuar dhe e individualizuar, e bazuar në evidencë (si terapitë behaviorale dhe zhvillimore), përmirëson ndjeshëm funksionimin, autonominë dhe cilësinë e jetës së fëmijës.

Por përtej terminologjisë shkencore dhe planeve terapeutike, është realiteti emocional i prindit ; pasiguria, lodhja, shpresa dhe dashuria e pakushtëzuar.

Sjellja nuk është “problem” për t’u ndëshkuar, por sinjal për t’u kuptuar.
Progresi nuk është linear dhe nuk matet vetëm me fjalë apo rezultate testesh, por me lidhje, siguri dhe ndjenjën se fëmija pranohet.

Kur prindërit fuqizohen me dije,
kur terapia udhëhiqet nga shkenca dhe empatia,
dhe kur fëmija shihet përtej diagnozës,
atëherë ndërtohet zhvillim i qëndrueshëm.

31/10/2025

Jo çdo festë që vjen nga kultura të tjera duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë së fëmijëve tanë, sidomos në moshat e hershme të zhvillimit.

Fëmijët në këtë periudhë janë shumë të ndjeshëm ndaj figurave të frikshme, maskave apo tingujve që mund të shkaktojnë ankth. Ajo që për të rriturit duket “argëtuese”, për një fëmijë të vogël mund të jetë konfuze ose frikësuese.

Në vend të kësaj, kopshtet tona mund të fokusohen në festa që lidhen me dashurinë, ngjyrat, natyrën, librat, apo traditat tona kulturore , gjëra që e pasurojnë zhvillimin emocional dhe identitetin e fëmijës.

Nuk është e nevojshme të ndjekim çdo modë që vjen nga jashtë. Mjafton t’u japim fëmijëve kujtime të ngrohta dhe kuptimplota, të lidhura me dashurinë, lojën dhe sigurinë emocionale.

💛 Fëmijët nuk kanë nevojë për frikëra të bukura, por për përvoja të bukura.

Psikologe për fëmijë-Veranda Mataj Zenuni

28/08/2025

Nëse një femijë zgjidh ushtrime shumë të vështira matematikore,flet tri gjuhë dhe merr nota shumë të larta,por nuk është në gjendje të kontrollojë emocionet,nuk gjen dot zgjidhje për konfliktet,asgjë nga ato më lartë nuk do të ketë rëndësi.

🌈 Inteligjenca emocionale, sidomos kuptimi dhe menaxhimi i emocioneve tona, jo vetëm në fëmijërinë e hershme, por në çdo moshë, është thelb i një mirëqenieje totale psikologjike: inteligjenca racionale nuk mjafton pa atë emocionale.

Psikologe për fëmijë-Veranda Mataj Zenuni

13/05/2025

ZHVILLIMI I HERSHËM DHE PRINDËRIMI

Ndikimi i përjetimeve të para në formësimin e identitetit psikologjik të fëmijës

Zhvillimi i hershëm, faza nga lindja deri në moshën 6 vjeç, është periudha më përcaktuese për shëndetin mendor, rregullimin emocional dhe ndërtimin e bazës së sigurisë psikologjike të njeriut. Gjatë kësaj kohe, truri i fëmijës zhvillohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe krijon strukturat themelore të vetëdijes, besimit dhe lidhjes me të tjerët. Prandaj, mënyra se si prindi sillet me fëmijën gjatë kësaj periudhe, e jo vetëm çfarë i ofron, përcakton mënyrën se si ky fëmijë do ta përjetojë veten, të tjerët dhe botën përgjatë gjithë jetës.

Në kontekstin kulturor të Kosovës, prindërimi shpesh bartet nga brezi në brez si një përzierje e modeleve tradicionale me presione moderne. Ndjenja e nderit, turpit dhe autoritetit në familje janë ende thellësisht të rrënjosura. Kjo shpesh përkthehet në një stil prindërimi që synon “ta formojë” fëmijën sipas normave të sjelljes së pranuara, por pa ndjeshmërinë e mjaftueshme emocionale ndaj nevojave zhvillimore të tij.

Tre faktorë kyç të zhvillimit të hershëm në realitetin tonë kulturor:
1. Siguria emocionale në ambientin shtëpiak
Nëse fëmija gjatë viteve të para përjeton mjedis me stres konstant, qortime të ashpra, shpërfillje emocionale apo dhunë (edhe verbale), ai nuk mëson se bota është vend i sigurt. Kjo nuk e bën vetëm të pasigurt, e bën edhe të ndjeshëm ndaj ankthit, mosbesimit dhe vështirësive në rregullimin e emocioneve në të ardhmen. Në një shoqëri si e jona, ku shpesh ende dëgjohet “mos e ledhato shumë se po të hypë në qafë”, humbet koncepti bazë i lidhjes së sigurtë (secure attachment), themeli i një personaliteti të shëndetshëm.
2. Ndjeshmëria prindërore ndaj ritmit të fëmijës
Shumë prindër në Kosovë e lidhin suksesin prindëror me faktin nëse fëmija është “i sjellshëm”, “i dëgjueshëm” dhe “me nota të mira”. Por zhvillimi nuk është një garë. Fëmijët kanë ritme të ndryshme në të mësuar, në të shprehurit e ndjenjave, në eksplorim e ndarje. Prindërimi i mirë nuk matet me kontrollin që kemi mbi sjelljet e fëmijës, por me kapacitetin tonë për të ndier dhe respektuar botën e brendshme të tij, sidomos kur ajo nuk është e përshtatshme me pritshmëritë tona kulturore.
3. Modelet emocionale që prindi bart vetë
Nëse një prind nuk ka përpunuar përvojat e veta të hershme (si mungesën e përkujdesjes, ndëshkimin, ose ndalimin emocional), ai shpesh pa vetëdije e riprodhon të njëjtat modele në raport me fëmijën. Për shembull, një baba që është rritur me ide se “djemtë nuk qajnë”, mund të ndëshkojë ndjeshmërinë emocionale të djalit të tij, duke e lënduar pa qëllim vetë themelet e ndërtimit të identitetit emocional.

Çfarë është prindërimi i shëndetshëm në këtë kontekst?

Nuk është perfeksioni. Nuk është kontrolli total. Nuk është as sakrifica e përhershme.
Është prania e ndjeshme, kufijtë e shëndetshëm, dhe mbi të gjitha aftësia për t’u lidhur emocionalisht me fëmijën si një qenie e veçantë, jo si një projekt i joni për botën.

Nëse një fëmijë ndjehet i pranuar, i dëgjuar dhe emocionalisht i sigurt në vitet e para të jetës, ai nuk do të ketë nevojë të kërkojë identitetin e vet përmes rebelimit, të ndiejë turp për veten, apo të mbyllet nga bota.
Në të kundërt, mungesa e kësaj sigurie nuk kompensohet as me para, as me arsim të lartë, as me “rregulla”.

Mesazhi për prindërit e rinj në Kosovë:
Edukoje fëmijën tënd jo për botën siç është sot, por për botën që ai ka nevojë të ndërtojë, një botë më e ndjeshme, më e sigurt dhe më humane. Dhe kjo fillon me mënyrën si i përgjigjemi qarjes së tij të parë, frikës së parë, dështimit të parë dhe pyetjeve të para për veten.

Psikologe për fëmijë-Veranda Mataj Zenuni

02/04/2025

Dita Botërore e Autizmit, e cila shënohet çdo vit më 2 prill, ka një rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin dhe krijimin e mundësive për përfshirjen e individëve me autizëm në shoqëri. Autizmi është një çrregullim i spektrit që ndikon në mënyrën se si një person komunikon dhe ndërvepron me të tjerët. Kjo ditë ndihmon për të thyer stereotipet dhe paragjykimet që mund të kenë të tjerët ndaj personave me autizëm, duke promovuar një shoqëri më të hapur dhe përfshirëse.
Më prano!
Më mbështet!
Më duaj❤️🧩!

Psikologe për fëmijë-Veranda Mataj Zenuni

07/03/2025

💐Gëzuar 7-Marsin Edukues dhe Mësues të dashur!

“Mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit.”

Unë e di që puna juaj nuk mund të jetë gjithmonë e lehtë, prandaj dua t’ju tregoj se sa e vlerësoj gjithë punën tuaj të vështirë. Falë jush, të gjithë nxënësit tuaj kanë një mjedis pozitiv dhe të angazhuar për mësim dhe edukim.

Ju bëni një ndryshim pozitiv në jetën e secilit fëmijë që ecën në klasën tuaj.
Faleminderit që gjithmonë keni shkuar përtej thirrjes së detyrës!

Jemi bashkë në një rrugëtim!


Psikologe për fëmijë-Veranda Mataj Zenuni

02/04/2024

2 Prill
Dita Botërore e Autizmit

Fëmija juaj nuk vuan dhe nuk është i sëmurë nga Autizmi, por është Autik ose ka diagnozë të përshkruar me çrregullim të spektrit të autizmit.

Fjala vuajtje dhe sëmundje është e përcaktuar jo drejtë nga të rriturit dhe shumë "profesionistë", siç janë vendosur njejtë edhe qendrime e paragjykime mbi këtë çrregullim, andaj në ditën ndërkombëtare të autizmit le të reflektojmë dhe të njohim më shumë natyren e një përsoni autik, të njohim më shumë mënyra se si mund ta ndihmojmë në ngritjen e kapaciteteve njohëse, sociale, emociole dhe ndihmëse ndaj vetes.

Autizmi është një pjesë e identitetit,jo një pengesë.Le të përqafojmë diversitetin dhe të kultivojmë një mjedis të pranueshëm për të gjithë.🌈


Psikologe për fëmijë-Veranda Mataj Zenuni

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Rruga" Bajram Kelmendi"
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 15:00 - 19:00
Tuesday 15:00 - 19:00
Wednesday 15:00 - 19:00
Thursday 15:00 - 19:00
Friday 15:00 - 19:00