SHFMU "Gjergj Fishta"Prishtinë

SHFMU "Gjergj Fishta"Prishtinë Shfmu “Gjergj Fishta” është ndërtuar viteve të 60-ta.

Ishte shkolla e parë eksperimentale e bazuar në kabinete e mjete praktike të mësimit, gjë që vazhdon edhe tani mësimdhënia nëpër kabinete.

NJOFTIM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT (KLASAT VI–IX)​Të nderuar prindër,​Më poshtë gjeni listën e teksteve shkollore që duh...
18/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT (KLASAT VI–IX)

​Të nderuar prindër,

​Më poshtë gjeni listën e teksteve shkollore që duhet të blehen për vitin e ri shkollor 2026/2027, për klasat 6, 7, 8 dhe 9.

​Me respekt,
Drejtoria e Shkollës

NJOFTIM PËR PRINDËR,KLASA I- VTë nderuar prindër,Ju njoftojmë se më poshtë mund të gjeni listën e teksteve shkollore që ...
18/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËR,
KLASA I- V

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se më poshtë mund të gjeni listën e teksteve shkollore që duhet t’i bleni për vitin shkollor 2026–2027, për klasat 1 deri 5.

Ju lutemi që librat t’i siguroni me kohë, në mënyrë që fëmijët ta fillojnë vitin shkollor të përgatitur për një vit të ri plot dije e suksese.

Me këtë rast, ju urojmë fillim të mbarë të vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve të ciklit I–V dhe të ciklit VI -IX🎒📚🌟

Qoftë një vit i mbushur me suksese, përkushtim, gëzim dhe shumë arritje!

Suksese dhe mbarësi për të gjithë!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Mundësi shumë e mirë nxënës të dashur!Për komunitetin e zonës sonë  ideale!
21/07/2026

Mundësi shumë e mirë nxënës të dashur!
Për komunitetin e zonës sonë ideale!

🏊‍♀️ NOT PËR ÇDO NXËNËS!

Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet ka hapur aplikimet për programin falas të mësimit të notit, i dedikuar nxënësve të shkollave publike të Prishtinës.

👧👦 Mosha: 9–11 vjeç
📍 Lokacioni: Pishina e Gërmisë
📅 Periudha: 20 korrik – 21 gusht 2026

🖥️ Aplikimi online: noti.kryeqyteti.net

Ftojmë prindërit që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për një verë aktive, të sigurt dhe plot përvoja të reja. 🌊

🌟 Sukses Ndërkombëtar dhe Inovacion në Arsim: SHFMU “Gjergj Fishta” përfaqësohet në Evropë! Jemi jashtëzakonisht krenarë...
17/06/2026

🌟 Sukses Ndërkombëtar dhe Inovacion në Arsim: SHFMU “Gjergj Fishta” përfaqësohet në Evropë!
Jemi jashtëzakonisht krenarë të njoftojmë se shkolla jonë, SHFMU “Gjergj Fishta”, ka shënuar një arritje historike në arenën ndërkombëtare të arsimit STEAM. Mentore e këtij rrugëtimi, mësimdhënësja e fizikës dhe udhëheqësja e grupeve hulumtuese shkollore, Shqipe Hoxha Llonçari, prezantoi me dinjitet të lartë, sukses të plotë dhe një pasion të jashtëzakonshëm projektin tonë në festivalin prestigjioz “Science on Stage 2026” në Lituani , festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i edukimit në Evropë!

Në këtë ngjarje madhështore që mblodhi 600 mësuesit më inovativë të të gjithë evropës projekti ynë i titulluar “A Clean Water Source is a Precious Treasure” doli të jetë tejet atraktiv, magnetizues dhe inovativ për audiencën evropiane.

🤖 Inovacioni i Integruar (Harta Dixhitale & Aplikacioni): Si përgjigje inovative mjedisore, u krijua aplikacioni AquaBot i integruar plotësisht në telefon, i cili funksionon i lidhur me një hartë dixhitale inteligjente të Parkut të Gërmisë. Ky sistem inteligjent mundëson pasqyrimin e parametrave dhe monitorimin e cilësisë së ujit në kohë reale. Projekti ndërton një urë të përsosur mes shkencës mjedisore dhe teknologjisë informative, duke reflektuar plotësisht filozofinë tonë STEAM dhe duke e sjellë shkencën direkt në duart e përdoruesit.

🚀 Shtylla e Suksesit Tonë – Mentorimi dhe Filozofia STEAM
Ky përfaqësim dinjitoz në skenën evropiane është rrjedhojë e një pune të palodhshme dhe të vazhdueshme që bëhet në shkollën tonë:

Mentorim në STEM/STEAM: Përmes udhëheqjes së grupeve hulumtuese dhe klubit “Astronomët e Rinj”, nxënësit tanë frymëzohen çdo ditë drejt kërkimit shkencor, kuriozitetit për gjithësinë dhe mendimit kritik.

Inovacion dhe Mjete Digjitale: Zhvillimi i aplikacioneve inteligjente na mundëson që idetë vizionare të fëmijëve t'i kthejmë në mjete teknologjike praktike për komunitetin.

Zhvillim i Qëndrueshëm: Fokusimi tek edukimi mjedisor u mëson nxënësve se si ta përdorin teknologjinë si urë lidhëse për të mbrojtur resurset tona natyrore.

🏆 Në Elitën e Inovacionit Arsimor Evropian!

💡 “Filozofia jonë është ta zhvendosim mësimnxënien përtej mureve të klasës, drejt eksplorimit në terren, duke e kthyer kuriozitetin e nxënësve në aftësi praktike dhe inovative. Përmes teknologjisë dhe kërkimit shkencor, ne i fuqizojmë ata të krijojnë zgjidhje për sfidat reale të komunitetit tonë.”
— Shqipe Hoxha Llonçari, Mentore STEM

Interesi i madh dhe vlerësimi maksimal nga ekspertët ndërkombëtarë e vendos shkollën SHFMU "Gjergj Fishta" drejt e në elitën e inovacionit arsimor evropian!

Urime të gjithë nxënësve tanë kërkimtarë dhe mentores sonë për këtë sukses të jashtëzakonshëm që lartëson emrin e shkollës sonë, kryeqytetit dhe mbarë Kosovës! 👏✨

💡Në vazhdën e aktiviteteve jashtëmësimore Klubi i Debatit i shkollës sonë veç e ka krijuar një kulturë pune dhe po  lë g...
15/06/2026

💡Në vazhdën e aktiviteteve jashtëmësimore Klubi i Debatit i shkollës sonë veç e ka krijuar një kulturë pune dhe po lë gjurmë te secili posaqërisht te nxënësit ( pra ky është qëllimi).

📌✨Me FORMATIN E DEBATIT KARL POPPER u shënua edhe aktiviteti i radhës në shkollën tonë ku nxënësit anëtarë të Klubit debatuan me argumente dhe të dhëna të bazuara nga hulumtimet që kanë bërë për temën që është përcaktuar:
“DËSHIRAT DHE KUFIJTË -SI TA GJEJMË BALANCËN E PRINDËRIMIT” ?

🖇️Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë- ta kultivojmë durimin që “ Të dëgjojmë njëri -tjetrin për të rritur fëmijë të lumtur dhe të suksesshëm”!

📌🧩🔗🖇️🏫Në këtë aktivitet ishin të ftuar dhe të pranishëm Këshilli i Nxënësve të Shkollës, Këshilli i Prindërve të Shkollës, palë të interesit për shkollën, mysafir të sektoreve me të cilët bashkëpunon shkolla.

👏FALËNDEROJMË në veçanti për praninë e tyre në këtë aktivitet , drejtorin e DKA-së z. Arianit Elshani, pastaj
në emër te AVOKATIT TË POPULLIT -përfaqësuesin z. Baki Gimolli - KËSHILLTAR I LARTË JURIDIK NGA DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, i deleguar nga Avokati i Popullit,
- përfaqësues nga sektori i Policisë së Kosovës, prindër nga KPSh-ja, -mësimdhënës të shkollës!
- Bujar Kurtiq -ish nxënës i shkollës i cili luajti në klarinet duke e bërë më madhështore këtë ngjarje.
I përgëzojmë nxënësit për paraqitjen e tyre si debatues me një kulturë në përpunim e sipër për mendimin kritik dhe komunikimin konstruktiv! Si dhe mësimdhënësen Arlinda Neziri Blakaj si bartëse të aktivitetit!

VAZHDOJMË!…

Në kuadër të aktiviteteve jashtëmësimore me klasën  nëntë është realizuar edhe semimatura.Përgëzojmë nxënësit për arritj...
14/06/2026

Në kuadër të aktiviteteve jashtëmësimore me klasën nëntë është realizuar edhe semimatura.
Përgëzojmë nxënësit për arritjet e tyre dhe u urojmë suksese në rrugën e maturimit të plotë!
Njëkohësisht u shprehim mirënjohje edhe stafit të mësimdhënësve për punën qe kanë bërë me nxënës gjatë këtyre 0+9 viteve✨✨✨👏👏👏!

Përmbyllëm disa aktivitete me shumë profesionalizëm dhe bashkëpunim kolegial🧩🧩🧩🧩🧩🧩💡🔗🏫!📌Pas procesit të suksesshëm të Vle...
14/06/2026

Përmbyllëm disa aktivitete me shumë profesionalizëm dhe bashkëpunim kolegial🧩🧩🧩🧩🧩🧩💡🔗🏫!
📌Pas procesit të suksesshëm të Vlerësimit të brendshëm, vazhduam me Hartimin e PZhSh -së.
📎Pas disa punëtorive në shkollë me në krye pedagogen e shkollës, grupi i ekspertëve të Fushave të Cilësisë të mbështetur nga kryetarë të Aktiveve Profesionale, prindër dhe mësimdhënës vullnetarë punuan në përpilimin e Vizionit, Misionit dhe më pas edhe me SWOT analizë nxorën disa prioritete të cilat do të përcaktohen te plani vjetor i shkollës dhe më pas në realizim te plani afatmesëm.

✨📊I përgëzojmë dhe u shfaqim mirënjohje të gjithë kolegëve që kontribuan në cilën do formë në këtë proces shumë të rëndësishëm për shkollën dhe akterët e saj!👌👏👏👏

02/06/2026

Address

Rruga "Ismail Dumoshi"
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Telephone

+38338548047

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Gjergj Fishta"Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Gjergj Fishta"Prishtinë:

Shortcuts

Share