26/03/2018
NJOFTIM
KURSI I HIFZIT
Pranë Institutit "Lingo" për Trajnime dhe gjuhë te Huaja do te fillojnë kurset e Hifzit- Memorizimit te Kuranit famëlartë. Mësimdhënës i tyre do të jetë hfz Afrim Bulliqi.
Kursi i Hifzit do të hapë mundësinë e memorizimit për të interesuarit nga të gjitha grupmoshat dhe në më shumë se një program, me dinamika të ndryshme.
Kursi i hifzit do të funksiojë në dy mënyra:
1. Mënyra e kompletimit të procesit memorizues brenda ambientit të kursit, në mënyrë që nxënësi ta mësojë përmendësh pjesën e caktuar të Kuranit brenda orarit të paraparë. Koha e këtij orari është paraparë të jetë më e gjatë dhe atë prej 2 - 3 orë.
Ky orar në vetvete përmban pikat vijuese:
⹠Përsëritjen e faqes së fundit të memorizuar,
⹠Leximin e saktë të pjesës që do të mësohet,
⹠Fillimin e memorizimit të asaj pjese,
âą Pushim relaksues,
⹠Memorizimin dhe degjimin pjesës së paraparë,
⹠Mësim leximin e pjesës vijuese.
Kjo mënyrë u përshtatet të gjithë atyre që nuk mund të mësojnë në ambientet e veta private dhe në pëditshmëritë e tyre si dhe duan të dalin nga rutina e klima jostimuluese për hifz.
2. Mënyra e Monitorimit të Hifzit është metodë nëpërmjet së cilës i ndihmohet nxënëxit që ta memorizojë në mënyrë sistematike dhe të saktë - pa gabime- Kur'anin Famëlartë. Pra ata të cilët kanë ambientin e përshtatshëm dhe mundësinë për ta memorizuar në ambientet e veta mund ta gjejnë veten në këtë sistem mësimi. Orari i kësaj mënyre varion prej 1 orë deri në 1 orë e gjysmë.
Kjo mënyrë përmbanë:
⹠Përsëritjen e faqes së fundit të memorizuar
⹠Dëgjimin e pjesës së memorizuar paraprakisht nga kandidati
⹠Leximin - Ushtrimin e pjesës vijuese
Tek grupmoshat e fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët përzgjedhin këtë mënyrë, rol tepër të veçantë kanë edhe familja në anagzhimin e fëmijës dhe përcjelljen e tij. Për këtë arsye, Instituti do të ndajë kohë të veçantë për avancimin e prindërve në leximin sa më të drejtë të Kuranit, nëse kanë nevojë.
Korniza kohore e paraparë për përfundimin e Hifzit është minimalisht 1 vit e gjysmë dhe maksimalisht 4 vite, varësisht nga dinamika e programit të përzgjedhur.
Kjo është në mënyrë të përgjithshme, e për info të detajuara na kontaktoni ose na vizitoni ne "Lingo Institute".
Programet të ndara sipas dinamikës së punës janë si në vijim: