Këshilli i Studentëve Fakulteti Juridik

Këshilli i Studentëve Fakulteti Juridik

Share

Këshilli i Studentëve i Fakultetit Juridik është organ i përfaqësimit të studentëve brenda kësaj njësie akademike.

Këshilli i Studentëve të Fakultetit Juridik është organ i përfaqësimit të studentëve mbranda kësaj njësie akademike. Labinot Avdijaj përfaqësues i lartë i Studentëve në Fakultetin Juridik. Dardan Isufi dhe Besmir Baliu Senator ne Senatin e Univeristetit të Prishtinës
Adem KRASNIQI Kryetar i Këshillit.

25/08/2020

Njoftim

Ministri Likaj ka marrë vendim për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarjen e e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike, të niveleve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2019-2020.
Përfitues të bursave janë 1516 studentë të dy niveleve të studimit Bachelor dhe Master. Shuma e bursës për student është 700 euro.
MASh njofton të gjithë studentët përfitues të bursës se, pas shqyrtimit të ankesave të mundshme do të bëhet rimbursimi i mjeteve brenda një afati të shkurtër.

14/08/2020

Njoftim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët se, rezultatet e përfituesve të bursave për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë ende nuk janë publikuar nga MASh, për arsye se, Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020, i MASh ka konstatuar që një pjesë e listave të dërguara nga IPAL-të nuk janë të nënshkruara nga komisionet përzgjedhëse.

MASh njofton se, listat e dërguara nga IPAL-të duhet të jenë të nënshkruara nga Komisioni i formuar prej tre anëtarësh, bashkëngjitur me vendimet e grupeve punuese që i kanë përzgjedhur studentët, si dhe raportet e nënshkruara nga Komisioni i përgjedhur nga vet IPAL-të.

Grupi punues për bursat e IPAL-ve publike ka konstatuar se, listat përfundimtare me përfitues duhet edhe njëherë të shikohen nga universitetet dhe të dërgohen të qarta, me emrat e përfituesve, duke mos i përfshirë kandidatët që kanë master njëvjeçar dhe absolventët, meqë këta të fundit nuk lejohen të përfitojnë nga bursat, sipas Udhëzimit Administrativ me nr. 14/2017.

Ky sqarim bazohet në marrëveshjen në mes MASh-it dhe universiteteve, nga e cila marrëveshje parashihet që, përzgjedhja të mos bëhet nga MASh, por listat e finalizuara të dërgohen nga universitetet përkatëse.

Sipas IPAL-ve, përkatësisht universiteteve publike në Republikën e Kosovës, lista përfundimtare me emrat e përfituesëve të bursave është vonuar për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19 (mungesë e stafit ). Këto institucione janë zotuar që, këto lista do të jenë të gatshme për publikim pas datës 20 Gusht.

Prishtinë
14 gusht 2020

06/08/2020

Profesorët e Fakultetit Juridik renditen të 8-tit në mesin e 12-të njesive akademike të UP-së sai përket publikimeve shkencore, duke lënë mbrapa vetëm katër fakultete...🤔

Mos vallë ky nivel i punës shkencore është i pamjaftueshëm, dhe në fakt fakulteti ynë ka nevojë për kuadro akoma më të avansuara?!

Photos from Këshilli i Studentëve Fakulteti Juridik's post 19/06/2020

Orari i Provimeve - Afati i Rregullt i Qershorit - Bachelor

Photos from Këshilli i Studentëve Fakulteti Juridik's post 13/06/2020

Të nderuar studente,

Grupi i studenteve qe po garon nga organizata “Paqja Studentore” po keqperdore emrin e Keshillit Studentor per te bere fushate ne kuader te zgjedhjeve studentore vecanarisht ndaj studenteve te vitit te I-re dhe te II-te qe jane me pak te informuar per keto procese.

Ata ne vazhdimesi po e kerkojne voten per organizaten e tyre ne emer te Keshillit Studentor, gje qe paraqet shkelje te rende.

Ky veprim eshte njelloj sikur nje parti politike te perdore llogon e qeverise apo komunes per te shkaktuar konfuzitet dhe rrjedhimisht per te terhequr votues.

Organizatat studentore gararojne per te qene pjese e Keshillit, por vete keshilli si organ nuk mund te favorizoje asnje organizate.

Momentalisht, dhe qe prej dy vitesh mandat, asnje anetar i Keshillit Studentor nuk i perket kesaj organizate. kjo eshte nje genjeshter dhe manipulim qe po sh*tet nga keta individe mashtrues per te sh*tur autoritet, e terhequr votues.

Ne anen tjeter, ata kane thyer serisht rregullat zgjedhore duke shperndare fleta e pankarta fizike, anipse fushata eshte menduar kesaj radhe te jete vetem ne rrjete sociale.

Te dashur kolege, nese keta njerz bejne ksi genjeshtrash e manipulimesh tash, cfare mund te na premtojne per me vone?!

Mendo mire ke po voton!

Photos from Këshilli i Studentëve Fakulteti Juridik's post 12/06/2020

Të dashur bursistë, 👩‍🎓👨‍🎓

Aplikimin për bursa për konkursin e shpallur nga MASHTI nuk ka nevojë që ta bëni ju sepse atë do ta realizojë sistemi elektronik – SEMS në rast se keni aplikuar për bursa universitare.

Detajet e këtij njoftimi i gjeni në vendimin e bashkangjitur. 👇

08/06/2020

INFORMATË E RËNDËSISHME: Masat mbrojtëse gjatë afatit të provimeve të qershorit 2020!

Njoftohen të gjithë studentët si dhe stafi akademik i Fakultetit Juridik se, me qëllim të përmbajtjes së rekomandimeve të dhëna nga IKSHP dhe rektorati i universitetiti që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë mbajtjes së provimeve duhet të respektohen masat si më poshtë.

• Të gjithë studentët dhe stafi akademik duhet të kenë maska mbrojtëse dhe dorëzat gjatë gjithë kohës së zhvillimit të provimit si dhe gjatë konsultimeve dhe kontakteve të ngjajshme me studentë;

• Provimet do të organizohen në atë mënyrë që numri i studentëve në klase të jetë në përputhje me rekomandimet për mbajtjen e distancës;

• Studentët do të orientohen se në cilat ulëse do të mund të ulen. Ulëset do të jenë të shënjuara paraprakisht;

• Duhet të shmanget grumbullimi i studentëve jashtë sallave të dedikuara për mbajtjen provimeve;

• Studentët rekomandohen të jenë në objektin e fakultetit dhe pranë sallës së paraparë për mbajtjen e provimit jo më herët se 10 min. para fillimit të orës së provimit dhe posa të përfundojnë provimin duhet të largohen menjëherë nga objekti i fakultetit;

• Mos-përmbajtja ndaj këtyre rregullave do të rezultojë me përjashtimin nga e drejta e provimit.

Bashkëpunimi i studentëve dhe stafit akademik është shumë i rëndësishëm në këto rrethana andaj ne ju falënderojmë përaprakisht për mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,
Lirim Gela - Keshilli i studenteve

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00