21/12/2025
Strategjitë Matematike - klasat III-IV
Cognyss do të organizojë çdo javë shkollën e matematikës "Strategjitë Matematike", vetëm për nxënës të talentuar nga fusha e matematikës, nga klasa III, IV dhe V. Mësimet do të organizohen çdo të shtunë nga 4 orë akademike.
Gjithsej janë 48 orë në nivelin e parë. Për hollësira të tjera, ju lutemi, na kontaktoni në adresën elektronike [email protected] ose në 043 805 224.
Linku për aplikim: https://forms.gle/fBrLq6GVv4ZwiDE56
Programi i kursit "Strategjitë Matematike" është projektuar për t'i mësuar strategjitë kryesore të zgjidhjeve të problemeve praktike e sfiduese për nxënësit e klasave III, IV dhe V për të nxitur krijimtarinë matematikore dhe për të stimuluar entuziazmin dhe dashurinë për llojet e problemeve që nxënësit i hasin në matematikë dhe në jetë të përditshme.
Cognyss si organizator i kursit është i obliguar që nxënësve t’ju sigurojë:
- Kushte për mbarvajtjen e procesit mësimor për 48 orë akademike të parapara sipas planit mësimor.
- Mësimdhënës profesionalë me cilësi të dëshmuar.
- Shërbime administrative të shpejta dhe efikase.
- Kushte të mira higjienike-sanitare.
- Qasje në literaturë të avancuar.
- Përpilim të detyrave të shtëpisë.
- Mentorim jashtë orarit të kursit për probleme të caktuara.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Vendi i mbajtjes së kursit: Rruga "Ismail Dumoshi", Prishtina.
Çmimi: 250 euro për gjithsej 48 orë.
Target grupi: Nxënësit që kanë prirje e talente për matematikë.
Mosha: Klasat III -V.
Libri që do të shfrytëzohet: Math Circle by the Bay: Topics for Grades 1–5.
Për çdo javë fëmijët do të kenë detyra të shtëpisë. Në javën e ushtrimeve do t’i diskutojmë zgjidhjet e tyre dhe do t’i zgjidhim detyrat e shtëpisë që kanë pasur vështirësi fëmijët t’i zgjidhin. Në fund të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes.
18/10/2025