Akademia e Femijeve "ORA"

Akademia e Femijeve "ORA" Akademia e fëmijëve "ORA" përkujdeset për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve. PËRSE AKADEMIA E FËMIJËVE “ORA”? Te “Ora” çdo ditë është tërheqëse dhe e re.

Fëmijët që marrin pjesë në programet e akademive për fëmijë kanë një mundësi që ndërtojnë marrëdhënie me të tjerët, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë çdo ditë. Studimet tregojnë se fëmijët që marrin pjesë në këto programe kanë tranzicion më të lehtë në shkollë sesa ata që nuk marrin pjesë në to.
“Ora” ofron një mjedis unik të të mësuarit. Programi ynë arsimor mbështet fëmijën tuaj për të zhvilluar socializimin, komunikimin, numërimin dhe shkrim- leximin, etj. Nën drejtimin dhe kujdesin e mësueseve tona fëmijët tuaj do të:
- Bëjnë miq si dhe do të mësojnë se si të bashkëveprojnë me të tjerët,
- Eksplorojnë dhe shprehin kreativitetin e tyre,
- Lidhen me mjediset natyrore,
- Ndërtojnë vetëbesimin dhe do të gjejnë identitetin e tyre unik,
- Lidhen me botën e tyre nëpërmjet lojës dhe aktiviteteve të tjera si dhe
- Mësojnë të jenë komunikues efektiv dhe nxënës të angazhuar. Me të vënë hapin në akademinë e fëmijëve “Ora” ju do të ndjeni me të vërtetë diçka të veçantë, e ato janë ndjenja e përkatësisë, familjes dhe argëtimit. Edukimi dhe kujdesi i fëmijëve do t'i besohet një stafi profesionist dhe të përkushtuar. Mësueset do të përcjellin deri në detaje rritën e fëmijëve në mënyrë që prindërit të kenë mundësi që të vlerësojnë përparimin dhe kështu të bëhen pjesë e kontributit në udhëtimin edukativ të tyre. Ajo përfshin punën në projekte, hulumtime, bashkëbisedim, kreativitet, fantazi, dhe më shumë se këto…
QENDRAT E AKTIVITETEVE DHE MATERIALET E DOMOSDOSHME
Mjedisi fizik përfshin gjithë hapësirën dhe ambientet rrethuese të kopshtit. Klasat janë estetikisht tërheqëse dhe të rehatshme, me ngjyra të theksuara dhe ndriçim të ëmbël dhe natyral. Ato krijojnë një atmosferë të ngrohtë në mënyrë që fëmijët dhe mësueset të jenë në humor sa më të mirë. Për fëmijët parashkollorë mësimi është lojë, kurse loja është mësim dhe këto nuk ndahen nga njëra- tjetra. Në këtë aspekt jemi përpjekur që fëmijëve t’ua përshtasim një inventar unik. Inventari dhe materialet e klasës janë organizuar në kënde që inkurajojnë lojën dhe pu- nën e fëmijëve, të njohura si qendra aktivi- tetesh (e artit, e shkrimit dhe leximit, e logjikës, etj). SI MUND TË MARRIN PJESË PRINDËRIT NË EDUKIMIN E FËMIJËVE? Këshilli i prindërve ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e akademisë. Ai mund të shpreh mendimet për çfarëdo çështje lidhur me edukimin dhe veprimtarinë në akademinë e fëmijëve “Ora”. Përfshirja e prindërve si partnerë në edukimin e fëmijëve është jashtëzakonisht e mirëpritur dhe e inkurajuar te ne. Në akademinë e fëmijëve “Ora” ne kemi për qëllim që prindërit të: - Sigurohen se do të ndihen të vlerësuar dhe të përkrahur si pjesë e komunitetit tonë, - Ndajnë informacione përkitazi me përvojat e të mësuarit të fëmijëve, - Punojmë me ne në mënyrë që të rrisim rezultatet dhe pritshmëritë e fëmijëve dhe të - Përfshihen në kërkimet, pasionet dhe zbulimet e fëmijëve.

📚Sepse çdo libër hap një derë drejt një bote të re📚
11/09/2026

📚Sepse çdo libër hap një derë drejt një bote të re📚

01/09/2026
🌻 Lojë, eksplorim, diell dhe buzëqeshje 🌻
28/08/2026

🌻 Lojë, eksplorim, diell dhe buzëqeshje 🌻

Një ditë plot shije në plantacionin e kumbullave
21/08/2026

Një ditë plot shije në plantacionin e kumbullave

Fluska 🫧
20/08/2026

Fluska 🫧

Ngjyra 🌈
17/08/2026

Ngjyra 🌈

Akullore🍦
07/08/2026

Akullore🍦

🦀🐬BOTA UJORE🪼🐋
23/07/2026

🦀🐬BOTA UJORE🪼🐋

🌊 BOTA UJORE 🌊
23/07/2026

🌊 BOTA UJORE 🌊

Address

Hyzri Talla, Villa 0017
Pristina

Opening Hours

Monday 07:30 - 17:00
Tuesday 07:30 - 17:00
Wednesday 07:30 - 17:00
Thursday 07:30 - 17:00
Friday 07:30 - 17:00

Telephone

+38344690069

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akademia e Femijeve "ORA" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Akademia e Femijeve "ORA":

Shortcuts

Share

Category