Fitim M. SELIMI

Fitim M. SELIMI

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fitim M. SELIMI, Private School, Pristina.

Sinqeriteti është vlera me e larte e njeriut , dhe këtu postoj sinqerisht vetëm, qëndrimet, mendimet vlerësimet ..... e mia personale, pa as një atribut , zyrtar profesional apo tjetër !

17/02/2026

Po ata thmeluan gjykaten edhe pse e dinin qe do gjykohen (por jo qe do mashtrohen nga trafikim organesh ne magji te zeza e humje lope...), pra vleresuan se ishte ne te mire te vendi, e qe vertet ishte, dhe e bene!

Po keta burra edhe kur formuan UCK ne e dini qe mun te gjykohen (madje u paten denuar), tr vuajne bashke me familje.. , te vriten..., por e dini se ishte e vetmja e mire e vendit LIRIA dhe e bene UÇK-ne, ku nuk u tradhetuan !

12/02/2026

R E Z O L U T Ë

Duke rikonfirmuar përkushtimin e plotë të Kuvendit për respektimin e rendit kushtetues, përfshirë Amendamentin Nr. 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar;

Duke rikujtuar qëllimin e këtij amendamenti dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të adresuar dhe demantuar akuzat e pabazuara që burojnë nga Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës [Dok*menti 12462] i 7 janarit 2011, të cilat as pas një dekade hetimesh ndërkombëtare nuk kanë përbërë bazë për t’u përfshirë në aktakuzat e ngritura kundër udhëheqësve dhe luftëtarëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

Duke shprehur besimin e plotë në vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë sublime e historisë sonë të lavdishme, mbi të cilën qëndron Republika jonë dhe duke nderuar sakrificat e burrave dhe grave të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e saj, siç nënvizohet edhe në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës;

Duke theksuar përkushtimin tonë të plotë për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, të saktësuara në Kushtetutën e Republikës sonë dhe në aktet e standardet ndërkombëtare;

Duke theksuar përkushtimin tonë të plotë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë dhe me instrumente ndërkombëtare, si Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

Duke e vlerësuar të domosdoshme që të ritheksohen detyrimet që rëndojnë mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ashtu si edhe mbi çdo institucion tjetër të Republikës së Kosovës, lidhur me zbatimin e standardeve dhe parimeve kushtetuese e ndërkombëtare për administrimin e duhur të drejtësisë;

Kuvendi i Republikës së Kosovës

KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, që përmban standardet më të mira ndërkombëtare, lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi.
KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve, përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
KËRKON nga Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara, përgjegjësia ekskluzive e të cilit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që të veprojë me pavarësi dhe paanësi të plotë në ushtrimin e këtij funksioni, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe aktet e standardeve ndërkombëtare lidhur me këtë funksion.
KËRKON nga shtetet financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që ta respektojnë marrëveshjen me Republikën e Kosovës, që gjykata të operojë në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, e cila në brendi i ka të gjitha standardet më të mira ndërkombëtare. Shtetet financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të marrrin përgjegjësi, nëse shkelen këto të drejta.
INKURAJON të gjitha shtetet demokratike të bashkohen në thirrjen tonë për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm – standarde këto që burojnë nga tradita kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike dhe akteve e rekomandimeve të miratuara nga mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë, por pa u kufizuar, nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
INKURAJON mekanizmat monitorues për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare e vendore, për monitorim të shtuar të pajtueshmërisë së funksionimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në procese gjyqësore dhe raportimin e shkeljeve të evidentuara.
KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin për sigurimin e të gjitha mekanizmave, përfshirë ato financiare, në mbështetje të të drejtave të mbrojtjes së udhëheqësve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.
KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin e plotë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për afirmimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe historisë mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Kur'ani Fisnik - përkthimi në gjuhën shqipe 11/03/2025

Kurani Fisnik

Kur'ani Fisnik - përkthimi në gjuhën shqipe Kur'ani shqip - me mundësi të shumta kërkimi Kurani shqip MP3 lexuar nga: Alfred Trebiçka Kurani shqip MP3 lexuar nga: Esat Teliti Kurani arabisht MP3 (13 lexues) Kurani arabisht PDF Sahihul-Buhari - hadithet e papërsëritura Rijadus-Salihin - hadithe me klasifikim tematik Kushtet e fesë (bros...

25/10/2024

Net qillojne qaty :

Në këtë mision për të zbuluar qëllimin e jetës, shumë njerëz janë mbështetur tek religjioni.

Kurani besohet se kishte zbritur tek profeti Muhammed në shekullin e 7-të.

Shkenca në atë kohe ishte primitive, nuk kishte teleskop, mikroskop apo çfarëdo paisje tjetër që i afrohet teknologjisë së sotit.

Gjëja më interesante rreth Kuranit është se përmban shumë fakte shkencore, duke filluar nga astronomia, biologjia, gjeologjia etj.

Më poshtë janë 6 fakte interesante që ndoshta ju nuk i keni ditur për Kuranin e që lajmi.net i sjell për ju:

1. Origjina e jetës

Uji është gjëja thelbësore e çdo gjallese.

Ne të gjithë e dijmë se uji është vital për jetën, por në Kuran shkruan diçka krejt të pazakonshme:

“Ne e kemi krijuar çdo gjallesë nga uji. A e besoni këtë?”

Këtu në Kuran dëshmohet se uji është origjina e jetës.

Të gjitha gjallesat janë të krijuara nga qelizat.

Ne e dimë se qelizat janë thuajse të gjitha të përbëra nga uji.

Fakti se uji është përbërësi më i madh i të gjitha gjallesave është zbuluar vetëm pas shpikjes së mikroskopit.

Në shkretëtirat e Arabisë, gjëja e fundit që ata do të mendonin do të ishte se jeta vie nga uji.

2. Hekuri

Hekuri nuk është diçka natyrale në tokë.

Nuk është diçka që është krijuar nga natyra por është diçka që ka ardhur nga hapësira.

Kjo mund të ju duket e çuditshme, por është e vërtetë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se miliona vite më parë toka ishte goditur nga meteor.

Ata meteor përmbanin në vete Hekur nga yje të largët që kishin shpërthyer.

Në Kuran thuhet kështu:

“Ne kemi dërguar Hekurin bashkë me forcën e tij dhe përfitimet që sjell për njerëzimin”

3. Mbrojtja e qiellit

Qielli luan një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e tokës.

Qielli mbron tokën nga rrezet vdekjeprurëse të diellit.

Nëse qielli nuk do të kishte ekzistuar, i gjithë njerëzimi do të vdiste si pa*ojë e rrezatimit të diellit.

Temperatura përmbi qiellin është rreth -270 C.

Nëse kjo temperaturë do të arrinte në tokë, atëherë i gjithë planeti do të ngrihej për një moment.

Sa i përket mbrojtjes së qiellit, në Kuran shkruhet kështu:

“Ne e kemi bërë qiellin një tavan mbrojtës dhe prapë ata (pabesimtarët) ua kthejnë shpinën shenjave tona”.

4. Zgjerimi i universit

Në një kohë kur shkenca e Astronomisë ishte ende primitive, zgjerimi i universit përshkruhej në Kuran kështu:

“Dhe jemi ne ata të cilët e kemi krijuar universin e të cilin vazhdojmë ta zgjerojmë me fuqinë tonë.”

Fakti që universi është gjithmonë duke u zgjeruar është zbuluar në shekullin e kaluar.

Fizikani i njohur Stephen Hawking në librin e tij shkruan:

“Zbulimi se universi është gjithmonë duke u zgjeruar, është një nga revolucionet intelektuale më të mëdha të shekullit 20”.

Kurani ka përmendur zgjerimin e universit në atë kohë, kur nuk kishte qenë i zbuluar as teleskopi.

5. Sistemi Diellor

Në vitin 1512 astronomi Nicholas Copernicus kishte j*p teorinë e tij se Dielli është i palëvizshëm në qendër të sistemit diellor dhe se planetët sillen rreth tij.

Kjo teori se planetet sillen rreth Diellit ishte e përhapur deri në shekullin 20.

Tani është e vërtetuar shkencërisht me të gjitha mjetet e reja teknologjike se Dielli nuk është i palëvizshëm, por sillet rreth qendrës së galaktikës sonë.

Në Kuran shkruhet për sistemin Diellor kështu:

“Është Ai i cili krijoj ditën dhe natën, Diellin dhe Hënën, secila duke lëvizur në orbitën e vet.”

6. Oqeani

“Errësira në oqeanet e thella të mbuluara me ujë përmbi të cilat janë dallgët, përmbi të cilave janë valët, përmbi të cilave janë retë, shtresa të errësirës, një mbi tjetrën. Kur dikush vë dorën aty, ai me vështirësi e sheh. Atyre Zoti nuk ju jep dritë, ata nuk kanë dritë”

Të gjithë ne mendojmë se dallgët ndodhin vetëm në sipërfaqen e oqeanit.

Sidoqoftë studiuesit e oqeanit kanë zbuluar se ka intervale të dallgëve edhe ndër sipërfaqen e oqeanit.

Këto mund të shihen vetëm me mjete të specializuara, por jo me sytë e njeriut.

Në Kuran përmendet errësira në oqeanin e thellë, përmbi të cilin janë dallgët, përmbi të cilave janë valët dhe pastaj retë mbi to.

Ky përshkrim është i jashtëzakonshëm për shkak se jo vetëm që tregon për valët mbi oqeanin, por tregon edhe për errësirën në thellësinë e oqeanit.

Një qenie njerëzore nuk mund të zhytet më shumë se 70 metra pa mjete të frymëmarrjes.

Drita është prezente në thellësi, por nëse shkojmë më thellë se 1000 metra është komplet errësirë.

1400 vite më parë nuk kishte nëndetëse ose mjete të specializuara për të zbuluar dallgët e brendshme apo errësirën thellë në oqeane. (Lajmi.net)

Epo...

21/10/2024

As ni bande kriminale, as kush hiç , nuk mundet me e qite policinë ne pozite ma te poshtër se politika !

Shih arrestimin e ish Presidentit Ilir Meta , po edhe te na...,
shih protestat e opozitave.., po edhe te na ...!

morëm, mësim te flliqt prej te huajve !

19/10/2024

Aman , Ju çka jeni kundër drogës, ju qe jeni kundër alkoolit , ju qe jeni kundër kurvërisë, ju qe jeni kundër duhanit....ju qe jeni kundër çdo te keqe , po edhe ju qe jeni kundër çdo gja qe mendoni qe është e keqe, edhe nëse nuk është ..tan kush e doni njerëzinë e ne veçanti shqiptarinë!

Mos leni sen çka keni ne kompetence me e ba për me e ndal TIKTOKUN ne shqiptari ! AMAN

Nëse nuk me besoni , për sherr kam hy (e natyrisht e kam zhduk) , hyni e ngoni, grupet e debateve edhe e shihni..., e kush ka mende bindet, qe as ni gja, ama hiç as ni gja, nuk eshte me e rrezikshme per ne, (madje as serbia , nese so nato ketu) , çka është rrezik tiktoku !

Ne vitin 2011, i k*m pas shkru prokurorisë per komentet neper portale, sharjet fyrjet kercnimet.., (a*o kohe pa fb jen kan do mundesi komenti ) e u pa sa te keqija ken , sot po tham ekstrem ma e keqe, madje e keqja me e madhe e jona eshte tiktoku, lutem te mos e presim deri te bahet vone !

11/10/2024

Bukuroshet e bukuroshët bahen edhe me pare...Zoti na bafte besimtar te sinqerte !

09/10/2024

A s'kanë than gjithë , "çka i ban vetes, kush sta ban"

10/09/2024

Shpesh, madje shume shpesh, keqkuptohet profesioni i tjetrit !

I njëjti arkitekt ose inxhinier , për te njejten t**e , per te njejten ndertes me permas dhe te gjitha tiparet e njejta , vendos per 2 nekcia (mdoket qashtu u thone atyne perforceseve te t**es, ndersa ne vendin tjeter 50 nekcija !

Ai e din me se miri rrezikshmërinë e ati vendi , dridhjet e tokës erërat, shiu vërshimet...., ai e din qe edhe një ere sa do e vogël duhet parandalohet sepse shkakton cunami ....!

Besoni qe ne qe e se kemi at profesion, madje as analistët komenator, publicistë ....(se llug prej emrave jane ba).., nuk ja qellojne e e keqkuptojmë , meqë përzihum (ne padije) me te drejte reagojmë!

Ama ma e mira eshte punes se huaj PUNA E MARE!

Hutbe | Vitet e mashtrimit! - Hoxhë Enes Goga 27/08/2024

Ngone ju , fetar kombëtar shqiptar e edhe ju qe dini shkruani e folni shqip...te gjithë ngone se ky si cdo besimtar pernime, si tutet votave, por Zotit !

Hutbe | Vitet e mashtrimit! - Hoxhë Enes Goga Hutbe | Vitet e mashtrimit! - Hoxhë Enes Goga————————————————————————Të dashur abonues të kanalin tonë! Në këtë kanal mund të gjeni ligjerata dhe shkëputje t...

24/08/2024

Rezultati i lufterave ballkanike , ishte debimi i turqise nga evropa dhe zgjerimi i serbise dhe malit te zi, nepermjet aneksimit te pronave dhe territoreve te kontrolluara nga P.Osmane, te cilat shtriheshin nepermjet kufirit austrohungareze dhe detit egje !

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina