Shkolla e gjuhës arabe "Fener"

Shkolla e gjuhës arabe "Fener" Shkolla Fener ofron platformë unike për mësimin e arabishtes së Kur'anit nëpërmjet vetë Kur'anit

23/08/2026

N'përfundim...

SA LEZET!E shënon Tirmidhiu nga Ibn Umeri i cili thotë: "I dërguari i Allahut alejhissalatu uesselam ka thënë: "Njeriu m...
23/08/2026

SA LEZET!

E shënon Tirmidhiu nga Ibn Umeri i cili thotë: "I dërguari i Allahut alejhissalatu uesselam ka thënë: "Njeriu me pozitën më të ulët në xhenet do të jetë ai i cili shikon kopshtet e tij, gratë e tij, begatinë e tij, shërbëtorët e kolltuqet e tij në një distancë prej një mijë vjet, kurse më i nderuari nga ana e Allahut do të jetë ai i cili shikon Fytyrën e Tij në mëngjes e në mbrëmje - pastaj i dërguari i Allahut alejhissalatu uesselam lexoi:

"وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ. إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٌ" (القيامة: ٢٢-٢٣)
"Disa fytyra atë ditë do të jenë të ndritura. Duke shikuar Zotin e tyre". (El-Kijameh: 22-23)

Dielli/الشمس në gjuhën arabe është emër i gjinisë femërore, kurse hëna/القمر - i takon gjinisë mashkullore (pra, krejt e...
22/08/2026

Dielli/الشمس në gjuhën arabe është emër i gjinisë femërore, kurse hëna/القمر - i takon gjinisë mashkullore (pra, krejt e kundërta e gjuhës shqipe).

Siç thekson edhe shejhul-islam, Ibn Tejmije rahimehullah në Fetâvâ, vëll. 6, f. 437 (po, n'Fetâvâ ka plot dobi gjuhësore): "Prej rregullave të arabishtes është që kur bashkohet (lexo: martohet🤓) në një fjali një emër i gjinisë mashkullore me një tjetër të gjinisë femërore, mbizotëron gjinia mashkullore" (shih në ajetin kur'anor foljen جمع - e gjinisë mashkullore).

13/08/2026
08/08/2026

Kur ne i japim zor mësimit t'gjuhës arabe, nuk e kemi për qëllim mësimin sipërfaqësor t'saj, respektivisht njohjen e disa fjalëve e llafeve n'arabisht.
Ne e shohim arabishten shumë përtej kësaj.
Përtej konceptit "një gjuhë e huaj".
Arabishtja jonë t'kfill dhe t'i hap horizonte t'reja.
Ajo të mëson me mendu, me meditu dhe me reflektu.
Ajo t'nxit në nivele më t'larta, ta shton ambicien, ta servon shijen dhe t'bukurën me çka e sheh botën ndryshe, me shumë ngjyra.

08/08/2026

NJERËZIT JANË TRI KATEGORI!

Në ajetet e para të sures më të madhe në Kur'an (el-Bekare), në gjithsej 18 ajetet e saj, përshkruhen tri kategori të njerëzve:
1. Besimtarët (ajetet 3-5)
2. Pabesimtarët (ajetet 6-7)
3. Hipokritët (ajetet 8-20)

Prandaj:
1. Ose je besimtar
2. Ose pabesimtar
3. Ose hipokrit
Nuk ka variant të katërt!

Është mjaft interesant fakti se në Kur'an ka vetëm tri sure që janë emërtuar me këto tri kategori njerëzish:
1. 'El-Mu'minun' (Besimtarët), nr. 23;
2. 'El-Kafirun' (Pabesimtarët), nr. 109;
3. 'El-Munafikun (Hipokritët), nr. 63;

NDIQE NIJETIN TËND!Gjithnjë, ndiqe nijetin tënd sepse ai të dërgon tek hajri/mirësia. Ndalu e medito për një çast se si ...
07/08/2026

NDIQE NIJETIN TËND!

Gjithnjë, ndiqe nijetin tënd sepse ai të dërgon tek hajri/mirësia.
Ndalu e medito për një çast se si Allahu i Lartësuar i dënoi dhe i shkatërroi njerëzit e elefantit/as'habul-fil, ndërkohë që nuk i dënoi e as shkatërroi kurejshët, megjithëse këta të fundit e stërmbushën Qabenë me qindra idhuj.
Çka mësojmë prej kësaj historie?
Njerëzit e elefantit, për të cilët flet sureja el-Fil/Elefanti, kishin nijet/qëllim të keq - shkatërrimin e Qabesë, ndërsa kurejshët kishin nijet/qëllim - afrimin tek Allahu, por që e ngatërruan metodën e saktë.

04/08/2026

Rezoni është një student i cili për një kohë kishte mësu tek unë arabishten kur'anore edhe shumë shpejt kishte ra n'dashuri me të.

Para një kohe, m'ka dërgu privatisht një shkrim të tij rreth ndërlidhjes së fjalëve vijuese: embrion, xhenet dhe çmenduri. Në arabisht: xhenin, xhenneh, xhunun. Çka kanë të përbashkët këto?

Trajtim fenomenal, mashallah!

Ia mora leje për me e nda me t'gjithë ju me shpresë që t'bini n'dashuri edhe ju me këtë gjuhë unike e t'mahnitshme❤

Shkrimi është në anglisht, ama, besoj se nuk paraqet problem pasi 94.7% e rinisë e kuptojnë🤓

What Do an Embryo, Paradise and Madness Have in Common?

The Fascinating Structure of the Arabic Language

Nov 18, 2024

My entire life, I have been a lover of words and languages. There’s something about the origins of words and how one language borrows from another that scratches my brain in a way I can’t quite explain. I also believe that the more languages you know, the more you can learn.
For example, my understanding of Italian has largely come from my knowledge of Spanish, and Serbian from my knowledge of Macedonian. Because I understand quite a bit of Turkish, I can also recognize some Arabic words, given the connection between the two.
For a long time, I’ve wanted to learn Arabic. Recently, I finally signed up for a course. My motivation came from my love for languages, but also from the fact that Arabic is the original language of the Qur’an. I wanted to experience the scripture in its original form, as no translation can truly do justice to the original.
As I’ve started learning, I’ve come across some fascinating features of Arabic, and one of the most remarkable is its trilateral root system. I wanted to give you a brief introduction to what I’ve learned so far. I hope you’ll find it as cool and captivating as I did.

The trilateral root system of Arabic

One of the most fascinating features of Arabic is its trilateral root system. Most Arabic words are built from a set of three consonants, called the root, which carries a basic meaning. By adding patterns, the root can transform into many words with related meanings. These patterns adjust the word’s form to show things like tense, voice, or whether it’s a noun or a verb.
For example, the root ك ت ب (K-T-B), which means “writing,” can form:
كتاب (kitāb, book) — a noun.
كاتب (kātib, writer) — the doer of the action.
مكتوب (maktūb, written) — the object of t action.
Another example is the root د ر س (D-R-S) which is associated with “studying” or “learning.” Here, words derived from this root connect to various aspects of education and knowledge:
درس (Dars) — Lesson, study
دارس (Dāris) — Student, one who studies
مدرسة (Madrasa) — School (a place of study)
تدريس (Tadrīs) — Teaching (the act of teaching)
Get the gist? Let’s move on.

A root becomes a tree.

This system becomes even more fascinating when you dive into specific roots and see how they branch into seemingly unrelated words, all tied together by a shared meaning.
One root that particularly fascinated me, and motivated me to write this piece, is the verb ج ن ن (J-N-N), read as Jenne. The meaning of this verb is “to hide” or “to shield,” and some words that derive from it are:
جنة (Jannah) — Paradise
جنين (Janīn) — Embryo
جنون (Junūn) — Madness
جن (Jinn) — Jinn (supernatural beings)
Now I personally was familiar with the trilateral root system even before I joined the course but what fascinated me was the fact that while all of the words you see listed above have different meanings, they all come back to that core meaning of the root verb to hide, to shield. How so? Let’s break it down:
جنة (Jannah) — refers to paradise, which is (still) hidden to us and we cannot see it.
جنين (Janīn) — means embryo, the early stage of life hidden and protected inside the womb, developing in secret until it’s ready to emerge.
جنون (Junūn) — refers to madness, a state where rationality is hidden or veiled by overwhelming emotions or thoughts.
جن (Jinn) — refers to jinn, supernatural beings that are hidden from human view, existing in a parallel, unseen world.
Examples like these make me realize how much is lost in translation and I can understand why Arabic was the chosen language to reveal the Qur’an.

Conclusion

To conclude, Arabic is very vast and I’m thrilled at the possibility of being able to speak it one day. Though this is not what I usually write about, I hope you learned something cool today.

Thank you for reading!

KUPTO 80% KUR'AN PËR RAMAZAN!T'nderuar lexues dhe ndjekës të Fenerit!Tashmë, të gjithë ju jeni të informuar, besoj, se F...
01/08/2026

KUPTO 80% KUR'AN PËR RAMAZAN!

T'nderuar lexues dhe ndjekës të Fenerit!

Tashmë, të gjithë ju jeni të informuar, besoj, se Feneri, tash e shtatë vjet, që nga viti 2019 kur është themeluar, fokusohet vetëm në një qëllim: mësimin e arabishtes për kuptimin e fjalës së Allahut, Kur'anin.
Për vazhdimësinë dhe jetëgjatësinë e tij, në radhë të parë, janë meritorë qindra studentë të cilët përgjatë këtyre viteve, e kanë mbajt në këmbë dhe vazhdojnë ta mbajnë ende duke përçuar frymën e tij kudo dhe duke e bërë atë institutin më kredibil për mësimin e arabishtes kur'anore.
E çmoj dhe e vlerësoj këtë nga secili prej jush veç e veç!

📌Më lejoni të ju njoftoj se nga fillimi i shtatorit, Feneri do të ofrojë një modul unik në të cilin do të mund të ndiqni një program pesëmujor për kuptimin e fjalës së Allahut.

⏳Çka përfshihet në këtë program?
Tri arritje!
1. Përvetësimi i bazave të gjuhës arabe;
2. Sistemi foljor i gjuhës arabe (100 folje më të përdorshme) me shembuj nga Kur'ani;
3. 300 fjalët më të përdorshme nga Kur'ani;

🔓Rezultati?
Përvetësimi i rreth 80% të gjuhës së Kur'anit.
Që i bie më shqip?
Gjatë leximit të një faqe të Kur'anit, do të kuptosh rreth 80% të përmbajtjes së tekstit, pa pasë nevojë për përkthim.
Kur'ani n'arabisht ka tjetër shije.
Pyetni ata/ato që e shijojnë atë në gjuhën e zbritur!

📣Informata të rëndësishme:

1. Mësimet do të mbahen online, në zoom, tri herë në javë, e hënë-e mërkurë, e premte, në mbrëmje;

2. Grupet janë të ndara sipas gjinisë;

3. Numri është shumë i kufizuar;
Këtë herë do të pranojmë gjithsej 50 studentë, kurse ende pa u hapur aplikimi, janë rezervu 35 vende;

4. Mësimet mbahen nga: 1 shtator 2026-31 janar 2027;

5. Çmimi për krejt programin është 250€;

P.S. Nuk paraqet problem edhe nëse nuk lexoni rrjedhshëm Kur'an!

💡Shënim: Ky program pesëmujor është menduar të mbahet në këtë periudhë me qëllim që studentët të përgatiten për muajin e Ramazanit, të afrohen më shumë me Kur'anin dhe ta shijojnë e ta kuptojnë atë siç ka zbritur.

🌐Apliko në linkun e mëposhtëm:
https://forms.gle/XzCCrtANHkXAQcsEA

Për informata më të detajuara:
📧[email protected]
📞+383 46 180 790

Address

28 Nëntori, Përballë Termokosit
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 14:00 - 21:00
Tuesday 14:00 - 21:00
Wednesday 14:00 - 21:00
Thursday 14:00 - 21:00
Friday 14:00 - 21:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e gjuhës arabe "Fener" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e gjuhës arabe "Fener":

Shortcuts

Share

Category