Kopshti i femijeve “Nje Dy Tre” eshte formuar dhe ka filluar veprimtarine e tij me 01 Shtator 2014. Kopshti “Nje Dy Tre” si institucion parashkollor mundeson dhe ofron edukim cilesor per femijet nga mosha 2-6 vjecar. Gjithashtu ofron perkujdesje ditore permes programeve dhe aktiviteteve te ndryshme, sic jane:
- Zhvillim gjuhesor dhe komunikim (gjuhe ametare, gjuhe angleze)
- Zhvillim dhe edukate fizike, si dhe aktivitete garuese
- Zhvillim te kreativitetit
- Edukim artistik (muzike, art, lojera)
- Aktivitete te ndryshme (vjersha, kenge, gjimnastike, pune dore, etj)
- Matematike aplikative per moshat perkatese
- Kuize te diturise
- Aktivitete me tematike te lira sipas interesimit te femijeve, etj. Ne menyre qe programi edukativ te jete sa me cilesor dhe atraktiv, ekzistojne disa nivele te edukimit: niveli i organizimit sipas grup moshave prej 2 deri 4 vjec, si dhe niveli i organizimit prej 4 deri 6 vjec. Pra permes ketyre 2 grupeve edukative femijeve iu mundesohet dhe pershtatet zhvillimi adekuat i tyre varesisht prej nevojave dhe interesimeve te tyre. REGJISTRIMI I FEMIJEVE DHE PAGESA E QENDRIMIT
Regjistrimi i femijeve ne kopshtin “Nje Dy Tre” mund te behet ne cdo kohe gjate diteve te javes (e hene – e premte) nga ora 08:00 deri me 17:00. Me qellim te mbajtes dhe ruajtes se informatave te cdo femije ne kopsht, gjate regjistrimit te femijeve prinderit e tyre duhet te sjellin dokumentacionin e nevojshem te femijeve, sic jane:
- Me rastin e aplikimit duhet te plotesohet flete-aplikacioni qe mund te merret ne lokalin e kopshtit “Nje Dy Tre”.
- Certifikaten e lindjes se femijeve (origjinalin ose kopjen).
- Sipas nevojes prinderit mund te sjellin edhe raportin nga psikologu / pediatri për gjendjen psiko-fizike te femijes. ORARI DITOR DHE AKTIVITETET NE KOPSHT
Kopshti hapet diten e hene ne ora 07:00, dhe pranimi i femijeve mund te behet deri ne ora 09:00. Ndersa kopshti mbyllet ne ora 18:00. Gjithashtu ne raste te caktuara kopshti punon edhe diten e shtune nga ora 08:00 deri 17:00. Me poshte eshte listuar pasqyra e orarit te hyrjes/daljes, ushqimit, si dhe aktivitetet e ndryshme te femijeve ne kopsht:
- Hapja e kopshtit: 07:00
- Mbyllja e kopshtit: 18:00
- Pranimi i femijeve: 07:00–09:00
- Pregatitja dhe ushqimi i mengjesit: 08:30–09:15
- Takimi i mengjesit / Higjiena personale e femijeve: 09:30–10:00
- Punetoria ditore: 10:00–11:30
Gjuhe ametare, gjuhe angleze, edukim shendetesor, aktivitete/lojera ne ambient te hapur apo te mbyllur, vjersha, matematike, psikomotorike
- Pregatitja higjienike dhe zamra: 11:30–12:00
- Pushimi dhe fjetja: 12:00
- Pregatitja dhe ushqimi i drekes: 14:00–14:30
- Takimi i pasdrekes / aktivitetet e ndryshme: 14:30 – Muzike, art, aktivitete te lira, tema te lira,etj
- Pregatitja dhe ushqimi i pasdrekes: 16:00–16:30
- Percjellja e femijeve: 16:00–18:00
BASHKEPUNIMI DHE KOMUNIKIMI ME FAMILJARET/PRINDERIT
Kopshti i femijeve “Nje Dy Tre” ofron mbeshtetje familjes/prinderve te femijeve ne edukimin dhe arsimimin e tyre. Ne menyre qe femijet te mbeshteten dhe kuptohen sa me mire, prinderit e femijeve dhe personeli i kopshtit mund t’i kembejne pervojat dhe vrojtimet e femijeve duke i vizituar ata ne kopshtin e femijeve. Pra bashkepunimi dhe vizita e prinderve te femijeve jane te mirepritura ne marreveshje me personelin adekuat te kopshtit. Takimet dhe bisedat me familjaret/prinderit e femijeve parashihen te behen dy here gjate vitit. Mbledhjet organizohen nga ana e personelit udheheqes te kopshtit. Kopshti i femijeve mundeson qe prinderit e femijeve te zhvillojne takime dhe diskutime ne kopsht individualisht me edukatoret e kopshtit me iniciativen e njerit apo tjetrit me qellim te njohtohen me rrjedhen e zhvillimit te femijes. Gjithashtu prinderit/familjaret e femijeve me rastin e sjelljes se femijes ne kopsht mund te qendrojne per nje kohe ne dhome dhe te angazhohen me ndonje aktivitet me femijet e tyre apo t’i adaptojne ata. USHQIMI I FEMIJEVE NE KOPSHT
Nje nder sherbimet qe ofron kopshti/cerdhja “Nje Dy Tre” per femijet eshte edhe ushqimi, perkateisht menyja ditore e ushqimit! Ushqimi eshte nje nder parimet dhe sherbimet kryesore qe ka kopshti ndaj femijeve, andaj ushqimi duhet te jete i kendshem dhe cilesor. Menyja ushqimore eshte hartuar dhe percaktuar nga dietolog dhe mjeku pediater ne baze te kalorive dhe cilesive ushqimore te nevojshme per zhvillimin e femijeve sipas grupmoshes se tyre. Ushqimi do te sherbehet ne menyre te kujdesshme dhe adekuate, ku varesisht prej grupmoshave te femijeve, atyre do t’ju ofrohet ndihma dhe mbikqyrja e edukatoreve gjate ushqimit. Gjithashtu femijeve i kushtohet rendesi e vecant tek mesimi i etikes se te ngrenit, vecanarisht femijeve te moshes me te vogel, ndersa femijet te moshes me te madhe mund te marrin pjese dhe kontribojne ne shtrimin e tavolines, vendosjen e seteve perkatese, etj. Ne kopshtin “Nje Dy Tre” enet, pirunat, luget dhe mjetet tjera te cilat perdoren per ushqimin e femijeve jane te pershtatshme dhe higjienike.