Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta - Universiteti i Prishtinës

Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta - Universiteti i Prishtinës

Share

UP-ja hap Qendrën Për Studentët me Nevoja të Veçanta për qasje të barabartë e inkluzivitet në arsim.

telegrafi.com 27/09/2024

Arritje në Maratonë e studentit Florjan Zeka! 🌟

Jemi krenarë të ndajmë me ju ngjarjen frymëzuese të njërit nga studentëve tanë, Florjan Zeka, i cili së fundmi mori pjesë në maratonën prej 10 kilometrash në Prishtinë, duke u bërë personi i parë i verbër që vrapon një maratonë në Kosovë! 🙌

I shoqëruar nga shoku i tij Kristjan Gashi, ai e kreu këtë garë me vendosmëri e pasion.

Ai veqse kishte shprehur dashurinë e tij për sportin tek ne e në një intervistë për Telegrafin, ai ndau se pjesëmarrja e tij në këtë maratonë u bë e mundur falë Kosovës që u bë pjesë e Komitetit Paralimpik vetëm një vit më parë. Gjithashtu, ai tregoi se synimi i tij është të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare një ditë! 🌍🏅

E përgëzojmë Florjanin për këtë arritje dhe i urojmë suksese të tjera në të ardhmen. Përkushtimi i tij është një frymëzim për të gjithë ne.

Bravo! 👏

Për më shumë, lajmin nga Telegrafi mund ta lexoni këtu:

https://telegrafi.com/rrefimi-inspirues-atletit-te-verber-florian-zeka-cili-vrapoi-10-kilometra-ne-maratonen-e-prishtines/

~~~~~

Achievement in the Marathon from Florjan Zeka!🌟

We are proud to share the inspiring story of one of our students,Florjan Zeka, who recently took part in the 10-kilometer marathon in Prishtina, becoming the first blind person to run a marathon in Kosovo! 🙌

Accompanied by his friend Kristjan Gashi, he finished this marathon with determination and passion.

Having expressed his love for sports to us, in an interview with Telegrafi, he shared that he was able to participate in the marathon thanks to Kosovo becoming part of the Paralympic Committee just a year ago. He also shared that his ultimate goal is to one day represent Kosovo in international competitions! 🌍🏅

We congratulate him on this achievement and wish him even more success in the future. His dedication is an inspiration to all of us.

Bravo! 👏

For more, read the following news from Telegrafi:

https://telegrafi.com/rrefimi-inspirues-atletit-te-verber-florian-zeka-cili-vrapoi-10-kilometra-ne-maratonen-e-prishtines/

telegrafi.com

Photos from Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta - Universiteti i Prishtinës's post 26/09/2024

Në Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta në UP, patëm nderin e jashtëzakonshëm të presim Fatmir Seremetin si folësin tonë motivues, një individ vërtet i jashtëzakonshëm, që ka shkëlqyer si në sport ashtu edhe në teknologji.

Fatmiri, fitues i medaljes së artë në turne të shumta ndërkombëtare, përfshirë në Suedi, ndau rrugëtimin e tij frymëzues, duke ngjeshur bashkë karrierën e tij sportive me teknologjinë në një bashkëpunim revolucionar me Google. Së bashku, ata kanë zhvilluar një produkt revolucionar që u mundëson personave të verbër të vrapojnë në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë për një përcjellës. Ky program jo vetëm që do të transformojë sportet, por do të ndihmojë edhe në aktivitetet e përditshme si ecja.

z. Fatmiri rrëfeu rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm të jetës – nga ikja nga Kosova e luftës, tejkalimi i varfërisë dhe lufta kundër glaukomës, një sëmundje që e çoi në verbëri. Ai ka ndarë përvojat e tij në librin e tij “Nga errësira në sukses”, botuar në suedisht, me plane për të nxjerrë së shpejti një botim shqip.

Një falënderim i veçantë shkon për z. Fatmir Seremeti për ligjëratën e tij frymëzuese dhe z. Afrim Bunjaku për organizimin e eventit, partnerët tanë të respektuar z. Dian Dulaj -UNDP, Forumi Kosovar për Aftësinë e Kufizuar, Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, kolegët nga projekti i Universitetit Ajova në Kosovë dhe më e rëndësishmja, studentët tanë të mrekullueshëm.

~~

At the Center for Students with Special Needs at UP, we had the extraordinary honor of hosting Fatmir Seremet as a motivational speaker, a truly extraordinary individual who has excelled in both sports and technology.

Fatmiri, a gold medalist in multiple international tournaments, including in Sweden, shared his inspiring journey, combining his sports career with technology in a revolutionary collaboration with Google. Together, they have developed a revolutionary product that enables blind people to run independently, without the need for a companion. This program will not only transform sports, but also help with everyday activities such as walking.

Mr. Fatmir recounted his extraordinary life journey – from fleeing war-torn Kosovo, overcoming poverty and battling glaucoma, a disease that left him blind. He has shared his experiences in his book "From Darkness to Success", published in Swedish, with plans to release an Albanian edition soon.

A special thanks goes to Mr. Fatmir Seremeti for his inspiring lecture and Mr. Afrim Bunjaku for organizing the event, our respected partners Mr. Dian Dulaj - UNDP, Kosovo Disability Forum, Kosovo Association of the Blind, colleagues from the University of Iowa project in Kosovo and most importantly, our amazing students.

23/09/2024

📢 EVENT!! 📢

Të nderuar studentë dhe bashkëpunëtorë,

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në eventin “Nga errësira në sukses – ligjëratë motivuese me Fatmir Seremetin”, një histori inspiruese e një individi të jashtëzakonshëm që ka arritur majat e suksesit, pavarësisht sfidave të verbërisë.

Ngjarja do të mbahet më 25 Shtator, në ora 16:00, në Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta, në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik, kati 1.

Fatmir Seremeti, një folës me përvojë, ka motivuar studentë, kompani, dhe institucione të ndryshme në Suedi përmes fjalimeve të tij frymëzuese. Në bashkëpunim me Google, ai ka zhvilluar një produkt revolucionar që i lejon personat e verbër të vrapojnë pa ndihmën e një personi përcjellës.

Instagrami : https://www.instagram.com/fatmir_seremeti/?igsh=Yzl4eHpicTlzNGg%3D

Ky event është një mundësi unike për të dëgjuar historinë inspiruese të Fatmirit, një shembull i gjallë se si vendosmëria dhe forca e brendshme mund të kapërcejnë çdo sfidë. Merrni pjesë për të fituar frymëzim dhe për të mësuar njohuri që do t'ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj drejt suksesit.

Universiteti i Prishtinës mbetet i përkushtuar në ofrimin e mundësive për të gjithë studentët që të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

Ju mirëpresim! 🤗

———————-

📢 EVENT!! 📢

Dear students and colleagues,

We are pleased to invite you to the event "From darkness to success - motivational lecture with Fatmir Seremet", an inspiring story of an extraordinary individual who has reached the heights of success, despite the challenges of blindness.

The event will be held on September 25, at 16:00, at the Center for Students with Special Needs, at the University of Pristina, Faculty of Law, 1st floor.

Fatmir Seremeti, an experienced speaker, has motivated students, companies, and various institutions in Sweden through his inspirational speeches. In collaboration with Google, he has developed a revolutionary product that allows blind people to run without the help of a chaperone.

Instagram: https://www.instagram.com/fatmir_seremeti/?igsh=Yzl4eHpicTlzNGg%3D

This event is a unique opportunity to hear the inspiring story of Fatmir, a living example of how determination and inner strength can overcome any challenge. Attend to gain inspiration and learn insights that will help you on your journey to success.

The University of Pristina remains committed to providing opportunities for all students to develop their full potential.

We welcome you! 🤗

05/06/2024

Jemi mjaft të entuziazmuar të lajmërojmë se Qendra për Studentë me Nevoja të Veçanta -UP ka ndarë me sukses 25 licenca për aplikacionin AudioLibrari! 🎧📘Ky aplikacion fantastik ofron libra dhe tekste të regjistruara me audio, duke e bërë mësimin të qasshëm për çdo student në qendrën tonë.

Sot, i dhamë disa nga këto licenca studentëve tanë me nevoja të veçanta, duke siguruar që ata të kenë burimet që u nevojiten për të pasur sukses. Çdo abonim u pagua plotësisht, për 3 vite radhazi, duke i lejuar studentët tanë të qasen në një botë të librave nga fusha të ndryshme dhe aventurash përmes librave audio.

Ju urojmë dëgjim të këndshëm studentëve tanë! 😊

Për më shumë rreth aplikacionit: https://audiolibrari.com/
-------------------------------
We are thrilled to announce that the Center for Students with Special Needs -UP has successfully allocated 25 licenses for the AudioLibrari app!🎧📘 This fantastic app provides audio recorded books and texts, making learning accessible for every student at our center.

Today, we allocated these licenses to our students with special needs, ensuring they have the resources they need to succeed. Each subscription was fully paid for, for a 3 year duration, allowing our students to dive into a world of books from different fields and adventure through audio books.

We wish a pleasant listening time to our students! 😊

For more on the app please visit: https://audiolibrari.com/

Photos from Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta - Universiteti i Prishtinës's post 31/05/2024

Jemi të lumtur të ndajmë një ngjarje frymëzuese nga qendra jonë! 😄

QSNV mbështet studentët me nevoja të veçanta duke u ofruar atyre pajisje që mund t'i përdorin gjatë viteve të tyre akademike. Së fundmi, një nga studentët tanë të mrekullueshëm, Florian Zeka, mori Focus 14 Braille Display nga Freedom Scientific, një pajisje kompakte dhe e qëndrueshme që ndihmon studentët e verbër ose me shikim të dëmtuar të lexojnë dhe shkruajnë në Braille.

Floriani është student i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Departamentin e Biologjisë. Floriani është një student i shkëlqyer, ku përveç studimeve, ai pëlqen natyrën dhe në kohën e lirë merr pjesë edhe në aktivitete të lidhura me alpinizëm ose vrapim.

Për shkak të mungesës së pajisjeve dhe/ose librave në sistemin alfabetik Braille, Floriani na tha gjatë një bisede se kishte hasur vështirësi në procesin e të mësuarit dhe i kishte munguar leximi në Braille, pasi gjatë këtyre viteve të fundit universitare ai duhej të përdorte mjete të ndryshme për të studiuar, si p.sh. të kishte dikë që t'ia lexonte librat ose slidet me zë. Por, tashmë Focus 14 Braille Display do t'i mundësojë atij të lexojë, shkruajë dhe madje të marrë shënime.

Kjo pajisje është e lehtë për t'u përdorur dhe mund të lidhet me telefona, tabletë ose laptopë nëpërmjet Bluetooth-it ose USB-së. Madje, ka një bllok shënimesh të integruar për të marrë shënime të shpejta e në lëvizje, duke e bërë atë të përsosur për një stil aktiv së të jetuarit.

Këtu, në Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta, jemi të përkushtuar për të siguruar mjetet dhe mbështetjen e nevojshme që çdo student të ketë sukses. Ky është vetëm një shembull i asaj se si përpiqemi të bëjmë arsimin të çasshëm dhe gjithëpërfshirës. 😊

Për më shumë informacion mbi pajisjen: https://www.freedomscientific.com/Products/Blindness/Focus14BrailleDisplay
---------------------------
We are delighted to share an inspiring event from our center! 😄

QSNV accommodates the students with special needs by providing them with devices that they can use throughout their academic years. Recently, one of our amazing students, Florian Zeka, received the Focus 14 Braille Display from Freedom Scientific, a compact and sturdy device that helps visually impaired or blind students read and write in Braille.

Florian is a UP student of the Faculty of Mathematics and Natural Sciences in the Department of Biology. Except for being an excellent student, Florian also takes part in activities related to mountaineering or running.

Due to the lack of devices and/or books in the Braille alphabetic system, Florian told us when we were talking, that he had encountered difficulties in the learning process and he missed reading in Braille, since during these past university years he had to resort to different means to study, such as having someone read the books or slides out loud to him. Now though, Focus 14 Braille Display will enable him to read, write and even take notes altogether.

This device is easy to use and can even be connected to smartphones, tablets, or laptops via Bluetooth or USB. It even has a built-in notepad for taking those quick notes on the go, making it perfect for an active lifestyle.

Here at the Center for Students with Special Needs, we are committed to providing the tools and support necessary for every student to excel. This is just one example of how we strive to make education accessible and inclusive for all. 😊

For more information on the device: https://www.freedomscientific.com/Products/Blindness/Focus14BrailleDisplay

Photos from Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta - Universiteti i Prishtinës's post 30/05/2024

UP-ja do të mbështesë studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP.

Universiteti i Prishtinës për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në Universitetin e Prishtinës.

Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP në shumën prej 30.000 euro (tridhjetë mijë euro), ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450.00€ (katerqind e pesëdhjetë) euro.

Linku: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,2906

—————-

UP to support students with disabilities studying in UP

The University of Pristina for the academic year 2023/2024 will financially support students with disabilities studying at the University of Pristina.

The UP Governing Council allocates budgets for financial support for students with disabilities studying in UP in the amount of 30,000 euros (thirty thousand euros), while the amount allocated for each student will be up to 450.00 euros (four hundred and fifty) euros



For more: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1

Photos from Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta - Universiteti i Prishtinës's post 29/05/2024

Sot ishte një ditë vërtet përmbushëse në Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta dhe ndjejmë mirënjohje për individët e jashtëzakonshëm që e bënë atë kaq të veçantë.

Një falënderim i madh shkon për prorektoren Njomza Llullaku dhe z. Afrim Bunjaku të cilët ishin të pranishëm për të mirëpritur mysafirët tanë nga Peja, z. Enver Mulaj dhe z. Xhavit Kastrati ( si nga Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda”, Pejë) dhe z. Halil Kurmehaj (nga Zyra e Zëvendëskryeministrit). Presim një punë të re bashkëpunuese në të ardhmen mes dy qendrave, asaj të Pejës (QBMK) dhe qendrës sonë (QSNV)

Për ta bërë ditën edhe më produktive, me ndihmën e vlerësuar të z. Afrim Bunjaku (CEO, Virtual Assistants Group SH.P.K) u bë e mundshme t'u shpjegojmë disa studentëve anëtarë të QSNV-së: Florian Zeka, Malsor Krasniqit dhe Valbona Gash*t, pakëz rreth përdorimit të pajisjeve ndihmëse.

Me këta studentë, Prorektorja Njomza Llullaku dhe Z. Afrim Bunjaku, diskutuan gjithashtu se si qendra mund të vazhdojë të përmirësohet, çfarë sugjerimesh mund të kenë për ndryshimet e nevojshme në mënyrë që qendra të vazhdojë të rritet në akomodimin e studentëve me nevoja të veçanta.

I jemi mjaft mirënjohës studentëve që arritën të jenë pjesë e sesionit informativ. Angazhimi juaj i palëkundur për të krijuar një mjedis edukues dhe gjithëpërfshirës nuk është asgjë më pak se frymëzues. Faleminderit për durimin, mirësinë dhe ndjeshmërinë tuaj të pafund. Ju jeni superheronjtë e vërtetë të qendrës sonë.

Së fundi, për të gjithë ata që u ndalën për të dhënë një dorë, për të ofruar një buzëqeshje ose thjesht për të ndarë gëzimin e aktiviteteve të sotme: Bujaria dhe dhembshuria juaj e bëjnë komunitetin tonë më të fortë dhe ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj.

Le të vazhdojmë të përhapim dashuri, mirësi dhe pranim kudo që shkojmë. Së bashku, ne mund ta bëjmë botën një vend më gjithëpërfshirës dhe më të përzemërt për të gjithë.

—————————

Today was a truly fulfilling day at the Center for Students with Special Needs where we got to know more about the electronic devices and we can't help but feel overwhelmed with gratitude for the incredible individuals who made it so special.

A huge thank you goes to the Vice Rector Njomza Llullaku and Mr. Afrim Bunjaku who were present in receiving our guests from Peja, Mr. Enver Mulaj and Mr. Xhavit Kastrati (both from the Resource Center for Learning and Counseling “Xheladin Deda”,Pejë) and Mr. Halil Kurmehaj (from the Deputy Prime Minister’s Office). We await new collaborative work in the future between the two centers, that of Peja and our center.

To make the day even more productive, with the appreciated help of Mr. Afrim Bunjaku (CEO, Virtual Assistants Group SH.P.K) it was possible to explain to some of our student members of QSNV: Florian Zeka, Malsor Krasniqi and Valbona Gashi, a little about the usage of the assistive devices.

With these students, Vice Rector Njomza Lllullaku and Mr. Afrim Bunjaku, also discussed how the center can continue to improve, what suggestions they may have for necessary changes so that the center can grow in aspects of accommodating the students with special needs.

We are quite grateful towards the students who managed to be a part of this informative session today. Your unwavering commitment to creating a nurturing and inclusive environment is nothing short of inspiring. Thank you for your endless patience, kindness, and empathy. You are the true superheroes of our center.

Lastly, to everyone who stopped by to lend a hand, offer a smile, or simply share in the joy of today's activities: Your generosity and compassion make our community stronger, and we are so grateful for your support.

Let's continue to spread love, kindness, and acceptance wherever we go. Together, we can make the world a more inclusive and compassionate place for all. 💖

Photos from Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta - Universiteti i Prishtinës's post 27/05/2024

👋 Mirë se vini në Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta (QSNV) në Universitetin e Prishtinës! 👋

Ne jemi mjaft të lumtur e të entuziazmuar për aktivizimin e kësaj qendre! Qendra jonë është formuar me arsye të fuqizimit dhe mbështetjes së studentëve me nevoja të veçanta në kampusin tonë të UP-së. Këtu, gjithëpërfshirja është prioriteti ynë, dhe jemi të angazhuar për të ofruar burime, shërbime, dhe një mjedis mikpritës për të gjithë.

Pavarësisht nëse kërkoni akomodime akademike, teknologji ndihmëse, ose thjesht një komunitet mbështetës, Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta është këtu për ju në çdo hap të rrugës.

Ekipi ynë është gati për t'ju ndihmuar në rrugëtimin tuaj përgjatë jetës akademike dhe sigurimin e një çasjeje të barabartë në mundësitë e ofruara.

Ju ftojmë të na bashkangjiteni në QSNV si dhe në entuziazmin e fillimit të një kampusi akademik më të barabartë dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë. Së bashku, le të krijojmë një hapësirë ku çdo student mund të zhvillohet dhe të jetë i suksesshëm.

Ju mirëpresim në Qendrën e Studentëve me Nevoja të Veçanta [Universiteti i Prishtinës]! 🤗

——————

👋 Welcome to the Center for Students with Special Needs (CSSN) at the University of Prishtina! 👋

We are very happy and excited about the center’s activization! Our center was formed with the purpose of empowering and supporting students with special needs on our UP campus. Here, inclusion is our priority, and we are committed to providing resources, services, and a welcoming environment for all.

Whether you're looking for academic accommodations, assistive technology, or just a supportive community, the Center for Students with Special Needs is here for you every step of the way.

Our team is ready to help you navigate through academic life and ensure equal access to the opportunities offered.

We invite you to join us at CSSN and also join us in the excitement of starting a more equitable and inclusive academic campus for all. Together, let's create a space where every student can develop and be successful.

We welcome you at the Center for Students with Special Needs [University of Prishtina]! 🤗

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Fakulteti Juridik, Rr. Agim Ramadani
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 13:15 - 17:00
Friday 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00