Shkolla “Nazim Gafurri”, " Shkollë Kampione" gjendet në pjesën verilindore të Prishtinës, me konkretisht buzë rrugës “ Bajram Bahtiri” e cila shpie për në Malësinë e Gallapit. Puna në të ka filluar me 25 mars 1983 si paralele e ndarë e shkollës fillore “ Zenel Hajdini’ në Prishtinë. Pas tri decenieve të suksesshme të punës edukativo-arsimore, shkolla tani është në këtë gjendje: ka 1151 nxënës, të ndarë në 43 paralel prej klasës së parë deri të nëntën dhe katër grupe parashkollorësh me gjithsej 100 parashkollor; 71 personel ( prej të cilëve 50 në procesin arsimor, 5 punëtor administrative, dhe 11 punëtor ndihmës e teknikë). Shkolla tani 25 dhoma mësimi, salla e arsimtarëve, biblioteka, byfenë, tri zyre, 3 kabinete, salla e edukatës fizike. Kuadri arsimor është I kualifikuar. Për këto 37 vjet të punës së saj, shkolla jonë, sikur edhe tërë arsimi shqip, në përgjithësi, I ka pasur vështirësitë dhe barrierat, të cilat megjithatë, I ka përballuar dhe i ka tejkaluar të gjitha sfidat e kohës. Gjatë kësaj periudhe , shkolla jonë, jo vetëm që e ka kryer funksionin e saj edukativo-arsimor, por e ka kryer edhe funksion tjetër shumë të rëndësishëm kombëtar edhe atdhetar, duke e vënë objektin në shërbim të nevojave të kohës. Shkolla jone është e njëjte për te gjithë fëmijët, te gjitha kane shanse te barabarta pavarësisht ndryshimeve dhe aftësive te tyre fizike, intelektuale apo psikologjike. Mësimdhënia i përshtatet specifikave, nevojave dhe mundësive te çdo nxënësi. Ne si shkolle konsiderojmë si te drejte te çdo fëmije për te marre pjese dhe është detyrim i shkollës për te pranuar çdo fëmijë e për ti dhënë atij aftësinë për te përdorur te gjithë potencialin qe mbart brenda vetes. Shkolla jone është shkolla e pare e cila ka filluar edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja te veçanta nëpërmjet PIA (plan individual arsimor). Aktualisht ne shkollën tone vijojnë mësimin 15 nxënës ( me autizem, down sindrom dhe me ngecje ne zhvillim mendor) me PIA dhe 2 nxënës me aftësi te kufizuara fizike. Nxënësi i shkollës sonë është zgjedhur nxënësi me i suksesshëm qe ndjek mësimin me PIA ne nivel qendror, po ashtu një mësuese e shkollës sonë është zgjedhur mësuesja me e suksesshme qe ka realizuar PIA ne klase ne nivel qendror. Kjo tregon me se miri angazhimin dhe punën tone qe bëjmë ne këtë drejtim. Arsimi gjithëpërfshirës aplikohet në shkollën ‘Nazim Gafurri” në të gjitha rastet dhe mundësit si praktika më e mirë në përputhje me normat dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, siç përcaktohet në konventat, deklaratat dhe rekomandimet tjera. Në shkollë janë të përfshirë të gjithë fëmijët e zonës të moshës parashkollore dhe shkollore (5 – 15 vjet) pavarësisht nga kushtet e tyre fizike, intelektuale, sociale, apo kushteve tjera. Jemi munduar dhe vazhdojmë t’i përkrahim dhe ndihmojmë sidomos ata fëmijë me gjendje të rëndë ekonomike, të cilët jo rrallë kanë zgjedhur braktisjen e shkollës për arsye të kushteve socio-ekonomike. Për këto raste dhe të ngjashme kemi themeluar Këshillin për braktisje, që do të merret me rastet. Poashtu janë ndërmarr aksione humanitare. Kolektivi i mësimdhënësve me qëllim të amortizimit të divergjencave materiale të nxënësve aplikon këto politika:
a) veshja e uniformës për nxënës dhe mësimdhënës,
b) nxënësit me gjendje të rëndë ekonomike ndihmohen materialisht apo edhe financiarisht nga të tjerët duke i përfshirë në të gjitha aktivitetet që organizon shkolla. Praktikohet që nxënësit me aftësi të kufizuara fizike apo shqisore të akomodohen në dhomat e mësimit ku ata vetë mund të qasen apo në bankat e para që të kenë më lehtë shikimin në tabelë apo dëgjimin e mësimdhënësit. Po ashtu shkolla jone ka edhe si objektiv integrimin e fëmijëve te riatdhesuar nëpërmjet organizmit te provimeve te klasës dhe përkrahjes se tyre ne shkolle. Janë realizuar aktivitete për promovimin e shëndetit mendor ne klase, me qellim te ndihmës se fëmijëve qe te arrijnë:
- Aftësia për te zgjedhur probleme individuale apo grupore
- Aftësia qe te perceptojnë alternativa te ndryshme ne mënyre qe te zgjedhin vendimin e duhur
- Rritja e vete ndërgjegjësimit
- Empati për te tjerët dhe ndjeshmërisë se ndërveprimit nderpesonal
- Përforcimit te atributeve te tilla si bashkëveprimi dhe kompromisi
- Përmirësimi i aftësive te komunikimit
- Rritjes se vete konfidences
- Përmirësimit te imazhit te vetes
Shkolla ishte pjesmarrëse në Akademinë për Edukimi për Qytetari Demokratike nga i cili është plasu platëforma “ Fuqizimi i rolit të prindërve në shkollë
Shkolla jonë me qëllim te ndihmës dhe përkrahjes se fëmijëve te cenueshëm , ka bashkëpunuar ngushtë me komunitetin ndër vite, me qëllim te përmirësimit te përfshirjes se tyre sociale. Duhet theksuar bashkëpunimin me:
- Qendra për pune sociale
- Sos fshati
- Hendikos
- Qendra burimore “Përparimi”
- Bashkëpunim me psikologe te shkollave
- Bashkëpunim me ekipin ne kuadër te Komunës se Prishtinës, për siguri ne shkolla
GIZ, KYC, KEC
- Themelimi i ekipit për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes ne nivel shkolle
Kanë qenë disa raste ku fëmijët për shkak të inferioritetit kanë tentuar ta braktisin mësimin, por falë personelit mësimdhënës të gjitha rastet janë evituar. Gjithashtu në lagje nuk ka fëmijë të moshës shkollore që ka braktisur apo nuk vijon shkollimin. Realizimi i aktiviteteve psiko- sociale, edukative dhe rekreative ne bashkëpunim dhe mbështetje te Fondacionit “Terre des Hommes” . Aktivitetet kishin karakter psiko- social dhe edukativ me qellim te parandalimit te delikuencës, shfrytëzimit dhe keqpërdorimit te fëmijëve ne situata rruge. Qëllimi i aktiviteteve ishin: ngritja e vetëbesimit, bashkëpunim, vetëdijesim. Zgjidhja e konflikteve, bashkëpunim ne vend te kundërshtimit
- Janë trajnuar mësimdhënsit nga fondacioni Together dhe KEC për parandalimin e dhumës ndërmjet bashkëmoshatarëve, ku trajnert e shkollës sonë përveq që kanë bërë aktivete në shkollë tonë, këtë përvojë e kanë bartur edhe tek shkollat tjera. Kjo përvoje me aktorë të tjerë e tregon përkushtimin dhe gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar në të ardhmen. Jo rrallë herë shkolla organizon aktivitete që kërkohet edhe përfshirja e komunitetit. Tash së fundmi është në implementim të një programi të financuar nga Toka: Të veprojmë së bashku për një mjedis të gjelbër e të shëndetshëm, ku komuniteti është i kyçur në forma të ndryshme. Fokus kryesor i projektit është mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet promovimit të menaxhimit të integruar të mbeturinave (shkollë – komunitet)