02/08/2022
Ky trajnim do të zhvillohet në kuadër të Projektit "Karriera ime, Suksesi im... Orientimi në Karrierë i të Rinjve dhe Edukimi i Vazhdueshëm", projekt i cili është financuar nga Komuna e Prishtinës | Drejtoria për Rini dhe Sport dhe implementohet nga OJQ Yellow.
Trajnimi është dizajnuar më qëllim që të zhvillojë aftësitë dhe shkathtësitë e të rinjve nga mosha 16 - 30 vjet të Komunës së Prishtinës në orientim dhe zhvillim në karrierë dhe nxitje të punësimit.
Moduli fokusohet në krijimin, përmirësimin, dhe avancimin e aspektit profesional dhe të karrierës tek të rinjtë dhe studentët, duke i mundësuar atyre që suksesshëm zhvillojnë karrierën e tyre.
Temat e trajnimit janë:
* Si të lypni dhe të gjeni punë;
* Si të shkruajmë një CV në mënyrë profesionale;
* Si të shkruajmë një Letër Motivimi të mirë për punë;
* Si të sillemi gjatë intervistës dhe çfarë̈ duhet të dimë.
Gjatë trajnimit do të kemi raste simulantë të një interviste pune më qëllim të zbatimit të praktikave me reale për të larguar stresin dhe praktikuar më së miri një intervista pune.
Kush mund të jetë pjesë: Të rinjtë nga mosha 16-30 vjet nga Komuna e Prishtinës.
Qysh mbahet: Trajnimi mbahet fizikisht në hapësirat Biblioteka “Hivzi Sulejmani” Prishtinë, Rr. "Sadik Bekteshi" nr. 16. (shih në google maps).
Sa zgjatë: 2 orë shkollore, prej orës 10:00 – 12:00 AM
Kur mbahet: Të enjten me dt. 11 gusht 2022.
A do ketë certifikata: Pjesëmarrësit që do të ndjekin trajnimin në fund të sesionit/aktivitetit do të certifikohen nga OJQ Yellow.
Kujdes: Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, dhe trajnimi do të mbahet pa pagës (falas).
Për të marrë pjesë në këtë trajnim ju lutem plotësoni formën e aplikimit:
Ky trajnim do të zhvillohet në kuadër të Projektit "Karriera ime, Suksesi im... Orientimi në Karrierë i të Rinjve dhe Edukimi i Vazhdueshëm", projekt i cili është financuar nga Komuna e Prishtinës | Drejtoria për Rini dhe Sport dhe implementohet nga OJQ Yellow. Trajnimi është dizajn...