04/09/2026
📚 Nga botimet tona | Alfabeti i gjuhës shqipe 🔤🎨
Vazhdojmë prezantimin e botimeve të sistemuara në webfaqen "Fëmija Musliman", kësaj radhe nga nënkategoria “Alfabete dhe njohuri fillestare”. 🌷
📖 “Alfabeti i gjuhës shqipe” është përgatitur për fëmijët parashkollorë, për t’i ndihmuar të njihen me shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe në mënyrë të lehtë, të qartë dhe tërheqëse.
Në libër paraqiten të 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe.
Për secilën shkronjë fëmija njihet me:
🔤 shkronjën e madhe dhe të vogël të shtypit;
📝 një fjalë që fillon me shkronjën përkatëse;
💬 një fjali të thjeshtë sqaruese;
🎨 ilustrimin e fjalës në version të ngjyrosur dhe të pangjyrosur.
Përmes kësaj mënyre të punës, fëmijët jo vetëm njihen me shkronjat, por njëkohësisht pasurojnë fjalorin dhe ushtrojnë ngjyrosjen.
🏡 Libri mund të përdoret në shtëpi dhe në institucione parashkollore, si ndihmë në hapat e parë të njohjes me alfabetin shqip.
📘 36 faqe | A4 | me ngjyra
🫀 Mosha e përshtatshme: parashkollorë
💶 Çmimi: 2.20 €
🖨 Shkronjat e këtij libri mund të gjenden edhe veçmas, për printim, në kategorinë “Printime” të webfaqes sonë.
🔗 Më shumë:
Përgatiti: Leonora Breznica Recensent: Petrit Perçuku Kopertina dhe ilustrimet: Agron Hyseni Numri i faqeve: 36 Formati: A4, me ngjyra Mosha e përshtatshme: parashkollorë Çmimi: 2.20 € Libri “Alfabeti i gjuhës shqipe” është përgatitur për fëmijët parashkollorë, me qëllim që ata ...