01/08/2026
Të nderuar maturantë,
Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs plotësues për pranimin e studentëve në nivelin bachelor për vitin 2026/2027 në njësitë akademike ku kanë mbetur vende të lira nga afati i parë.
Të drejtë aplikimi kanë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe kanë kaluar Testin e Maturës Shtetërore , si dhe kandidatët nga komunitetet joshumicë, vendet fqinje të Kosovës dhe diaspora kosovare, sipas kuotave të përcaktuara.
Aplikimi bëhet në platformën online: http://apliko.uni-pr.edu dhe do të jetë i hapur prej datës 28.08.2026 (ora 14:00) deri më 05.09.2026 (ora 16:00). Gjatë kësaj periudhe duhet të dorëzohen edhe dokumentet fizike në njësinë akademike përkatëse.
Dokumentet e nevojshme: ekstrakti i lindjes(jo më i vjetër se gjashtë muaj), dëftesat, diploma e shkollës së mesme (origjinale), kopja e letërnjoftimit, një fotografi profesionale e kandidatit/tes dhe fletëparaqitja e plotësuar që mund të shkarkohet pas aplikimit elektronik. Për ata që kanë kryer shkollën e mesme jashtë Kosovës nevojitet edhe dëshmi për njohjen e shkollimit të tillë.
Konkursi i plotë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,3986
Me respekt,
Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë
Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Është universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.