Fakulteti i Studimeve Islame - FSI Prishtinë

Fakulteti i Studimeve Islame - FSI Prishtinë Faqja zyrtare e FSI në Facebook.

N J O F T I MNjoftojmë të gjithë të interesuarit se studenti Labinot ADEMI mbron temën e diplomës të nivelit master me t...
09/09/2026

N J O F T I M

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se studenti Labinot ADEMI mbron temën e diplomës të nivelit master me titull “ABORTI NDËRMJET TË DREJTËS SHERIATIKE DHE LIGJEVE TË KOSOVËS”, në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, më datë 15. 09. 2026, duke filluar nga ora 14:00

Komisioni:
1. Prof. ass. asoc. dr. Sulejman Osmani, kryetar
2. Prof. ass. dr. Musa Vila, anëtar
3. Prof. ass. dr. Shefqet Krasniqi, mentor

DEKANATI
09.09.2026

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, shpall:                                         K O N K U R ...
07/09/2026

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, shpall:

K O N K U R S

Për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore-baçelor për vitin akademik 2026/2027.

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, në bazë të kompetencave të përcaktuara sipas nenit 9, pika 6 të Statutit, në mbledhjen e mbajtur më datë 14.05.2026, ka miratuar propozimin e dekanatit të Fakultetit të Studimeve Islame, duke u bazuar në vendimin e AKA-së, për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin akademik 2026/2027 dhe ka miratuar kriteret për regjistrim në studimet themelore – baçelor.

I. KUSHTET E PËRGJITHSHME

1. Fakulteti i Studimeve Islame, në vitin e parë të studimeve, në programin “Teologji Islame” do të pranojë 90 studentë, 63 studentë të rregullt dhe 27 studentë me korrespondencë.
2. Të drejtë konkurimi për regjistrim në studimet themelore - bachelor kanë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe kanë kaluar testin e Maturës Shtetërore.
3. Në kuadër të numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI-t, FSI do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 10 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë.
4. Në FSI, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve, mund të pranohen deri në 2%, përkatësisht deri në 2 kandidatë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, deri në 2%, përkatësisht deri në 2 nga Maqedonia e Veriut dhe Republika e Shqipërisë dhe deri në 1%, përkatësisht deri në 1 kandidatë nga Mali i Zi. FSI, në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve, do t’u ofrojë kuota të vendeve të rezervuara edhe mërgatës shqiptare me prejardhje nga Kosova deri në 2% përkatësisht deri 2 kandidatë.
5. Në FSI mund të pranohen edhe kandidatët nga shtetet tjera në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova.
6. Lejohet aplikimi i kandidatëve, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm para zbatimit të Testit të Maturës ose në vendet prej nga vijnë nuk zbatohet Testi i Maturës. Për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë Republikës së Kosovës, diploma duhet të jetë e njohur dhe e barasvlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Kosovës, përmes vendimit përkatës për njohje dhe barasvlerësim.

II. MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

1. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas kritereve në vijim:
a) Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës, kërkohen këto kritere:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë dhe atë:
- Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë, dhe
- Suksesi në provim pranues deri në 70 pikë.
b) Për nxënësit që kanë diplomë për përfundimin e shkollës së mesme dhe me sukses e kanë provimin e maturës, kërkohen këto kritere:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë dhe atë:
- Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë;
- Suksesi në maturë deri në 30 pikë, dhe
- Suksesi në provim pranues deri në 40 pikë.

2. Kandidatë të pranuar konsiderohen ata kandidatë që arrijnë së paku 50% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues.
3. Kandidatët të cilët nuk arrijnë së paku 50% nga numri i pikëve të parapara nuk mund të pranohen edhe nëse mbesin vende të lira sipas numrit të paraparë në konkurs.
4. Fakulteti e organizon mbajtjen e provimit pranues në lëndët mësimore si në vijim: Ulumul-Kuran (Tefsir), Hadith, Fik’h dhe Akaid.
5. Për funksionimin e programit studimor të fakultetit është i nevojshëm numri minimal prej 10 studentëve.
6. Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatë tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas këtij prioriteti:
a) Kandidati/ja i/e cili/a ka rezultat më të mirë të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta;
b) Kandidati/ja i/e cili/a ka sukses më të mirë të shkollës së mesme, e nëse edhe pikët e provimit pranues dhe të suksesit të shkollës së mesme janë të njëjta;
c) Kandidati/ja i/e cili/a ka rezultat më të mirë nga testi i maturës.
d) Në qoftë se edhe suksesi është i njëjtë, atëherë përzgjedhja e kandidatit/es fitues do të bëhet përmes tërheqjes së shortit në prani të kandidatëve me pikë të barabarta.

III. AFATET E APLIKIMIT DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

1. Paraqitja e dokumenteve fillon prej datës 08. 09. 2026 deri më 21. 09. 2026 (dokumentet pranohen gjatë ditëve të punës prej orës 10.00 deri në orën 15.00).
2. Kandidatëve u rekomandohet që para aplikimit të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim ose çregjistrim eventual nga Fakulteti.
3. Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet të sjellin këto dokumente:

a) Ekstraktin e lindjes (në origjinal), jo më e vjetër se 6 muaj;
b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal të noterizuara, ose duplikatë);
c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme, (origjinal të noterizuara, ose duplikatë);
d) Dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal të noterizuara, ose duplikate);
e) Kopjen e letërnjoftimit,
f) Të ngarkohet një fotografi profesionale, të realizuar në fotostudio, sipas standardeve për dokumente zyrtare (si fotografia për pasaportë ose vizë). Fotografia duhet të jetë me dimensione 35 × 45 mm, me fytyrën ballë përballë, sfond të bardhë ose të pastër dhe të ruhet në formatin JPG, JPEG ose PNG dhe të dërgohet në: ([email protected])
g) Certifikatën shëndetësore,
h) Fletëaplikimin e plotësuar i cili merret te referenti i FSI-së,
i) Pagesën prej 10 € në bankën “NLB, nr. 1708001600095471” (Pagesë për aplikim në FSI),
j) Dokumentin e nostrifikimit të diplomës për ata që kanë përfunduar shkollimin e mesëm jashtë vendit,

4. Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme t’i dorëzojnë në sportelin e Fakultetit (zyra e referentit) në dosje të bardhë e cila duhet të jetë unike për të gjithë kandidatët.
5. Dokumentet nën pikën b) dhe c) mund të pranohen duplikate vetëm nëse dëshmohen me vërtetim nga organet kompetente për humbje, dëmtim ose vjedhje.
6. Provimi pranues do të mbahet me datë: 22. 09. 2026, (e marte), në orën 10.00

IV. SHPALLJA E REZULTATEVE PRELIMINARE DHE PËRFUNDIMTARE

1. Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më datë 23. 09. 2026 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (www.fsi-edu.net)
2. Shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më datë 24. 09. 2026 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (www.fsi-edu.net)

V. E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË

Kandidatët të cilët sipas rezultatit preliminar nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë dekanatit të Fakultetit më së largu 24 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas këtij afati ankesat nuk do të merren në shqyrtim.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre nga data 28. 09. 2026 deri më datë 30. 09. 2026

VI. AFATET E REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT E PRANUAR

1. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në FSI do të bëhet prej datës 24. 09. 2026 deri më datë 29. 09. 2026, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.
Nëse studenti i pranuar nuk regjistrohet me kohë, në vend të tij do të regjistrohet kandidati i cili është në radhë sipas pikëve të arritura.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Fotografi profesionale, të realizuar në fotostudio, sipas standardeve për dokumente zyrtare (si fotografia për pasaportë ose vizë). Fotografia duhet të jetë me dimensione 35 × 45 mm, me fytyrën ballë përballë, sfond të bardhë ose të pastër dhe të ruhet në formatin JPG, JPEG ose PNG dhe të dërgohet në: ([email protected]). Ndërsa një foto fizike kandidati e dorëzon në dosjen e tij me rastin e regjistrimit.
3. Pagesa për një semestër në vlerë prej 75 € ( + 4 € për ID) është për studentët e rregullt, ndërsa 170 € ( + 4 € për ID) për studentët me korrespondencë.
Pagesa bëhet në bankën NLB (Llog, nr. 1708001600095471)

Prishtinë,
07.09.2026

02/09/2026

NJOFTIM

Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Labinot ADEMI me titull: “ABORTI NDËRMJET TË DREJTËS SHERIATIKE DHE LIGJEVE TË KOSOVËS” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 09.09.2026.

ABSTRAKTI

Nga: Labinot Ademi
Mentor: Shefqet KRASNIQI, prof. ass. dr.
Ky studim trajton abortin në kuadrin e të drejtës sheriatike dhe ligjeve të Kosovës, duke bërë një analizë krahasimtare të rregulloreve dhe praktikave të tyre. Qëllimi i punimit është të japë njohuri mbi abortin, të shqyrtojë rolin e Sheriatit dhe ligjeve të Kosovës në parandalimin e tij, si dhe të rrisë vetëdijen e shoqërisë kosovare për rreziqet dhe pasojat që mund të sjellë. Metodologjia e përdorur përfshin analizën e përmbajtjes, metodat krahasimtare, qasjen kualitative dhe kuantitative, si dhe metodat empirike, për të siguruar një kuptim të plotë të temës. Studimi evidenton ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet këtyre dy sistemeve, si dhe ndikimin e tyre në perceptimet dhe praktikat e individëve. Gjetjet tregojnë se ligjet e Kosovës ofrojnë një kornizë juridike për menaxhimin e abortit, ndërsa parimet sheriatike theksojnë aspektet morale dhe etike. Ky punim synon të ndihmojë në parandalimin e abortit dhe në rritjen e vetëdijes së shoqërisë për pasojat e tij.

Fjalët çelës: abort, e drejta sheriatike, ligjet, analizë, parandalim, vetëdijesim.

ABSTRACT
By: Labinot Ademi
Supervisor: Shefqet KRASNIQI, prof. ass. dr.

This study examines abortion within the framework of Sharia law and the laws of Kosovo, providing a comparative analysis of their regulations and practices. The aim of this paper is to provide knowledge about abortion, to examine the role of Sharia and Kosovo law in its prevention, and to raise awareness among Kosovar society about the risks and consequences it may entail. The methodology employed includes content analysis, comparative methods, qualitative and quantitative approaches, as well as empirical methods, to ensure a comprehensive understanding of the topic. The study highlights the similarities and differences between these two systems, as well as their impact on individuals’ perceptions and practices. The findings indicate that the laws of Kosovo offer a legal framework for managing abortion, while Sharia principles emphasize moral and ethical aspects. This paper aims to contribute to the prevention of abortion and to increasing societal awareness of its consequences.

Keywords: Abortion, Sharia Law, Legislation, Analysis, Prevention, Awareness.

Prishtinë,
02.09.2026

NJOFTIM Njoftohen studentët e Fakultetit të Studimeve Islame në nivelin BA & MA se orari për paraqitjen e provimeve në a...
17/08/2026

NJOFTIM

Njoftohen studentët e Fakultetit të Studimeve Islame në nivelin BA & MA se orari për paraqitjen e provimeve në afatin e shtatorit është si vijon:

• Sistemi për paraqitjen e provimeve do të jetë i hapur nga data 20.08.2026 deri më 27.08.2026.
• Paraqitja bëhet online, përmes sistemit SIMS.
• Provimet fillojnë më 01.09.2026.
• Orarin e provimeve mund ta gjeni në webfaqen e FSI-së: ​
https://fsi-edu.net/orari-i-provimeve-ba/
https://fsi-edu.net/orari-i-provimeve-ma/

Vërejtje:
Studentët luten që të respektojnë afatin e paraqitjes së provimeve, pasi pas përfundimit të tij, sistemi nuk lejon paraqitjen e mëvonshme të provimeve.

Me respekt,
Shërbimi studentor
17.08.2026

𝐍ë 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐈𝐬𝐥𝐚𝐦𝐞 𝐮 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐮𝐚 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢 "𝐃𝐫𝐢𝐭ë𝐡𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐞𝐤𝐮𝐥𝐚𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧 𝐦𝐲𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧".S...
03/08/2026

𝐍ë 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐈𝐬𝐥𝐚𝐦𝐞 𝐮 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐮𝐚 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢 "𝐃𝐫𝐢𝐭ë𝐡𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐞𝐤𝐮𝐥𝐚𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧 𝐦𝐲𝐬𝐥𝐢𝐦𝐚𝐧".

Sot, më datë 03.08.2026, në ambientet e Fakultetitt ë Studimeve Islame të Prishtinës, organizuar nga FSI dhe Instituti KONAK, u mbajt promovimi i librit “Dritëhijet e sekularizmit dhe mendimi modern mysliman” të autorit Dr. Ovamir Anjum, profesor në Universitetin e Toledos.
Vepra trajton, përmes një sërë esesh, çështje që lidhen me sekularizmin, modernitetin, globalizmin dhe përgjigjen e mendimit islam ndaj sfidave bashkëkohore.
Në kuadër të promovimit të librit u mbajt edhe një lgjëratë në formën e një diskutimi të hapur me të pranishmit. Pjesëmarrësit parashtruan pyetje dhe ndanë mendime mbi temat e trajtuara në vepër, ndërsa autori ofroi sqarime duke e shndërruar aktivitetin në një debat të frytshëm akademik.

Prishtinë,
03.08.2026

29/07/2026

LISTA PERFUNDIMTARE E KANDIDATËVE TË PRANUAR NË FSI
Niveli MA, viti akademik 2026/27

Nr. Emri dhe mbiemri
1. Amira Osmani
2. Besart Ramadani
3. Blendi Blakçori
4. Elmedina Demiroviq
5. Elmira Bunjaku
6. Gëzim Danjolli
7. Hamza Berisha
8. Ibadete Sylka
9. Ilir Brahimi
10. Merime Mashuku
11. Mirsije Veshi

Prishtinë,
29.07.2026

28/07/2026

LISTA PRELIMINARE E KANDIDATËVE TË PRANUAR NË FSI
Niveli MA, viti akademik 2026/27

Nr. Emri dhe mbiemri
1. Amira Osmani
2. Besart Ramadani
3. Blendi Blakçori
4. Elmedina Demiroviq
5. Elmira Bunjaku
6. Gëzim Danjolli
7. Hamza Berisha
8. Ibadete Sylka
9. Ilir Brahimi
10. Merime Mashuku
11. Mirsije Veshi

Prishtinë,
28.07.2026

Çaste nga mbajtja e provimit pranues në Nivelin MA!
27/07/2026

Çaste nga mbajtja e provimit pranues në Nivelin MA!

Ftesë!
27/07/2026

Ftesë!

22/07/2026

LISTA PERFUNDIMTARE E KANDIDATËVE TË CILËT KALUAN PROVIMIN PRANUES NË FAKULTETIN E STUDIMEVE ISLAME
Viti akademik 2026/2027

Të Rregullt:
1. Amar Dragobuzhda
2. Amet Feta
3. Anisa Rexha
4. Bislim Ademi
5. Drenushë Gashi
6. Erianit Biba
7. Flutra Ajeti
8. Genta Jahiu
9. Krenare Rush*ti
10. Mustafa Pashku
11. Omer Hasani
12. Omer Nuha
13. Safete Sherifi
14. Sara Bulica
15. Sumeja Shabani
16. Vigan Hasani
17. Zylfije Zeka

Me korrerspondencë:
1 Ajan Kamenica
2 Amra Abdurraimi
3 Anika Saiti
4 Belkisa Myrta
5 Drita Karpuzi
6 Driton Sahiti
7 Edin Osmani
8 Ensar Mustafa
9 Era Mehmeti
10 Erdi Gashi
11 Erion Ameti
12 Ganimete Krasniqi
13 Jasin Sulejmani
14 Lugjejn Belakhel
15 Mimoza Xhemaili
16 Muadh Kqiku
17 Musab Islami
18 Nurishahe Durguti
19 Sara Muharremi
20 Sara Shamolli
21 Ubejd Shakiri
22 Valon Zatriqi
23 Vjollca Sopjani

Prishtinë,
22.07.2026

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 03:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Studimeve Islame - FSI Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category