KOSOVA MAKERS LEAGUE

KOSOVA MAKERS LEAGUE Kosova Makers League organizon garën më të madhe të robotikës në Kosovë për shkollat fillore. 💙

🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vle...
09/09/2026

🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vlerësuar individë, biznese, përfaqësues/e të diasporës, figura publike dhe vullnetarë/e me kontribut jetësor që kanë sjellë ndryshim pozitiv në komunitet.

Si miq të vullnetarizmit, Kosova Makers League i bashkohet TOKA -s në këtë thirrje dhe ju ftojmë të nominoni të tjerët, apo të vetënominoheni për kontributin tuaj në vullnetarizëm.

*Vini re, do të vlerësohet kontributi i dhënë vetëm gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026 (përpos çmimit “Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”).

📅 Afati i fundit për nominime/vetënominime është 25 tetor 2026.
🔗 Nomino përmes linkut:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/

🚀Moduli i katërt i programit “Të Rinjtë në Teknologji 2.0”, i zhvilluar me 10 ekipe nga komuna të ndryshme të Kosovës.Dj...
08/09/2026

🚀Moduli i katërt i programit “Të Rinjtë në Teknologji 2.0”, i zhvilluar me 10 ekipe nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Dje u mbajt trajnimi i modulit të katërt, ku nxënësit patën mundësinë të vazhdojnë punën praktike, duke u njohur më nga afër me përdorimin e pakos Arduino MKR1000 IoT dhe komponentëve të saj, si dhe mënyrën se si ato mund të përdoren për realizimin e projekteve të ndryshme praktike. 💡

👩‍💻👨‍💻 Me shumë entuziazëm presim të shohim projektet kreative të nxënësve, të cilët deri tani kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim të madh gjatë gjithë programit.

Programi 'Të rinjtë në Teknologji 2.0', po organizohet nga Kosova Makers League me mbështetjen e sponsorit gjeneral për këtë program, ProCredit Bank Kosova.
Ky program po zhvillohet falë mbështetësve tanë të përhershëm BONEVET Prishtina dhe Korporata Rugove.

Pas çdo suksesi të fëmijëve dhe të rinjve tanë, qëndron puna e palodhshme, përkushtimi dhe udhëzimi i mentoreve e mentor...
04/09/2026

Pas çdo suksesi të fëmijëve dhe të rinjve tanë, qëndron puna e palodhshme, përkushtimi dhe udhëzimi i mentoreve e mentorëve tanë. 🥰

Ju ftojmë të lexoni përshtypjet e mentorëve pjesëmarrës të Edicionit të Tetë të Garës së Robotikës, KML Open 2025-26.

📖 Një vit i ri shkollor, mundësi të reja për të mësuar dhe për të arritur më shumë.Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me...
01/09/2026

📖 Një vit i ri shkollor, mundësi të reja për të mësuar dhe për të arritur më shumë.

Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me suksese, përvoja të reja dhe rezultate të mira për të gjithë nxënësit.✨

🎨 Po sikur ta krijoje vetë terrenin ku do të garojë roboti yt? 🤖Kjo ishte sfida e radhës për të rinjtë e programit “Të R...
26/08/2026

🎨 Po sikur ta krijoje vetë terrenin ku do të garojë roboti yt? 🤖

Kjo ishte sfida e radhës për të rinjtë e programit “Të Rinjtë në Teknologji 2.0”, të cilët këtë herë shndërruan idetë e tyre përmes programit Adobe Illustrator në harta të personalizuara për sfidat robotike.

Me forma, elemente dhe detaje të zgjedhura prej tyre, secili krijoi një hartë që pasqyronte mënyrën e vet të të menduarit dhe dizajnuarit. 🗺️✨

Programi 'Të rinjtë në Teknologji 2.0', po organizohet nga Kosova Makers League me mbështetjen e sponsorit gjeneral për këtë program, ProCredit Bank Kosova.
Ky program po zhvillohet falë mbështetësve tanë të përhershëm BONEVET Prishtina dhe Korporata Rugove.

🚀 Projekti ‘Youth Makers Exchange: Advancing STEAM Skills and Regional Cooperation in the Western Balkans’ po plotësohet...
24/08/2026

🚀 Projekti ‘Youth Makers Exchange: Advancing STEAM Skills and Regional Cooperation in the Western Balkans’ po plotësohet çdo ditë e më shumë përmes bashkëpunimit të ngushtë mes ekipeve të OJQ-ve organizuese të projektit.

Përmes takimit të mbajtur online mes Kosova Makers League e BONEVET Prishtina (Kosovë), CBC Loja (Maqedoni e Veriut) dhe Albict (Shqipëri), janë përcaktuar hapat e ardhshëm të zbatimit dhe detajet përfundimtare të punëtorive.

Ky bashkëpunim po fuqizon më shumë partneritetin mes tri shteteve të rajonit, me qëllim e përbashkët për fuqizimin e të rinjve përmes teknologjisë, inovacionit dhe arsimit STEAM! 🤝

Projekti është pjesë e Skemës së Granteve “GGI Grants”, të bashkëfinancuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Europian, përmes IPA III – Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit, në kuadër të Programit për Shoqërinë Civile dhe Median për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Ky projekt po organizohet nga Kosova Makers League, në bashkëpunim të ngushtë me BONEVET Prishtina, Center for Balkan Cooperation LOJA, and Albict.



[ENG]

🚀 The project 'Youth Makers Exchange: Advancing STEAM Skills and Regional Cooperation in the Western Balkans' is taking shape every day through close collaboration among the implementing NGO teams.

During an online meeting held between Kosova Makers League and BONEVET Prishtina (Kosovo), CBC Loja (North Macedonia), and AlbICT (Albania), the next implementation steps and final details for the upcoming workshops were successfully defined.

This collaboration is strengthening the partnership between the three regional countries, driven by a shared vision to empower youth through technology, innovation, and STEAM education! 🤝

The Grant for Grassroot Initiatives is co-funded by the Western Balkans Fund and European Union, as part of the WBF-EU Joint Action.

This project is organized by Kosova Makers League, in close cooperation with BONEVET Prishtina, Center for Balkan Cooperation LOJA, and Albict.

🚀 160 të rinj, 5 aktivitete dhe shumë për të zbuluar!Programi “TechMakers” së shpejti do të mbledhë 160 të rinj të moshë...
21/08/2026

🚀 160 të rinj, 5 aktivitete dhe shumë për të zbuluar!

Programi “TechMakers” së shpejti do të mbledhë 160 të rinj të moshës 15–18 vjeç, të cilët do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi të reja përmes një serie trajnimesh dhe aktivitetesh praktike. 💻✨

Programi 'TECHMAKERS' do të organizohet nga Kosova Makers League me mbështetjen e sponsorit gjeneral për këtë program, IPKO.
Ky program do të zhvillohet falë mbështetësve tanë të përhershëm BONEVET Prishtina dhe Korporata Rugove.

Ide, teknologji dhe të rinj që janë gjithmonë gati për të mësuar diçka të re. 🚀Përmes trajnimeve praktike, “Të Rinjtë në...
19/08/2026

Ide, teknologji dhe të rinj që janë gjithmonë gati për të mësuar diçka të re. 🚀

Përmes trajnimeve praktike, “Të Rinjtë në Teknologji 2.0” po u mundëson të rinjve të eksplorojnë teknologjinë dhe të zhvillojnë aftësi të reja.

📰 Për më shumë rreth programit dhe rrugëtimit të të rinjve ju ftojmë të lexoni artikullin e publikuar nga Telegrafi.com.

Programi “Të Rinjtë në Teknologji 2.0”, i organizuar nga Kosova Makers League me mbështetjen e ProCredit Bank Kosova, po vazhdon me sukses zbatimin e aktiviteteve të parapara për fuqizimin e të rinjve në fushën e teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale.Përmes këtij ba...

Address

Taslixhe, Rr. Hilë Mosi, Nr. 11
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KOSOVA MAKERS LEAGUE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to KOSOVA MAKERS LEAGUE:

Shortcuts

Share

Category