21/07/2017
Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se nga 1 Gusht 2017 Qendra Kreative do të pezullojë të gjitha aktivitetet në kopsht nga mosha 6 muaj deri ne 4 vjeç. Ndërsa do të vazhdojë të punojë Hello Kids 1 me moshat 6 muaj deri 3 vjeç në lokacionin në Pejton në adresën: Rr.Mujo Ulqinaku nr.80, ndërsa mosha 3 deri 4 vjeç, si dhe parashkollorët dhe shkollarët do të vazhdojnë të punojnë me ish stafin e Qendrës Kreative në këtë lokacion, nën menaxhimin e Hello Kids 3.
Për çdo informatë dhe regjistrime të reja për fëmijë të moshës 6 muaj deri 3 vjeç, 3 deri 6 vjeç dhe shkollarë nga klasa I-V, mund të kontaktoni në numër tel: 045 592 707 në Hello Kids dhe në facebook https://www.facebook.com/KopshtiFemijeveHelloKids/
Të gjitha pagesat dhe obligimet për qendrim ditor dhe gjysëm ditor si dhe ripërtrirjen e kontratave duhet ta bëni me menaxhmentin e Hello Kids 3.
Ju falenderojmë sinqerishtë nga zemra për besimin e dhënë gjatë këtyre viteve dhe shpresojmë që do të jeni të kënaqur me sherbimet e Hello Kids-it, duke besuar se Hello Kids për moshat e lartëcekura do të ofrojnë sherbime më cilësore se gjerë më tani.
Me respekt, stafi i Qendrës Kreative dhe Hello Kids :)
“Hello Kids Academy” vendi i fëmijeve tuaj!