The Curious Preschoolers

The Curious Preschoolers Qendër për fëmijë të moshës 3-6vj. Bazuar në qasjen pedagogjike "Curiosity Approach Pedagogy" �

Një fillim i ri, plot kureshtje…Më 1 Shtator, dyert tona u hapën për buzëqeshje të vogla, hapa të pasigurt dhe shumë sy ...
02/09/2026

Një fillim i ri, plot kureshtje…

Më 1 Shtator, dyert tona u hapën për buzëqeshje të vogla, hapa të pasigurt dhe shumë sy kureshtarë.

Në frymën e Curiosity Approach, fëmijët i mirëpresim jo me shumë rregulla e udhëzime, por me një ambient të ngrohtë, të qetë dhe plot mundësi për të zbuluar.

Pak natyrë, pak mister, shumë lojë dhe hapësirë për të pyetur:
“Çfarë është kjo?” “Çfarë mund të bëj me të?” “Po nëse provojmë kështu?”

Ne besojmë se fëmijët nuk kanë nevojë t’u tregojmë gjithçka. Ata kanë nevojë për hapësirën për ta zbuluar vetë.

Po sikur fëmija juaj të mësojë më shumë duke luajtur?Jo duke qëndruar ulur.Jo duke mësuar përmendësh.Por duke prekur, pr...
28/08/2026

Po sikur fëmija juaj të mësojë më shumë duke luajtur?

Jo duke qëndruar ulur.
Jo duke mësuar përmendësh.
Por duke prekur, provuar, pyetur, ndërtuar, rrëzuar dhe zbuluar.

Kjo është ajo që krijojmë përmes Curiosity Approach

Një hapësirë ku fëmijët nuk presin gjithmonë t’u tregojmë “si bëhet”, por inkurajohen të gjejnë mënyrën e tyre.

👐 Materiale që nxisin duart të punojnë.
👀 Situata që zgjojnë kureshtjen.
💭 Pyetje që hapin mendjen.
🌱 Lojë që bëhet përvojë dhe përvoja që bëhet mësim.

Sepse pas një fëmije që thotë “Pse?”, fshihet një mendje që po rritet.
Dhe pas një “Po sikur…?”, mund të fshihet një zbulim i madh.

Ne nuk u japim fëmijëve vetëm aktivitete por u krijojmë mundësitë për të zbuluar botën.

🧐🧠
20/08/2026

🧐🧠

Liria e lëvizjes, përzgjedhja e lojërave sipas interesave dhe nevojave të fëmijëve janë ndër mënyrat më të shëndetshme p...
18/08/2026

Liria e lëvizjes, përzgjedhja e lojërave sipas interesave dhe nevojave të fëmijëve janë ndër mënyrat më të shëndetshme për të nxitur zhvillimin e tyre.

Liria për të zgjedhur është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit.Kur fëmijët kanë mundësinë të zgjedhin lojën, material...
11/08/2026

Liria për të zgjedhur është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit.

Kur fëmijët kanë mundësinë të zgjedhin lojën, materialin apo aktivitetin që i tërheq, ata ndjekin kuriozitetin e tyre, bëhen më të përqendruar dhe më të përfshirë.

Në lojën e zgjedhur prej tyre, fëmijët:
-eksplorojnë
-provojnë dhe gabojnë
-krijojnë ide të reja
-zgjidhin probleme
-mësojnë të marrin vendime

Ne nuk zgjedhim gjithmonë për ta. Ne krijojmë hapësirën, ofrojmë mundësitë dhe u besojmë fëmijëve.

Sepse kur një fëmijë zgjedh vetë se me çfarë të luajë, loja bëhet më shumë se lojë,bëhet një mundësi për të mësuar, zbuluar dhe për t’u rritur.

31/07/2026
Të përqendruar në interesat e tyre dhe duke i përmbushur nevojat personale përmes lojës së pastrukturuar. Loja e pastruk...
02/07/2026

Të përqendruar në interesat e tyre dhe duke i përmbushur nevojat personale përmes lojës së pastrukturuar.

Loja e pastrukturuar është mënyrë e lojës që udhëhiqet nga vet fëmija. Pra, janë lojëra spontane që bazohen në kuriozitetin e tyre ❤️

Në emër të kopshtit tonë, në përmbyllje të një viti të mbushur me lojë, zbulime dhe rritje të përbashkët, shprehim mirën...
27/06/2026

Në emër të kopshtit tonë, në përmbyllje të një viti të mbushur me lojë, zbulime dhe rritje të përbashkët, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për këtë rrugëtim kaq të veçantë.

Faleminderit stafit tonë të përkushtuar, që çdo ditë ka krijuar hapësira të pasura me kuriozitet, ku fëmijët janë nxitur të eksplorojnë, të mendojnë, të provojnë dhe të mësojnë përmes përvojës së drejtpërdrejtë. Ju jeni forca dhe zemra e këtij mjedisi edukativ.

Faleminderit prindërve për besimin, bashkëpunimin dhe për hapjen ndaj një qasjeje që vë fëmijën në qendër, duke e lejuar të mësojë përmes lojës, pyetjeve dhe zbulimeve të përditshme, siç është Curiosity Approch Pedagogy.

Sot, ndërsa përcjellim fëmijët tanë drejt klasës së parë, ne nuk themi lamtumirë, por “mirë u pafshim në një hap të ri”. Ata largohen më të fortë, më kuriozë dhe më të gatshëm për botën që i pret.
Urojmë që rruga e tyre të jetë e mbushur me gëzim, guxim dhe dashuri për të mësuar.

Me mirënjohje dhe respekt të veçantë,
The Curious Preschoolers

Address

Bregu I Diellit
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:30 - 17:00
Tuesday 07:30 - 17:00
Wednesday 07:30 - 17:00
Thursday 07:30 - 17:00
Friday 07:30 - 17:00

Telephone

+38344444726

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when The Curious Preschoolers posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to The Curious Preschoolers:

Shortcuts

Share

Category