Fakulteti Filozofik

Fakulteti Filozofik FAQJA ZYRTARE E FAKULTETIT FILOZOFIK
Institucioni i parë dhe më i rëndësishëm arsimit të lartë në vend dhe pararendës i Universitetit të Prishtinës.

MIRË SE VINI NË FAKULTETIN FILOZOFIKTë dashur studentë,Fillimi i një viti të ri akademik sjell energjinë e një fillimi t...
15/09/2026

MIRË SE VINI NË FAKULTETIN FILOZOFIK

Të dashur studentë,

Fillimi i një viti të ri akademik sjell energjinë e një fillimi të ri, por edhe mundësinë për të reflektuar mbi rrugën që kemi zgjedhur.

Studentëve që këtë vit i bashkohen për herë të parë Fakultetit Filozofik, ju falënderoj që, mes shumë mundësive për të ndërtuar të ardhmen tuaj, keni zgjedhur të bëheni pjesë e komunitetit tonë akademik. Atyre që rikthehen për të vazhduar studimet master, ju falënderoj për besimin e përsëritur dhe për zgjedhjen që një etapë të re të rrugëtimit tuaj akademik ta vazhdoni sërish me ne.

Pavarësisht nëse rrugëtimi juaj nis në Departamentin e Filozofisë, Departamenti i Sociologjisë, Departamenti i Psikologjisë, UP , Departamenti i Historisë- UP , Departamenti i Antropologjisë / UP, Departamentin e Shkencë Politike apo Departamenti Punë Sociale, nga sot jeni pjesë e një komuniteti të përbashkët – Fakulteti Filozofik të Universiteti i Prishtinës.

Të jesh pjesë e këtij komuniteti do të thotë shumë më tepër sesa të ndjekësh një program studimi. Vitet që do të kaloni këtu do t’ju japin dije dhe përgatitje profesionale, por njëkohësisht do t’ju sfidojnë të mendoni, të pyesni dhe ta shihni botën nga këndvështrime të reja. Krahas asaj që do të mësoni gjatë ligjëratave dhe studimeve, janë edhe njerëzit që do të takoni, miqësitë që do të krijoni, përvojat që do të ndani dhe mësimet që do të merrni gjatë rrugës ato që do ta bëjnë këtë periudhë një pjesë të rëndësishme të formimit tuaj.

Dhe në këtë rrugëtim nuk jeni vetëm. Profesorët, asistentët, stafi administrativ, drejtuesit e departamenteve dhe menaxhmenti i Fakultetit janë këtu për t’ju mbështetur në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional. Po aq i rëndësishëm është edhe Këshilli i Studentëve - Fakulteti Filozofik – zëri dhe përfaqësimi juaj brenda Fakultetit, por edhe një adresë e afërt për bashkëpunim, iniciativa dhe jetën studentore.

Uroj që Fakulteti Filozofik të bëhet për ju një hapësirë ku do të ndiheni të lirë të mësoni, të pyesni, të mendoni, të sfidoni idetë, të krijoni miqësi dhe të zhvilloheni jo vetëm si profesionistë të ardhshëm, por edhe si njerëz.

Mirë se vini në Fakultetin Filozofik. Ju uroj një fillim të mbarë, një vit të suksesshëm akademik dhe një rrugëtim që do t’ia vlejë ta kujtoni.

Prof. Bekim Baliqi,
Dekan i Fakultetit Filozofik

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Gracit, Austri. Universiteti i Prishtinës hap thirrje...
13/09/2026

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Gracit, Austri.

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Gracit “Karl Franz” në Austri në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror të vitit 2026/2027

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve nga të gjitha fushat dhe nivelet e studimit.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 17 shtator 2026.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për më shumë, percjellni vegëzen e mëposhtme:
https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,1798

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

Të nderuar studentë, Fakulteti Filozofik, i udhehëqur nga dekani Prof. Bekim Baliqi ju dëshiron studime të mbara dhe suk...
12/09/2026

Të nderuar studentë,
Fakulteti Filozofik, i udhehëqur nga dekani Prof. Bekim Baliqi ju dëshiron studime të mbara dhe suksese në vitin e ri akademik 2026/2027 dhe ju njofton se në vegëzen e bashkëngjitur mund të gjeni orarin e mësimit për këtë semestër.

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

Në ambientet e Komunës së Prishtinës, u zhvillua një takim pune mes drejtores së Parqeve të Prishtinës, znj. Albana Tuli...
12/09/2026

Në ambientet e Komunës së Prishtinës, u zhvillua një takim pune mes drejtores së Parqeve të Prishtinës, znj. Albana Tuli Gjonbalaj, dhe ekipit të saj, dhe Prodekanit për Financa, Infrastrukturë dhe Inovacion në Fakultetin Filozofik, Prof. Arsim Sinani.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e përbashkëta që do të zhvillohen në javët në vijim, me fokus në edukimin, vetëdijesimin, angazhimin vullnetar dhe organizimin e diskutimeve publike. Znj. Gjonbalaj u përgëzua për idenë e Parkut Botanik dhe u diskutua mundësia që Fakulteti Filozofik të jetë pjesë e këtij projekti, si dhe e projekteve të tjera që lidhen me gjelbërimin e hapësirave publike në Prishtinë.

Në këto iniciativa synohet kyçja e studentëve, stafit dhe institucioneve relevante, me qëllim të krijimit të projekteve konkrete për një Prishtinë më të gjelbër dhe më të pastërt.

Më poshtë mund t'i shihni rezultatet preliminare të provimit pranues për programet e studimeve master në Fakultetin Filo...
11/09/2026

Më poshtë mund t'i shihni rezultatet preliminare të provimit pranues për programet e studimeve master në Fakultetin Filozofik.

Programi Historie Kohës së Re

Programi Filozofi Politike

Programi Trashëgimi Kulturore

Programi Trashëgimi Kulturore Komunitete pakicë

https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1%2C35%2C1799&fbclid=IwY2xjawUQp3FwZG9mAWV4dG4DYWVtAjEwAGJyaWQRMW5qeDE4UjVoRVpoQlFsVUVzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeOKi6Jvg31NbkbnKkAwTqqipwY7mL5AjpPGEhqHNd81sy7Twh1uGPa43XdcM_aem_sQDXcQ-LieTCaxoN8WAMRw

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

Fakultetin Filozofik e vizitoi sot Rektori i Universitetit 'Eqrem Çabej' në Gjirokastër, Prof. dr. Jaho Cana me bashkëpu...
09/09/2026

Fakultetin Filozofik e vizitoi sot Rektori i Universitetit 'Eqrem Çabej' në Gjirokastër, Prof. dr. Jaho Cana me bashkëpunëtor, me ç’rast u zhvillua një takim me dekanin Prof.dr Bekim Baliqi, sekretarin z. Jeton Hyseni dhe stafin akademik të fakultetit. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në arsim, sfidat dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të procesit akademik, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit institucional.
Vizita zyrtare shërbeu gjithashtu si një mundësi për të shkëmbyer ide dhe për të përcaktuar hapa konkretë në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit me Fakultetin Filozofik dhe krijimit të kushteve sa më të mira për studentët dhe stafin akademik.
Bashkëpunimi akademik dhe përkushtimi institucional mbeten thelbësorë për zhvillimin e Fakultetit dhe ndërtimin e një Universiteti më të avancuar!

Rezultatet preliminare të provimit pranues të konkursit plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve...
07/09/2026

Rezultatet preliminare të provimit pranues të konkursit plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Bachelor , për vitin akademik 2026/2027.

Më poshtë mundë të shihni rezultatet preliminare të provimit pranues në Fakultetin Filozofik:

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

Është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të nivelit master në të gjitha programet e Fakulteti Filozofik ...
04/09/2026

Është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të nivelit master në të gjitha programet e Fakulteti Filozofik ku ka vende të lira të mbetura nga afati i parë.
Aplikimi është i hapur nga 3 deri më 10 shtator 2026, në orën 14:00. Aplikimi online mund të bëhet nga 4 shtatori 2026 në orën 12:00 në vjegëzën: http://apliko.uni-pr.edu. Gjatë kësaj periudhe do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit fizik, në të gjitha ditët tjera, përveç të dielës.
Konkursin e plotë, të gjitha detajet dhe afatet e tij mund t'i gjeni në këtë vjegëz: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,4003

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Është universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës njofton se është hapur Konkursi Plotësues për plotësimin e vendeve të ...
29/08/2026

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës njofton se është hapur Konkursi Plotësues për plotësimin e vendeve të lira për pranimin e studentëve në studimet themelore – baçelor për vitin akademik 2026/2027.
Aplikimi bëhet online përmes platformës http://apliko.uni-pr.edu,
e cila do të jetë e hapur nga 28 gusht deri më 5 shtator 2026, në orën 16:00.
Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë në programet e Fakultetit të Filologjisë ku kanë mbetur vende të lira dhe të njihen me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkurs.
Konkursin e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
Klikoni këtu për ta hapur Konkursin Plotësues http://apliko.uni-pr.edu

Sistemi elektronik për menaxhimin e studentëve — Universiteti i Prishtinës

28/08/2026

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti Filozofik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Fakulteti Filozofik:

Shortcuts

Share