Klubi i Karrierës "Xhevdet Doda"

Klubi i Karrierës  "Xhevdet Doda"

Share

Ne jemi të përkushtuar për informimin dhe ngritjen e shkathësive të nxënësve për menaxhimin

28/12/2022

Jeni të interesuar në fushën e menaxhimit dhe biznesit?
Klubi i Karrierës “Xhevdet Doda” organizon sesionin informues me të ftuarin Dr. Sc. Lorik Haxhiu i cili mban titullin “Local Project Coordinator” në KESS!
Sesioni mbahet nesër, ditë e Enjte, më 29.12.2022 nga ora 12:00 në sallën e testeve!

Merrni pjesë edhe ju për të mësuar më shumë rreth profesionit dhe rrugëtimit të tij!

lorik

23/11/2022
Photos from Klubi i Karrierës  "Xhevdet Doda"'s post 23/11/2022

Interesimi i nxënësve për eventin “Movie Night” I TEJKALOI PRITSHMËRITË TONA!!!!
Sot filluam me sh*tjen e biletave në hollin e shkollës ku ju presim edhe gjatë ditëve tjera por me një numër të limituar të biletave.
Shpejtoni të merrni biletat tuaja e ne ju presim me 30 nëntor, 1 dhe 2 dhjetor për një prej aktiviteteve më atraktive që keni marrë pjesë ndonjëherë !

Photos from Klubi i Karrierës  "Xhevdet Doda"'s post 22/11/2022

Sot, anëtarët e klubit të karrierës filluan me takimin e parë në kuadër të projektit të disa studentëve te fakultetit të Psikologjisë për udhëzim në karrierë.
Përmes këtij plani synojmë që nxënësit të aftësohen më shumë per zgjedhje në karrierë si dhe të marrin njohuri të tjera të përgjithshme që ndihmojnë edhe nxënësit e tjerë përmes klubit.
Falenderojmë studentët per inicativën dhe mundësinë e dhënë, e mezi po i presim takimet e radhës !!

11/10/2022

Klubi i karrierës “Xhevdet Dodë” hap aplikimet 2022/2023 për nxënësit të cilët duan të bëhen pjesë e klubit!

Klubi i karrierës përmes aktiviteteve jashteshkollore, ka për qëllim të ndihmojë nxënësit të orientohen në karrierë dhe të zgjedhin profesionet të cilat ata preferojnë.
Aplikimet hapur deri 18.10.2022.

^
Linku per aplikim në bio te faqes |
Për informacione të tjera na kontaktoni në rrjete sociale!

Photos from Klubi i Karrierës  "Xhevdet Doda"'s post 14/06/2022

Pas nje viti shkollor të suksesshëm e me plot aktivitete, u ndanë çertifikata për anëtarët e Klubit të Karrieres që me angazhimin e tyre u shquan në
realizimin e aktiviteteve ne kuadër të klubit në periudhen kohore 2021/2022.
Vitin tjetër do punojmë edhe më shumë të gjejmë metodat më të mira dhe funksionale si dhe aktivitetet më atraktive që do u ndihmojnë nxënësve për orientim në karrierë!

Photos from Klubi i Karrierës  "Xhevdet Doda"'s post 04/06/2022

Ceremonia permbyllese e programit “Perkrahja e Adoleshenteve pas Mesimit te rregullt” USAID.
Programi i cili jo vetem qe ndihmoi ne fillimin e klubeve, perkrahjen ne aktivitete dhe fondacione por iu dha shume nxenesve mundesine per te mesuar, krijuar lidhje, fituar eksperienca dhe ndihmuar nxenesit e tjere!
Falenderojme udheheqesit e programit, mentoret,stafin, nxenesit dhe te gjithe te cilet punuan per realizimin e ketij programi.
Faleminderit per inspirimin, kurajon dhe mundesite e ofruara per nxenesit te cilet padyshim do te vazhdojne te punojne edhe pas mbylljes se programit!
Çdo gje e mire ka edhe fundin e saj, por jemi shume me fat qe patem mundesine e pjesmarrjes ne kete rrugetim!

Closing Ceremony of USAID Adolescent Post-Regular Teaching Support Program.
The program which not only helped in starting clubs, supporting activities and funding but also gave many students the opportunity to learn, make connections, gain experiences and help other students!
We thank the program leaders, mentors, staff, students and all who worked for the realization of this program.
Thank you for the inspiration, courage and opportunities offered to students who will undoubtedly continue to work even after the closing of the program!
Everything good has its end, but we are very lucky to have had the opportunity to participate in this beautiful journey!

27/04/2022

Ne klubi i karrierës patëm kënaqësinë që të ishim pjesë e emisionit të pasdites në Tëvë1 ku ish-kryetarja e klubit Arlinda Kuqi na intervistoi e ne patëm mundësinë të flasim më shumë per qëllimet,synimet,punën dhe aktivitetet tona si klub.
Falenderojmë Arlindën dhe tëvë1 për mundësinë dhe kohën që ndanë me ne!

Photos from Klubi i Karrierës  "Xhevdet Doda"'s post 30/03/2022

Sot,organizuam një sesion të radhës me disa përfaqësues të qendrës së karrierës së kolegjit UBT dhe Halil Batosha mbajti ligjeratë ku nxënësit mësuan më shumë për mundësitë e tyre për studime,u njohën me drejtime dhe degë te ndryshme studimi dhe përparësitë apo vështirësitë qe mund të kenë.
Shpresojmë që ky sesion i ka ndihmuar nxënësit që të zgjedhin drejtimin e tyre për karrierë si dhe që të jenë më të gatshëm për jetën studentore.

Programi " Mbështetni Adoleshentët Pas Shkollimit të Rregullt"-ASSET financohet nga USAID dhe implementohet nga Qendra për Arsim të Kosovës-KEC, në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.


Photos from Klubi i Karrierës  "Xhevdet Doda"'s post 26/03/2022

Në hapësirat e kompanisë SPEEEX u nënshkrua marrëveshje mes kompanisë Speex dhe Klubit te Karrieres te shkollës “Xhevdet Doda”.

Me qëllim të bashkëpunimit mes shkollave dhe sektorit privat,përmes marrëveshjes krijohen mundësi për nxënësit që ti aplikojnë njohuritë e tyre në mjedis pune dhe të njihen më mirë me tregun e punës.
Përmes marrëveshjes 1-vjeçare, nxënësve të gjimnazit “Xhevdet Doda" do tu ofrohet punë praktike dhe mentorim nga ana e kompanisë.
Qëllimi i klubit tonë është orientimi dhe udhëzimi i nxënësve për karrierë,prandaj kjo është një mundësi shumë e mirë që nxënësit të zgjerojnë njohuritë e tyre,dhe një ndihmë për përzgjedhjen e profesionit të tyre në të ardhmen.

Kjo marrëveshje fasilitohet përmes Programit “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregull"-ASSET, që financohet nga USAID dhe menaxhohet nga
Qendra pèr Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me FHI360 dhe Crimson Capital.

25/03/2022

Believe in yourself!

Programi " Mbështetni Adoleshentët Pas Shkollimit të Rregullt"-ASSET financohet nga USAID dhe implementohet nga Qendra për Arsim të Kosovës-KEC, në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.


Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Pristina
10000