22/05/2026
Instituti Riinvest
Ne jemi instituti i parë për zhvillim dhe kërkim i llojit think tank në Kosovë ne funksion që nga viti 1995.
Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, operon që nga viti 1995 si organizatë hulumtuese, private jo-profitabile, me mision që ta promovoj zhvillimin modern ekonomik të Kosovës bazuar në filozofinë e ndërmarrësisë. Aktivitetet e Riinvestit gjatë viteve 1995-1997 ishin të fokusuara në organizimin e seminareve dhe uorkshopeve me ndërmarrës në çështje të ndryshme të mjedisit të biznesit dhe men
22/05/2026
15/05/2026
Festojmë 31-vjetorin!
Për më shumë se tri dekada, Instituti Riinvest promovon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës përmes dijeve të reja, hulumtimeve dhe studimeve cilësore.
Ky përvjetor është një moment reflektimi për rrugëtimin tonë, por edhe motivim për të vazhduar përpara me energji të re, partneritete të forta dhe angazhim të vazhdueshëm për një Kosovë më të zhvilluar dhe më konkurruese.
Faleminderit të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e udhëtimit tonë gjatë 31 viteve.
****
Celebrating 31 Years!
For more than three decades, Riinvest Institute has promoted Kosovo’s sustainable economic development through new knowledge, research, and high-quality studies.
This anniversary is a moment to reflect on our journey, but also a motivation to move forward with renewed energy, strong partnerships, and continued commitment toward a more developed and competitive Kosovo.
Thank you to everyone who has been part of our journey throughout the past 31 years.
06/05/2026
30/04/2026
Sot, Instituti Riinvest organizoi diskutim me temën: “Problemet dhe sfidat zhvillimore të ndërlidhura me ndryshimet demografike dhe planifikimin hapësinor”, i fasilituar nga znj. Elvisa Pallaska, eksperte e planifikimit hapësinor.
Në këtë tryezë u zhvillua një diskutim i thelluar me përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe ekspertë të fushës, ku u trajtua ndikimi i trendeve demografike- si migrimi dhe ndryshimet në strukturën e popullsisë – në organizimin e hapësirës, zhvillimin urban dhe shpërndarjen e shërbimeve publike. U theksua rëndësia e një planifikimi më të qëndrueshëm, të bazuar në të dhëna, për t’iu përgjigjur sfidave aktuale dhe për të orientuar zhvillimin afatgjatë.
Një ndër mesazhet kryesore ishte se planifikimi hapësinor nuk mund të trajtohet i ndarë nga dinamika demografike, pasi këto procese janë të ndërlidhura dhe kërkojnë politika të mirëkoordinuara.
Ndër rekomandimet kryesore u theksuan: rishikimi i legjislacionit për planifikimin dhe ndërtimin; themelimi i këshillave për planifikim; ndalimi i menjëhershëm i keqpërdorimit të parqeve nacionale, rajonale dhe zonave të mbrojtura; forcimi i kapaciteteve institucionale në MMPH dhe në nivel komunal; si dhe përmirësimi i koordinimit ndërinstitucional dhe i mekanizmave të monitorimit dhe inspektimit të planeve hapësinore dhe zhvillimore.
Ky diskutim u organizua në kuadër të projektit: “Regjistrimi i popullsisë 2024 në Kosovë: zbërthimi i implikimeve të ndryshimeve demografike për politikat dhe zhvillimin”, i mbështetur nga UNFPA in Kosovo.
01/04/2026
Vendimi që paga e 13-të të ekzekutohet për punonjëset dhe punonjësit në sektorin publik në Kosovë, duke përfshirë edhe lehonat, është një hap pozitiv në njohjen e kontributit dhe të drejtave të tyre.
Megjithatë, ky vendim njëkohësisht nxjerr në pah një pabarazi të thellë dhe të pajustifikueshme ndaj grave në sektorin privat, veçanërisht ndaj lehonave - të cilat janë gjithashtu taksapaguese dhe kontribuese të drejtpërdrejta në buxhetin e shtetit.
Si Forum Ekonomik i Grave, shprehim shqetësimin tonë të thellë për këtë trajtim të pabarabartë që krijon dy standarde të ndryshme për gratë në tregun e punës.
Lehonat në sektorin privat, si taksapaguese, vazhdojnë të përballen me pasiguri financiare dhe mungesë mbështetjeje të barabartë, pavarësisht kontributit të tyre të rëndësishëm në ekonomi dhe shoqëri. Një politikë që trajton ndryshe gratë bazuar në sektorin ku punojnë, jo vetëm që është e padrejtë, por dëmton përpjekjet për barazi gjinore dhe pjesëmarrje të barabartë në tregun e punës.
Gjithashtu gratë që punojnë në organizatat e shoqërisë civile përballen me një tjetër formë të pasigurisë dhe mungesës së mbështetjes institucionale. Shpesh të angazhuara në projekte të përkohshme dhe pa mekanizma të qëndrueshëm të mbrojtjes sociale, ato mbesin jashtë skemave të mbështetjes, pavarësisht kontributit të tyre të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror, demokratik dhe ekonomik të vendit.
Kërkojmë nga institucionet që të rishikojnë këtë qasje dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar trajtim të barabartë për të gjitha gratë, pa dallim sektori. Mbështetja për lehonat duhet të jetë e drejtë universale, jo privilegj i një pjese të punonjëseve.
Barazia nuk duhet të jetë selektive.
26/03/2026
Konferenca hapëse e Javës së Gruas 2026, me temën “Fuqia në Partneritet: Nga dialogu në veprim”, shënoi një moment të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit dhe avancimin e barazisë gjinore.
Në këtë kuadër, Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest, mbajti një prezantim me temën “Ndërlidhja e niveleve të qeverisjes”. Ai solli vështrime mbi rëndësinë e përmirësimit të koordinimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, me qëllim sigurimin e bashkërendimit të politikave dhe zbatimit më efektiv të qeverisjes së përgjegjshme gjinore.
Ky diskutim theksoi se vetëm përmes partneritetit dhe veprimit të përbashkët mund të arrihen rezultate të qëndrueshme në fuqizimin e grave.
12/03/2026
Gjatë dy viteve të fundit, Instituti Riinvest ka shërbyer si raportues për Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think Tank-eve (FSC) të Procesit të Berlinit. Në këtë rol, Riinvest ka bashkëpunuar ngushtë me organizatat e shoqërisë civile në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për mbledhjen e të dhënave, lehtësimin e dialogut dhe formulimin e rekomandimeve të politikave që lidhen me avancimin e integrimit ekonomik rajonal.
Në këtë kontekst, Instituti Riinvest sot organizoi tryezën e diskutimit me temë “Nga Integrimi Rajonal drejt Konvergjencës me BE-në: E ardhmja e Tregut të Përbashkët Rajonal”, e cila mblodhi përfaqësues nga institucionet qeveritare, komuniteti i biznesit, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët zhvillimorë për të diskutuar progresin e arritur, sfidat ekzistuese dhe prioritetet e ardhshme në zbatimin e agjendës së Tregut të Përbashkët Rajonal.
Paneli i diskutimit, i moderuar nga Alban Hashani, përfshiu:
• Jeton Zulfaj, Koordinator për Procesin e Berlinit në Zyrën e Kryeministrit
• Boguslaw Gerturda, Zyra e BE-së në Kosovë
• Blendi Hasaj, Instituti GAP
• Besnik Vasolli, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare
Në fjalën hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani, theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit, i cili u lansua në një moment kur vendet e Ballkanit Perëndimor përballeshin me një ndjenjë stagnimi në procesin e integrimit evropian. Ai vlerësoi kontributin e këtij procesi në avancimin e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se Tregu i Përbashkët Rajonal duhet të shihet si një instrument që e afron rajonin me Bashkimin Evropian dhe jo si alternativë ndaj anëtarësimit.
Duke prezantuar rekomandimet e dala nga konsultimet rajonale të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think Tank-eve 2025, Visar Vokrri, Drejtor Programor në Riinvest, theksoi nevojën për përshpejtimin e reformave që lidhen me lehtësimin e tregtisë, mobilitetin e fuqisë punëtore dhe harmonizimin rregullator, si dhe rëndësinë e rritjes së përfshirjes së aktorëve vendorë në proceset rajonale të vendimmarrjes.
Panelistët diskutuan progresin dhe sfidat e Kosovës në zbatimin e reformave për Tregun e Përbashkët Rajonal, rolin e Procesit të Berlinit dhe Planit të Rritjes së BE-së, si dhe rëndësinë e angazhimit të sektorit privat dhe mbikëqyrjes nga shoqëria civile në avancimin e integrimit ekonomik. Diskutimi nxori në pah gjithashtu një mesazh të përbashkët: vendet e Ballkanit Perëndimor shpesh veprojnë më shumë si konkurrentë sesa si partnerë komplementarë, ndërkohë që rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe specializimi rajonal do të mund të kontribuonin në një integrim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm drejt Bashkimit Evropian.
Ngjarja u përmbyll me theksimin e një mesazhi të rëndësishëm mbi nevojën për stabilitet institucional dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike, si parakusht për zbatimin efektiv të marrëveshjeve rajonale.
Ky aktivitet u realizua me përkrahjen e British Council, i cili shërbeu si organizator i Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think-Tank-eve të mbajtur vitin e kaluar.
17/02/2026
Faleminderit rrjetit EFI për urimin me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰
Urime 18 vjetori i Pavarësisë!
——
Thank you to the EFI network for the Independence Day wishes to Kosovo 🇽🇰
Happy 18th Anniversary of Independence!
Happy Independence Day, Kosovo! 🇽🇰
Today we celebrate the resilience, spirit, and aspirations of the people of Kosovo. EFI is proud to work alongside our partners to support economic education and opportunities that empower people to shape their futures and contribute to their communities.
We wish everyone in Kosovo a joyful and meaningful Independence Day.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Address
Str. Andrea Gropa, No. 98
Pristina
10000