Our Story
QENDRA SOCIALE- EDUKATIVE SOS KOPSHTI
SOS Kopshti ka filluar veprimtarinë e tij me 16 shtator 2002, si institucion parashkollor që ofron përkujdesje ditore dhe edukim parashkollor për fëmijë të moshës 3-6 vjeçar.
Motoja e kopshtit tonë është “të identifikohen nevojat individuale të fëmijëve dhe secili fëmijë të inkurajohet që të zhvillohet sipas ritmit të vet”.
Ne angazhohemi që:
1.Secili fëmijë të ndjehet pjesëtar i barabartë i grupit të cilit i takon duke qenë i përfshirë, i sigurt dhe i çmuar;
2.Të krijojmë një mjedis të planifikuar dhe stimulues, brenda dhe jashtë objektit;
3.Pikë referimi për çfarëdo përvoje që u ofrohet fëmijëve të jenë vet fëmijët, respektivisht përvojat, nevojat, interesimet dhe dëshirat e tyre;
4.Të çmohen dhe promovohen të gjitha fushat e zhvillimit dhe të kuptohet se të gjithë fëmijët kanë nivele të ndryshme të zhvillimit – sa i përket aspektit fizik,gjuhësor, emocional, social dhe intelektual;
5.Të punojmë si ekip për të siguruar një mjedis të lumtur, të sigurt dhe të shëndoshë për fëmijët;
6.Të përfshijmë prindërit /kujdestarët dhe të punojmë së bashku me ta për zhvillimin e fëmijës së tyre;
ORGANIZIMI I PUNËS EDUKATIVE NË KOPSHT
Kapaciteti i kopshtit është për 125-130 fëmijë.
Në programin edukativ të Kopshtit të ri fëmijët janë të organizuar në tri nivele edukative. Nivelet janë të organizuara sipas moshave 3-4 vjeç , 4- vjeç dhe 5-6 vjeç. Definimi i grupeve edukative sipas moshës bëhet më qëllim që secilit fëmijë t’i mundësohet që të zhvillohet në grupin e vet, niveli i të cilit i përgjigjet më së miri nevojave, interesimeve, afiniteteve dhe predispozitave të tij.
Zgjidhjet e brendshme të objektit lejojnë organizimin e punës edukative në pesë grupe me nga 20-25 fëmijë. Nëse në grupe ka edhe fëmijë me nevoja të veçanta numri i fëmijëve në atë grup ose do të jetë më i vogël ose do të jetë asistenti apo edukatorja përgjegjëse për atë fëmijë.
Secili grup i fëmijëve ka dhomën e vet dhe dy edukatore përgjegjëse për atë grup fëmijësh.
Për realizimin e programit të kopshtit përkujdeset personeli prej 20 anëtarëve
që punon me orar të plotë dhe gjysmë orari që angazhohet sipas nevojës. Përveç kësaj në veprimtarinë e kopshtit mund të angazhohen vullnetarisht edhe edukatorë të tjerë, student, prindër ose të interesuar të tjerë.
Veprimtaria e përgjithshme edukative zhvillohet duke u bazuar në katër parime:
1. Edukimi me fëmijën në qendër
2. Të mësuarit përmes lojës
3. Promovimi i jetës familjare dhe sociale
4. Promovimi i edukimit gjithëpërfshirës
Kopshti ofron program edukativ të integruar duke zbatuar elemente të metodologjive bashkëkohore që planifikohet dhe realizohet për grupmoshat e fëmijëve 3-6 vjeçar dhe përshtatet sipas potencialit individual të fëmijëve.
Përmes këtij programi edukativ synohet të arrihet zhvillimi i potencialit individual të çdo fëmije duke u gërshetuar me fushat e zhvillimit të fëmijërisë si:
- Zhvillimi gjuhësor dhe komunikim,
- Zhvillimi njohës
- Zhvillimi fizik,
- Zhvillimi social-emocional dhe
- Zhvillimi i kreativitetit.
Realizimi i programit edukativ mundësohet përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme, si:
- Përkujdesje ditore
- Aktivitete ditore edukative
- Punëtori të ndryshme
- Të mësuarit e gjuhës së huaj - angleze,
- Edukim shëndetësor
- Edukim artistik (muzikë, art, dramatizim, punë dore) etj.
- Psikomotorikë
- Projekte tematike me fëmijët sipas interesimeve të tyre
- Aktivitete të lira, në këndet edukative, palestër dhe ambientin jashtë kopshtit.
- Kuize të diturisë
- Vizita edukative jashtë kopshtit
Po ashtu për fëmijët e moshës 5-6 vjeç kopshti ofron edhe program parashkollor që mundëson fëmijëve përgatitje të mirë për shkollë.
KAPACITETI FIZIK DHE AMBIENTI EDUKATIV I KOPSHTIT
Sipërfaqja e përgjithshme e kopshtit është 855m2. Zgjidhjet e brendshme të objektit të kopshtit parashohin qëndrimin e 125-130 fëmijëve për të cilat janë në dispozicion pesë dhoma, hapësira për shfrytëzim të shumëfishtë (palestra), dhoma e motrës medicinale, kuzhina, depot, zyret e administratës etj.
Hapësira e gjelbëruar përreth objektit ofron mundësi për aktivitete të jashtme dhe oborri është në dispozicion të fëmijëve të kopshtit.
Kuzhina e kopshtit është e pajisur në mënyrë profesionale dhe mundëson përgatitjen e ushqimit të freskët dhe kualitativ.
REGJISTRIMI I FËMIJËVE
Konkursi për pranimin e fëmijëve shpallet në fillim të qershorit. Fëmijët nga projektet brenda organizatës dhe fëmijët e personelit të organizatës
SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë pranohen pa përjashtim.
15% e vendeve janë të rezervuara për fëmijët, familjet e të cilëve jetojnë me asistencë sociale, fëmijët të cilët jetojnë me një prind si dhe 5% të vendeve janë për fëmijët me nevoja te veçanta. Nga rastet tjera prioritet kanë fëmijët nga lagjet fqinje (Velani, Taslixhe dhe Taukbashqe).
Fëmijët e pranuar regjistrohen në javën e fundit të muajit gusht dhe kopshtin e vijojnë nga shtatori.
Të gjithë fëmijët që nuk arrijnë të pranohen në shtator mbesin në listën e pritjes. Edhe përzgjedhja e fëmijëve për listën e pritjes bëhet sipas kritereve të lartpërmendura. Në rast se gjatë vitit ka ndonjë tërheqje të fëmijëve atëherë vijnë në shprehje fëmijët nga lista e pritjes. Lista e pritjes vlen deri në momentin e shpalljes së konkursit të ardhshëm.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim të fëmijëve:
-Me rastin e aplikimit ju duhet të plotësoni fletëaplikacionin të cilin e merrni në lokalet e kopshtit tonë. Këtij aplikacioni i bashkangjitni:
- çertifikatën e lindjes së fëmijës (kopje)
- vërtetimin e prindërve që punojnë, respektivisht studiojnë
- vërtetimin që familja pranon asistencë sociale (për rastet e fëmijëve prindërit e të cilëve nuk punojnë dhe marrin asistencë sociale)
-Me rastin e regjistrimit ju duhet të plotësoni fletëregjistrimin të cilin e merrni në lokalet e kopshtit tonë. Fletëregjistrimit i bashkangjitni:
- listën e vaksinimit
- analizat e fecesit
- strishoja e hundës dhe fytit
- raport nga psikologu/ pediatri për gjendjen psiko - fizike të fëmijës.
DITËT E PARA TË FËMIJËS NË KOPSHT
-Me rastin e regjistrimit të fëmijës në kopsht ju keni mundësi që të diskutoni me këshilltarin për edukim për të për të vendosur fëmijën në grupin edukativ të cilit i përgjigjet më së miri fëmijës tuaj;
-Para se fëmija të fillojë të vijojë kopshtin ju keni të drejtë që së bashku të vizitoni kopshtin dhe të njoftoheni me edukatoret dhe personelin tjetër të kopshtit,
-Ditët e para fëmijën e sillni në kopsht sipas orarit të propozuar të adaptimit. Ju keni mundësi që këtë orar ta përshtatni për fëmijën tuaj.
ORARI I KOPSHTIT
-Kopshti hapet në ora 07:00. Pranimi i fëmijëve bëhet deri në ora 09:00.
-Kopshti mbyllet në ora 18:00.
Orari ditor i kopshtit:
7:00 - 9:00 Pranimi i fëmijëve
Zgjedhje e lirë e aktiviteteve
Ushtrimet e mëngjesit
Përgatitja për mëngjes
9:00 Mëngjesi
9:30 Takimi i mëngjesit
10:00 Punëtoria ditore
Aktivitete në dhomë, palestër etj
Muzikë dhe balet
Gjuhë Angleze
Psikomotorikë
Edukim shëndetësor
Freskim në natyrë
11:30 Përgatitja për drekë
12:00 Dreka
13:00 Pushimi
14:30 Pasdreka dhe takimi i pasdites
15:00 - 18:00 Zgjedhja e lirë e aktiviteteve
Përcjellja e fëmijëve
MUNDËSITË E BARABARTA PËR TË GJTIHË
Fëmijët e vegjël më shumë gjasojnë se dallojnë nga njëri-tjetri dhe më ndihmën e edukatoreve, prindërve/kujdestarëve, fëmijët me nevoja të veçanta mund të zhvillohen normalisht në një dhomë që vlerëson individualitetin dhe veçantinë e fëmijës. Fëmijët punojnë në mënyrë individuale dhe të arriturat e tyre vlerësohen në mënyrë individuale prandaj nuk ka garë në mes fëmijëve as vend për t’u ndjerë inferior.
Qëllimi kryesor i përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta është rritja dhe zhvillimi i përbashkët i tyre me fëmijët tjerë duke realizuar një edukim të përbashkët, duke u mësuar që të respektojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin si dhe duke u kënaqur së bashku si pjesëtarë të barabartë të një grupi shoqëror.
BASHKËPUNIMI DHE KOMUNIKIMI ME FAMILJEN
Takimet e përgjithshme me prindër janë të parapara dy herë gjatë vitit.
Këto mbledhje organizohen nga personeli udhëheqës i kopshtit.
-Mbledhjet e prindërve sipas grupeve të fëmijëve mbahen dy herë gjatë vitit, çdo gjashtë muaj.Prindërit janë të obliguar që të merrni pjesë në mbledhjet e organizuara.
-Takimet individuale të edukatoreve me prindin zhvillohen me iniciativën e njëri apo tjetrit. Së paku dy herë gjatë vitit edukatorja është e obliguar që të takohet individualisht me secilin prind dhe të diskutojë për rrjedhën e zhvillimit të fëmijës dhe u jeni të obliguar t’i përgjigjeni ftesës.
-Ju jeni i mirëseardhur të punoni me fëmijët në kopshtin tonë. Në bazë të asaj për çka jeni deklaruar në listën e shqyrtimit të interesave të familjes, ju do të ftoheni nga edukatorja e grupit ose personeli udhëheqës për të kontribuar në ndonjë aktivitetet.
-Ju mund të angazhoheni edhe me iniciativën tuaj. Më rëndësi është që së paku një ditë përpara të bisedoni me edukatoren e grupit për mundësinë e angazhimit tuaj.
-Edhe me rastin e sjelljes së fëmijës në kopsht ju mund të qëndroni për një kohë në dhomë dhe të angazhoheni në ndonjë aktivitetet me fëmijët.
Informatat për kontakt:
QSE - SOS Kopshti
Rr. 1 Tetori , p.n. Velani
Prishtinë
Tel:+381 38 516 978
Fax:+381 38 516 977
e-mail: [email protected]
www.soskopshti.org
Fb:SOS Kopshti