16/04/2026
O ti që të është zgjatur sprova dhe të është ngushtuar gjoksi!
Thuaje këtë fjalë:
La ilahe il-la ente, subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin.
(Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet përveç teje, i lavdëruar qofsh, me të vërtetë unë isha nga të padrejtit)
Përsërite shpesh, shpesh, shumë shpesh!
Mos u dëshpëro, mos u trishto dhe mos e humb shpresën.
Me lejen e Allahut, do ta shohësh çlirimin dhe lehtësimin shumë afër.
Muhamedi ﷺ ka thënë për këtë lutje:
Nuk e ka thënë asnjë musliman në ndonjë gjendje, veçse Allahu i është përgjigjur.
Tirmidhiu.