26/12/2025
📸 Nga aksioni i dhurimit të gjakut pas xhumasë në xhami
Sot, pas faljes së xhumasë, u realizua një aksion humanitar për dhurimin e gjakut, ku besimtarët treguan se feja jonë nuk është vetëm fjalë, por vepër dhe sakrificë për të mirën e tjetrit. Dhurimi i gjakut është një akt i madh human, i cili mund të shpëtojë jetë dhe të sjellë shpresë për ata që kanë nevojë.
Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an:
“Kush shpëton një jetë, është sikur t’i ketë shpëtuar të gjithë njerëzit.” (El-Maide, 32)
Po ashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Njerëzit më të dashur tek Allahu janë ata që janë më të dobishëm për njerëzit.” (Hadith)
Lusim Allahun ta pranojë këtë vepër të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit, ta shpërblejë secilin me mirësi dhe ta bëjë këtë nismë shkak për shpëtim jete dhe afrimit me Të. 🤲
Allahu na bëftë prej atyre që i shërbejnë fesë dhe njerëzimit me vepra të mira.