Gjimnazi i Specializuar Matematikor-Prishtinë, faqe zyrtare

Gjimnazi i Specializuar Matematikor-Prishtinë, faqe zyrtare Gjimnazi i Specializuar Matematikor-Prishtinë i vetmi në Kosovë, themeluar nga MASHTI në vitin 2014.

✨ Urime Alisa Shala! ✨Me krenari ndajmë suksesin e maturantes sonë, Alisa Shala, e cila është shpallur fituese e bursës ...
04/09/2026

✨ Urime Alisa Shala! ✨

Me krenari ndajmë suksesin e maturantes sonë, Alisa Shala, e cila është shpallur fituese e bursës së plotë 100% nga Türkiye Bursları dhe është pranuar në Karadeniz Teknik Üniversitesi në Trabzon të Turqisë.

I themeluar më 20 maj 1955 dhe me fillimin e veprimtarisë mësimore në vitin 1963, Karadeniz Teknik Üniversitesi është një nga universitetet kryesore të Turqisë. Me një histori të pasur akademike, mbi 30 mijë studentë dhe programe në shkencat teknike, natyrore, humane dhe shëndetësore, universiteti ofron një mjedis të zhvilluar për arsimim, kërkim shkencor dhe përgatitje profesionale.

Gjithashtu, Alisa është pranuar në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të Prishtinës, në programin e Matematikës Financiare, duke dëshmuar përgatitjen e saj të lartë akademike dhe pasionin për matematikën.

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe këmbënguljes së saj gjatë gjithë viteve shkollore. Jemi të bindur se Alisa do ta përfaqësojë me dinjitet shkollën dhe vendin tonë, duke vazhduar të arrijë rezultate të shkëlqyera edhe në këtë kapitull të ri akademik.

Një falënderim i veçantë shkon për profesorët e shkollës sonë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë Alisës bazat e nevojshme për këtë arritje, si dhe për drejtoreshën e shkollës, e cila e ka mbështetur gjatë rrugëtimit të saj.

Urime dhe shumë suksese të mëtejshme, Alisa!

Krenar me ish nxënësen tonë Elma🫶, suksese në vazhdimsi!
04/09/2026

Krenar me ish nxënësen tonë Elma🫶, suksese në vazhdimsi!

Studentja e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Elma Ismaili, finaliste në TEKNOFEST 2026

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës shpreh krenarinë për studenten e re të programit të Matematikës, Elma Ismaili, e cila është pjesë e ekipit finalist EHF Nexus Engineering Team në garën ndërkombëtare TEKNOFEST 2026.

Elma është përzgjedhur nga organizata EngineeringHER Future si pjesë e programit ASEP – Advanced Student Engineering Program, një program i zhvilluar nga organizata duke u mbështetur në standarde dhe qasje britanike të edukimit në STEM, inxhinieri, hulumtim dhe zhvillim projektesh.

Përmes këtij programi, Elma, së bashku me ekipin e saj, është angazhuar në zhvillimin e projektit TerraNET, me të cilin do ta përfaqësojë Kosovën në TEKNOFEST 2026, në kategorinë “Smart Technologies and System Design”, në kuadër të garës “Technologies for Humanity”.

TerraNET është një zgjidhje teknologjike e orientuar drejt mbështetjes së reagimit emergjent pas tërmeteve.

Ekipi EHF Nexus Engineering Team është mentoruar dhe përgatitur nga EngineeringHER Future, organizatë e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në identifikimin, udhëheqjen, mentorimin dhe përgatitjen e të rinjve të Kosovës për pjesëmarrje në skena ndërkombëtare të teknologjisë dhe inovacionit.

Mbështetja institucionale për këtë rrugëtim është ofruar nga Yunus Emre Enstitüsü Prishtina, duke kontribuar në fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve nga Kosova në TEKNOFEST.

Pjesëmarrja e Elmës në këtë garë është një shembull i rëndësishëm i potencialit të studentëve tanë për të kontribuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe inovacion. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore e sheh këtë arritje si një vlerë të shtuar për komunitetin akademik dhe si një dëshmi se studentët tanë mund të jenë pjesë e zhvillimeve ndërkombëtare në fushat që ndërtojnë të ardhmen.

Pas përfundimit të TEKNOFEST 2026, EngineeringHER Future synon të vazhdojë bashkëpunimin me Elmën dhe me studentë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, me qëllim që përvoja e fituar në këtë rrugëtim të shërbejë për mentorimin, motivimin dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhshme të studentëve dhe nxënësve për TEKNOFEST dhe gara të tjera ndërkombëtare në teknologji dhe inovacion.

I urojmë Elmës dhe ekipit të saj shumë suksese në finalet e TEKNOFEST 2026 dhe në rrugëtimin e tyre akademik e profesional.

03/09/2026
📚 Një fillim i mbarë për vitin shkollor 2026/27Me energji të re, synime të reja dhe shumë dëshirë për dije, po e nisim s...
29/08/2026

📚 Një fillim i mbarë për vitin shkollor 2026/27

Me energji të re, synime të reja dhe shumë dëshirë për dije, po e nisim së bashku një tjetër vit shkollor. Urojmë që viti 2026/27 të jetë i mbushur me suksese, përvoja të bukura, bashkëpunim dhe arritje për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Le të jetë ky një vit i mbarë dhe plot rezultate!

🎓Procesi mësimor fillon në ora 07:45 dhe mbaron në ora 13: 50.📒

Shihemi me 1 shtator!🤗

24/08/2026

Krenar me prof.Qendrim, ku ndihmon shkollën tonë në rolin e antarit të këshillit drejtues.🤗

📚 Fillimi i vitit të ri shkollor 2026–2027Me afrimin e një viti të ri shkollor, ju urojmë të gjithë nxënësve, mësimdhënë...
21/08/2026

📚 Fillimi i vitit të ri shkollor 2026–2027

Me afrimin e një viti të ri shkollor, ju urojmë të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.

Viti shkollor 2026–2027 fillon më 1 shtator 2026. Le të jetë ky vit një mundësi e re për të mësuar, për t’u zhvilluar, për të sfiduar veten dhe për të realizuar synime të reja.

Bashkëngjitur gjeni kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026–2027, me datat kryesore të procesit mësimor, pushimeve dhe festave.

Urojmë që ky vit të sjellë shumë suksese, dije të reja dhe momente të bukura për të gjithë komunitetin tonë shkollor. 🎓✨

Suksese!

🇽🇰 NXËNËSIT TANË NË TEKNOFEST 2026Me krenari ju njoftojmë se pesë nxënës të Gjimnazit të Specializuar Matematikor janë p...
21/08/2026

🇽🇰 NXËNËSIT TANË NË TEKNOFEST 2026

Me krenari ju njoftojmë se pesë nxënës të Gjimnazit të Specializuar Matematikor janë pjesë e ekipit që do të përfaqësojë Kosovën në TEKNOFEST 2026.

TEKNOFEST është një nga festivalet më prestigjioze ndërkombëtare të teknologjisë, inovacionit dhe shkencës, që mbledh mijëra të rinj, ekipe dhe projekte inovative nga vende të ndryshme të botës. Pas kalimit me sukses të fazave konkurruese dhe seleksionuese, nxënësit tanë kanë siguruar vendin e tyre në mesin e ekipeve që do të prezantojnë projektin në TEKNOFEST 2026 në Turqi.

Ekipi do të udhëhiqet nga Erblina Bunjaku, ish-nxënëse e Gjimnazit të Specializuar Matematikor, ndërsa pjesëmarrja e tyre në TEKNOFEST realizohet në kuadër të klubit Engineering Her Future, i cili synon të fuqizojë dhe të mbështesë të rinjtë në zhvillimin e potencialit të tyre në inxhinieri, teknologji dhe inovacion.

Kjo arritje pasqyron përkushtimin, kreativitetin dhe potencialin e nxënësve tanë, të cilët do të kenë mundësinë të përfaqësojnë me krenari Gjimnazin e Specializuar Matematikor dhe Kosovën 🇽🇰 në një skenë ndërkombëtare të inovacionit.

Një falënderim i veçantë i dedikohet drejtoreshës së shkollës, znj. Fahrije Latifi-Retkoceri, për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme, si dhe Yunus Emre Institute për mbështetjen dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij rrugëtimi.

Mirënjohje gjithashtu për Engineering Her Future, në kuadër të të cilit nxënësit tanë po e zhvillojnë këtë rrugëtim, duke krijuar hapësira dhe mundësi që të rinjtë të avancojnë në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë.

Ju dëshirojmë shumë suksese në TEKNOFEST 2026! 🚀🇽🇰

Presenting the schools behind our TEKNOFEST 2026 finalists 🚀🇽🇰We are proud to highlight Specialized Mathematical Gymnasi...
13/08/2026

Presenting the schools behind our TEKNOFEST 2026 finalists 🚀🇽🇰

We are proud to highlight Specialized Mathematical Gymnasium, represented in our finalist teams by Elma Ismaili, Ersa Kalaja, Verena Gashi, Art Gjyrevci, and Euron Ismaili.

As part of our TEKNOFEST 2026 finalist teams, these students are contributing across two categories: Health and Well-Being Technologies and Smart Technologies and System Design.

Elma contributes in Research, Strategy & Technical Writing as part of EHF Nexus Engineering Team, while Ersa, Verena, Euron, and Art contribute to CanCard through Quality Assurance, Health Research, Backend Development, and AI Systems.

This year, EngineeringHER Future is proud to have mentored and prepared two finalist teams from Kosovo for TEKNOFEST 2026, a historic achievement for our organization and for youth innovation in Kosovo.

Through this series, we are presenting the incredible schools and institutions whose students are representing Kosovo on one of the biggest international stages for technology, innovation, and youth-led engineering.

Congratulations to Elma, Ersa, Verena, Euron, Art, and Specialized Mathematical Gymnasium.
Kosovo’s future is already building. 🚀

NJOFTIM PËR HAPJEN E KONKURSIT PLOTËSUES PËR APLIKIM DHE REGJISTRIM NË KLASËN E DHJETË, AFATI I GUSHTIT -viti shkollor 2...
13/08/2026

NJOFTIM PËR HAPJEN E KONKURSIT PLOTËSUES PËR APLIKIM DHE REGJISTRIM NË KLASËN E DHJETË, AFATI I GUSHTIT -viti shkollor 2026-27
(17, 18 gusht- Provimi pranues 19 gusht)

Konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e X-të në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Viti shkollor 2026/2027

Gjimnazi i Specializuar Matematikor në Prishtinë njofton të gjithë nxënësit e interesuar se do hapet konkursi plotësues për regjistrimin në klasën e X-të për vitin shkollor 2026/2027.

Të drejtë konkurrimi kanë vetëm nxënësit e shkëlqyeshëm, të cilët kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç. Të drejtë aplikimi kanë kandidatët nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, të cilët konsiderojnë se kanë prirje dhe interes për matematikë.

Nxënësit që kanë përfunduar klasën e IX jashtë Republikës së Kosovës obligohen të bëjnë nostrifikimin e dëftesave në MASHTI, para se të aplikojnë për regjistrim.

Aplikimi

Aplikimi për regjistrim bëhet online përmes platformës:

https://edukryeqyteti.org

Afati i aplikimit është:

17, 18 gusht 2026

Pas aplikimit online, kandidatët duhet të paraqesin në shkollë kopjet e dokumenteve gjatë të njëjtit afat, nga ora 09:00–15:00.

Dokumentet e nevojshme

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

* Fletaplikimin (i cili gjenerohet pas aplikimit online në postën e juaj elektronike e-mail);;
* Kopjet e dëftesave të klasave VI, VII, VIII dhe IX;
* Ekstraktin e lindjes (pranohen edhe dokumentet e gjeneruara nga platforma e-Kosova).

Shënim:
Kandidatët nuk janë të obliguar t’i tërheqin dokumentet origjinale nga shkolla ku janë pranuar. Për fazën e aplikimit mjafton dorëzimi i kopjeve të dokumenteve. Dokumentet origjinale dorëzohen vetëm pas përfundimit të testit pranues, nga kandidatët që fitojnë të drejtën e regjistrimit.

Kriteret e regjistrimit

Të gjithë kandidatët i nënshtrohen testit pranues, i cili organizohet nga Gjimnazi i Specializuar Matematikor.

Rangimi i kandidatëve bëhet me gjithsej 100 pikë, të shpërndara si vijon:

1. Suksesi i përgjithshëm në arsimin e mesëm të ulët – 20 pikë

* Suksesi i shkëlqyeshëm – 5 pikë për secilën nga klasat VI, VII, VIII dhe IX;
* Suksesi shumë i mirë – 4 pikë për secilën nga klasat VI, VII, VIII dhe IX.

2. Nota nga lënda e Matematikës – 20 pikë

* Nota 5 – 5 pikë për secilën nga klasat VI, VII, VIII dhe IX;
* Nota 4 – 4 pikë për secilën nga klasat VI, VII, VIII dhe IX.

3. Rezultati nga Testi i Arritshmërisë në Matematikë 10-20 pikë.

4. Rezultati në Testin Pranues – 40 pikë.

Testi pranues është kriteri vendimtar për regjistrim. Rezultati i arritur në këtë test, përcakton rangimin përfundimtar dhe jep verdiktin përfundimtar për pranimin ose mospranimin e kandidatit në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë.

Provimi pranues

Testi pranues do të mbahet më:

19 gusht 2026 (e mërkure), ora 10:00, në lokalet e Gjimnazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë.

Rezultatet e pranimit do të shpallen në shkollë po atë ditë.

Kandidatët e pranuar do të dorëzojnë dokumentet origjinale pas shpalljes së rezultateve, ndërsa kandidatët që nuk pranohen mund t’i tërheqin dokumentet e tyre me 21 gusht 2026.



Mirë se vini në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë – shkolla ku talenti, përkushtimi dhe puna shpërblehen me mundësi për zhvillim dhe sukses.

Zgjedhni shkollën dhe drejtimin ku dëshironi të aplikoni. Procesi është i thjeshtë, i sigurt dhe plotësisht online.

Address

Tahir Zajmi
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi i Specializuar Matematikor-Prishtinë, faqe zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share