24/06/2026
🌞🐴🐑🐓Një ditë plot buzëqeshje, mësim dhe argëtim për fëmijët e Qendrës Mësimore në Plemetinë!
Fëmijët patën kënaqësinë të vizitojnë fermën, ku u njohën nga afër me kafshët shtëpiake dhe shpezët, duke mësuar më shumë për jetën në fermë dhe kujdesin ndaj kafshëve. Përveç kësaj, ata kaluan momente të paharrueshme duke shijuar këndet e lojërave dhe aktivitetet argëtuese.
Për këta fëmijë, kjo ishte një përvojë e veçantë, pasi në lagjet ku jetojnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian mungojnë hapësirat e sigurta dhe të përshtatshme për lojë dhe rekreacion.
Falënderojmë përzemërsisht e Obiliqit- Faqja Zyrtare për mbështetjen me transportin e fëmijëve, si dhe OSCE për mbështetjen financiare që bëri të mundur realizimin e kësaj vizite. Pa përkrahjen tuaj, nuk do të kishim mundësinë të shihnim gjithë këtë gëzim, lumturi dhe buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve tanë. ❤️
---
🌞🐴🐑🐓 A day full of smiles, learning, and fun for the children of the Learning Center in Plemetina!
The children had the pleasure of visiting a farm, where they learned about domestic animals and birds up close, gaining a better understanding of farm life and animal care. In addition, they enjoyed unforgettable moments exploring playgrounds and participating in fun activities.
For these children, this was a very special experience, as the neighborhoods where Roma, Ashkali, and Egyptian communities live often lack safe and suitable spaces for play and recreation.
We would like to express our sincere gratitude to the Municipality of Obiliq for providing transportation for the children and to the OSCE Mission in Kosovo for its financial support, which made this visit possible. Without your support, we would not have had the opportunity to witness so much joy, happiness, and so many beautiful smiles on the faces of our children. ❤️
---
🌞🐴🐑🐓 Dan ispunjen osmesima, učenjem i zabavom za decu iz Centra za učenje u Plemetini!
Deca su imala zadovoljstvo da posete farmu, gde su se izbliza upoznala sa domaćim životinjama i živinom, učeći više o životu na farmi i brizi o životinjama. Pored toga, uživala su u nezaboravnim trenucima na igralištima i u različitim zabavnim aktivnostima.
Za ovu decu, ovo je bilo posebno iskustvo, jer u naseljima u kojima žive romska, aškalijska i egipćanska zajednica često nedostaju bezbedni i adekvatni prostori za igru i rekreaciju.
Iskreno zahvaljujemo Skupštini opštine Obilić na obezbeđenom prevozu za decu, kao i Misiji OEBS-a na finansijskoj podršci koja je omogućila realizaciju ove posete. Bez vaše podrške ne bismo imali priliku da vidimo toliko radosti, sreće i osmeha na licima naše dece. ❤️
23/06/2026
🏡💉 Në kuadër të fushatës derë më derë, ekipi ynë identifikon fëmijët që kanë nevojë për vaksinim dhe, në bashkëpunim me familjet, ofron mbështetje për prindërit duke i orientuar dhe shoqëruar në qendrat më të afërta shëndetësore për realizimin e vaksinave.
🫶 Projekti mbështetet nga Unicef Kosovo Programme me fonde të Gavi.
----
🏡💉 As part of our door-to-door campaign, our team identifies children who need vaccination and, in cooperation with families, supports parents by guiding and accompanying them to the nearest health centers to ensure their children receive the necessary vaccines.
🫶 This project is supported by Unicef Kosovo Programme with funding from Gavi, the Vaccine Alliance.
20/06/2026
📢💉 Ekipi ynë në terren po vazhdon aktivitetet e vetëdijesimit për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve.
Gjatë faljes së xhumasë në xhami, ekipi ynë u bëri thirrje prindërve që të sigurohen se fëmijët e tyre janë të vaksinuar sipas kalendarit të rregullt të imunizimit. Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.
Përmes angazhimit në komunitet dhe bashkëpunimit me familjet dhe institucionet shëndetësore, synojmë që çdo fëmijë të ketë qasje në mbrojtjen që ofrojnë vaksinat.
🫶 Projekti mbështetet nga Unicef Kosovo Programme me fonde të Gavi, the Vaccine Alliance.
per Femijet.
---
📢💉 Our field team continues to carry out awareness-raising activities on the importance of childhood immunization.
During Friday prayers at local mosques, our team encouraged parents to ensure that their children are vaccinated according to the routine immunization schedule. Vaccination remains the most effective way to protect children and prevent the spread of infectious diseases.
Through community engagement and close cooperation with families and health institutions, we strive to ensure that every child has access to the protection that vaccines provide.
🫶 This project is supported by Unicef Kosovo Programme with funding from Gavi, the Vaccine Alliance.
01/06/2026
🌈🎈 Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, fëmijët në 5 qendrat tona e festuan këtë ditë të veçantë me aktivitete të ndryshme edukative, sportive, artistike dhe argëtuese. Buzëqeshjet, energjia dhe kreativiteti i tyre na kujtojnë çdo ditë rëndësinë e investimit në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve.
Këto qendra vazhdojnë të jenë hapësira të sigurta ku fëmijët mësojnë, zhvillojnë talentet e tyre dhe ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Përmes përkushtimit të stafit dhe mbështetjes së partnerëve tanë, kemi arritur të ndikojmë pozitivisht në jetën e shumë fëmijëve dhe familjeve.
Në këtë ditë të veçantë, shprehim shpresën që këto qendra të vazhdojnë të mbështeten dhe financohen edhe në të ardhmen, në mënyrë që sa më shumë fëmijë të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimet, edukimi dhe kujdesi që ato ofrojnë.
💙 Çdo fëmijë meriton mundësi të barabarta, mbështetje dhe një të ardhme të ndritur.
Faleminderit Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Jugend Eine Welt per mbeshtetje.
----
🌈🎈 Today, on International Children's Day, children in our 5 centers celebrated this special occasion through a variety of educational, sports, artistic, and recreational activities. Their smiles, energy, and creativity remind us every day of the importance of investing in children's well-being and development.
These centers continue to provide safe spaces where children can learn, develop their talents, and build a brighter future. Through the dedication of our staff and the support of our partners, we have been able to make a positive impact on the lives of many children and families.
On this special day, we express our hope that these centers will continue to receive support and funding in the future, enabling even more children to benefit from the education, care, and opportunities they provide.
💙 Every child deserves equal opportunities, support, and the chance to achieve their full potential.
Thank you Ministria e Arsimit dhe Shkencës and Jugend Eine Welt.
29/05/2026
Përditësim mbi situatën epidemiologjike me fruth
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se nga 16 prill deri më 25 maj 2026, në Kosovë janë konfirmuar 20 raste të fruthit. Gjatë javës së kaluar u raportuan 2 raste të reja të fruthit.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve sipas komunave janë raportuar: Ferizaj (7), Prishtinë (4), Kaçanik (4) dhe nga një rast në Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan, Shtime dhe Obiliq.
Të gjitha rastet e konfirmuara janë regjistruar si persona të pavaksinuar me vaksinën MMR dhe kanë kërkuar trajtim spitalor.
Çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë dhe rrufë, duhet të paraqitet menjëherë në institucionet shëndetësore.
Duke pasur parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së mëtejshme, IKShPK u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të realizojnë vaksinimin në qendrat e mjekësisë familjare.
Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
26/05/2026
Sot është mbajtur takimi koordinues me koordinatorët e qendrave të BSFK-së, ku u diskutuan aktivitetet në vazhdim, sfidat dhe planet për bashkëpunim dhe fuqizim të mëtejmë të komuniteteve. Faleminderit të gjithëve për angazhimin dhe përkushtimin!
24/05/2026
Big thanks to
Lorent Krasniqi
for all of your support! Congrats for being top fans on a streak 🔥!
24/05/2026
Edhe këtë vikend, gratë nga Komuna e Shtimes nuk pushuan, por vazhduan me përkushtim pjesëmarrjen në trajnimet për lidership, ndërtim të besimit dhe bashkëpunim.
Përmes këtyre aktiviteteve, pjesëmarrëset patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në lidership, komunikim, bashkëpunim dhe fuqizim personal, duke krijuar një hapësirë mbështetëse për ndërtimin e besimit, rrjetëzimin dhe përfshirjen aktive në komunitet.
Falënderojmë UNMIK për mbështetjen financiare të këtij projekti dhe për përkrahjen e vazhdueshme në fuqizimin e grave dhe promovimin e përfshirjes sociale.
——
Even this weekend, women from the Municipality of Shtime remained committed and actively participated in the leadership, trust-building and collaboration trainings.
Through these activities, participants had the opportunity to strengthen their leadership, communication, collaboration and personal empowerment skills, while creating a supportive space for trust-building, networking and active community inclusion.
We would like to thank UNMIK - United Nations Mission in Kosovo for the financial support of this project and for its continued support in empowering women and promoting social inclusion within the community!