05/07/2019
Unioni i Studenteve te Kosoves morri pjese ne tryezen e organizuar nga OSBE, Misioni ne Kosove,
Kjo tryeze u udhehoq nga disa paneliste, si:
- shefi i departamentit per qeverisje dhe demokratizim te OSBE-se, z. Peter Welling
-zyrtarja e larte e departamentit per qeverisje dhe demokratizim, znj. Francesca Damiani,
-Kryetar i Komisionit për Arsim, z. Ismajl Kurteshi,
-Drejtor i Departamentit të Rinisë nga Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Fehim Hoxha – dhe
- Kryetarja e Unionit te Studenteve te Kosoves, znjsh. Krenare Çerkini
Gjate ketij takimi, kryetarja znjsh.Cerkini, prezantoi punen e vjecarit te fundit te Unionit te Studenteve te Kosoves, duke i vene theks sukseseve te arritura si ne nivel vendi ashtu edhe nivel nderkombtar.
Ky angazhim e ky sukses u mikprit jashtezakonisht mire nga pjesemarresit e tjere, e vecanerisht nga z.Welling, i cili se bashku me znj.Damiani, eshte nder suportuesit me te medhenje te USK-se duke mbeshtetur realizimin e cdo projekti te realizuar tashme me OSBE-ne ( punetorite, konferencat, seminaret, kampanjat informuese...)
Nder te tjerash, ne kete tryeze u diskutua edhe per plotesim ndryshimin e ligjit per Fuqizimin dhe Pjesemarrjen e Rinise dhe Udhezimit Administrativ per pune vullnetare. Arsyeja e plotesim ndryshimeve te ketyre akteve ligjore dhe nenligjore vjen si pasoje e hasjes ne pengesa per zbatushmerine e ketyre akteve.
Unioni i Studenteve te Kosoves u zotua qe do te dhuroje kontributin e duhur e te vazhdueshëm per avokimin e çdo te drejte qe nderlidhet me te studentet e Kosoves.
Vlen te ceket qe Unioni i Studenteve te Kosoves nga fundi i muajit shtator do te filloje procedurat konform ligjit per Nismat Ligjore per ligjin per Pune Praktike me pagese per te gjithe studentet qe perfundojne studimet themelore.
Unioni i Studenteve te Kosoves vazhdon te shenoje hapa te suksesshem!
Me respekt,
Unioni i Studenteve te Kosoves
photocredits: Arjan Bytyqi