Institute for Development Policy (INDEP)

Institute for Development Policy (INDEP)

Share

Institute for Development Policy (INDEP) is a research institute and an advocacy centre.

Established in 2011 as an association of policy analysts, researchers and civil society activists, INDEP looks at regional policies, aiming to guide countries of South-East Europe on their path to Euro-Atlantic integration. In Kosovo, where it is based, the institute focuses on strengthening democratic governance, promoting sustainable development and playing the role of public policy watchdog.

29/05/2026

Çka po premtojnë partitë politike për sektorin e energjisë?

Prishtinë, 29 maj 2026

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikon Qarkoren e Energjisë: “Energjia pas zgjedhjeve të 7 qershorit 2026: çka po ofrojnë partitë politike?”

Qarkorja analizon zotimet dhe qëndrimet publike të partive politike për sektorin e energjisë, duke i krahasuar ato me gjendjen aktuale të sektorit, detyrimet strategjike të Kosovës, nevojën për siguri të furnizimit, përballueshmërinë për qytetarët dhe tranzicionin energjetik. Qarkorja synon të kontribuojë për një debat më të informuar publik mbi energjinë, duke vënë në qendër jo vetëm premtimet për kapacitete të reja, por edhe koston, zbatueshmërinë, ndikimin social dhe përputhjen me Agjendën e Gjelbër.

https://indep.info/energjia-pas-zgjedhjeve-te-qershorit-2026-cka-po-ofrojne-partite-politike/

Kjo Qarkore është publikuar me mbështetjen e Heinrich Böll Stiftung përmes projektit “Prosper+III: Governing Energy Poverty in Kosovo”. Përmbajtja e këtij punimi është përgjegjësi vetëm e Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Heinrich Böll Stiftung (HBS).

Photos from Institute for Development Policy (INDEP)'s post 19/05/2026

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo, organizoi tryezën e diskutimit dhe prezantoi raportit e tretë me temën: ”Mbrojtja e kapitalit natyror të Kosovës: Qeverisja e biodiversitetit, zgjerimi i zonave të mbrojtura dhe përafrimi me BE-në në kuadër të Agjendës së Gjelbër".

Kjo tryezë mblodhi përfaqësues nga institucione të tjera relevante, si dhe partnerë të ndryshëm, prania e të cilëve e pasuroi diskutimin dhe kontribuan në një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj biodiversitetit.

Raporti identifikon katër sisteme prioritare për mbrojtjen e biodiversitetit që do të përcaktojnë trajektoren e Kosovës drejt vitit 2030:

· Së pari, zgjerimi i zonave të mbrojtura dhe lidhshmëria ekologjike duhet të përshpejtohen për të mbyllur hendekun me standardet evropiane dhe për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të ekosistemeve.

· Së dyti, ekosistemet e ujërave të ëmbla kërkojnë forcim të qeverisjes dhe zbatimit detyrues për të adresuar ndotjen dhe degradimin e habitateve.

· Së treti, ekosistemet pyjore kërkojnë përmirësim të menaxhimit dhe mbrojtje ndaj prerjeve të paligjshme dhe degradimit.

· Së katërti, risqet ndaj biodiversitetit që lidhen me aktivitetet industriale dhe minerare duhet të adresohen në mënyrë sistemore përmes masave të rehabilitimit dhe menaxhimit mjedisor.

INDEP falenderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe përkushtimin e tyre, me mirënjohje të veçantë për panelistet:

Znj. Krenare Salihu - Drejtoresh Ekzekutive, Ecopana
Z. Ramiz Parduzi - Drejtor Ekzekutiv, OJQ Biodiversiteti

Për të lexuar raportin e plotë, ju ftojmë të klikoni në linkun më poshtë: https://indep.info/mbrojtja-e-kapitalit-natyror-te-kosoves-qeverisja-e-biodiversitetit-zgjerimi-i-zonave-te-mbrojtura-dhe-perafrimi-me-be-ne-ne-kuader-te-agjendes-se-gjelber/

08/05/2026

INDEP publikon analizën me komente në Raportet Konsultative të ZRRE-së për Përshtatjet Vjetore të MAR-it për KOSTT, KEDS dhe KESCO

Prishtinë, 8 maj, 2026

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar analizën e re mbi procesin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për Përshtatjet Vjetore të të Hyrave Maksimale të Lejuara për vitin tarifor 2026. Publikimi përfshin komentet profesionale të INDEP-it mbi raportet konsultative për KOSTT/OST, KEDS/OSSH dhe KESCO/FSHU, duke trajtuar çështjet kryesore që lidhen me transparencën rregullatore, arsyeshmërinë e kostove dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Në këtë analizë, kemi shqyrtuar dokumentet konsultative të ZRRE-së dhe aplikimet e operatorëve të rregulluar, me fokus në afatshmërinë e procesit tarifor, parashikimin e çmimeve të importit, investimet kapitale, humbjet në rrjet, mekanizmin KREV, cilësinë e shërbimit dhe standardet e mbrojtjes së konsumatorit.
Sipas nesh, mungesa e rritjes së çmimit nuk mjafton si mbrojtje e plotë e konsumatorit.

Konsumatorët kanë të drejtë jo vetëm për tarifa të arsyeshme, por edhe për furnizim cilësor, transparencë në faturim, raportim të ndërprerjeve dhe kompensim kur standardet minimale të shërbimit nuk përmbushen.

Në publikim kemi ngritur shqetësimin për vonesat në procesin tarifor, pasi raportet konsultative për vitin tarifor 2026 janë publikuar pasi viti tarifor kishte filluar tashmë. Për këtë arsye, rekomandojmë vendosjen e një kalendari ligjërisht të detyrueshëm për procesin tarifor, me publikim të raporteve konsultative deri më 1 shkurt dhe vendim përfundimtar të Bordit jo më vonë se 15 marsi i çdo viti.

Ne kemi rekomanduar gjithashtu që konsultimet publike për proceset MAR të zgjasin së paku 30 ditë dhe të shoqërohen me përmbledhje jo-teknike për konsumatorët. Proceset tarifore janë teknike, por efektet e tyre prekin drejtpërdrejt çdo familje dhe biznes. Prandaj, transparenca duhet të jetë e kuptueshme, e qasshme dhe e orientuar kah qytetari.

Një pjesë e rëndësishme e analizës i kushtohet nevojës për standardizim më të madh në parashikimin e çmimeve të importit dhe në trajtimin e korrigjimeve të të hyrave përmes mekanizmit KREV. Sipas nesh, përsëritja e korrigjimeve të mëdha nga viti në vit tregon se procesi tarifor ka nevojë për më shumë saktësi, metodologji më të qartë dhe përgjegjësi më të madhe në zinxhirin e kostove.

Publikimi po ashtu trajton mbrojtjen e konsumatorit si një boshllëk strukturor në rregullimin energjetik të Kosovës. Ne rekomandojmë që ZRRE të vendosë standarde detyruese të cilësisë së shërbimit, përfshirë indikatorët SAIDI dhe SAIFI, raporte vjetore për cilësinë e furnizimit dhe mekanizma automatikë kompensimi për konsumatorët në rast të ndërprerjeve të tejzgjatura.

Ky publikim është realizuar në kuadër të projektit “ProsperPlus III: Governing Energy Poverty in Kosovo”, mbështetur nga fondacioni Heinrich-Böll-Stiftung.

https://indep.info/shqyrtimi-i-tarifave-te-energjise-elektrike-ne-kosove/

Photos from Institute for Development Policy (INDEP)'s post 07/05/2026

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo, organizoi tryezën e diskutimit dhe prezantoi raportin: ”Nga menaxhimi i mbetjeve drejt zingjirëve qarkorë të vlerës – Prioritetet e politikave, investimeve dhe qeverisjes për Kosovën”.

Kjo tryezë mblodhi përfaqësues nga institucione të tjera relevante, si dhe partnerë të ndryshëm, prania e të cilëve e pasuroi diskutimin dhe kontribuan në një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj ekonomisë qarkore.

Ky studim identifikon zinxhirët qarkorë të vlerës që duhet të trajtohen me prioritet, ku përmes ndërhyrjeve të synuara mund të arrihen përfitimet më të mëdha mjedisore dhe ekonomike. Ambalazhet dhe plastika përfaqësojnë një nga fushat më urgjente të ndërhyrjes për shkak të pjesës së tyre të madhe në rrjedhat e mbetjeve komunale dhe përhapjes së konsiderueshme në mjedis.

INDEP falenderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe përkushtimin e tyre, me mirënjohje të veçantë për panelistet:

Znj. Sytrime Dervisholli - Drejtoresh Ekzekutive, Prefab Industry
Z. Gazmend Bërlajolli - Drejtor Ekzekutiv, The Balkan Forum

Për të lexuar raportin e plotë, ju ftojmë të klikoni në linkun më poshtë: https://indep.info/nga-menaxhimi-i-mbetjeve-drejt-zingjireve-qarkore-te-vleres-prioritetet-e-politikave-investimeve-dhe-qeversijes-per-kosoven/

Photos from Institute for Development Policy (INDEP)'s post 27/04/2026

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo, organizoi tryezën e diskutimit dhe prezantoi raportin me temë: “Dekarbonizimi i Kosovës deri në vitin 2030: Rrugët e politikave, prioritetet e investimeve dhe qeverisja për Agjendën e Gjelbër”.

Kjo tryezë mblodhi përfaqësues nga institucione të tjera relevante, si dhe partnerë të ndryshëm, prania e të cilëve e pasuroi diskutimin dhe kontribuan në një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj temës së dekarbonizimit.

Raporti prezantoi katër fusha prioritare të politikave për të mundësuar rrugën e dekarbonizimit në Kosovë:

· Forcimin e qeverisjes dhe sistemeve të monitorimit të emetimeve, si bazë për vendosjen e çmimit të karbonit;
· Përshpejtimin e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme dhe një tranzicion të strukturuar nga linjiti;
· Reduktimin e kërkesës për energji përmes reformimit të sektorit të ngrohjes dhe rritjes së efiçiencës së ndërtesave;
· Përafrimin e kuadrit rregullator me mekanizmat evropian të çmimit të karbonit për të ruajtur konkurrueshmërinë dhe për të lehtësuar integrimin në treg.

INDEP falenderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe përkushtimin e tyre, me mirënjohje të veçantë për panelistet:

Znj. Besiana Qorraj-Berisha – Ministria e Ekonomisë
Z. Blend Hasaj – Instituti GAP

Për të lexuar raportin e plotë, ju ftojmë të klikoni në linkun më poshtë: https://indep.info/10951-2/

31/03/2026

Reagim: Pa raport konsultativ për MAR 2026, çdo vendim për tarifat është i pajustifikueshëm dhe i cenueshëm ligjërisht

Prishtinë, 31 mars, 2026

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpreh shqetësim të thellë për faktin që, në prag të fillimit të vitit të ri tarifor më 1 prill 2026, ende nuk është publikuar raporti konsultativ për Përshtatjet Vjetore të të Hyrave të Lejuara Maksimale (MAR) për operatorët e rregulluar.

Ky dokument përbën bazën kryesore mbi të cilën ndërtohet vendimi për tarifat e energjisë elektrike. Mungesa e tij në këtë fazë e bën të paqartë tërë procesin dhe, më e rëndësishmja, e bën të pamundur zhvillimin e një konsultimi publik real dhe të informuar.
Procesi i shqyrtimit tarifor për vitin 2026 nuk është i papritur. Aplikimet e operatorëve kanë filluar që në janar 2026, ndërsa vetë cikli tarifor është i njohur dhe i përsëritur çdo vit. Në këto rrethana, vonesa në publikimin e raportit konsultativ nuk mund të arsyetohet si çështje teknike apo kohore, por është qartazi dështim për të garantuar standardet minimale të transparencës dhe pjesëmarrjes.
Ligji për Rregullatorin e Energjisë obligon ZRRE-në që për çdo çështje me ndikim të rëndësishëm, përfshirë tarifat, të zhvillojë konsultim publik të hapur, me publikim të dokumenteve relevante dhe me afat të mjaftueshëm për komente. Ky detyrim është kusht për vlefshmërinë dhe legjitimitetin e vendimmarrjes.

Në mungesë të raportit konsultativ, konsumatorët dhe palët e tjera të interesuara nuk kanë qasje në arsyetimin e propozuar për ndryshimet apo jo të tarifave, nuk mund të analizojnë të dhënat mbi të cilat mbështetet vendimi dhe, rrjedhimisht, nuk mund të japin kontribut real në proces. Një konsultim i zhvilluar në këto kushte do të ishte i reduktuar në formalitet dhe jashtë standardeve të një procesi të rregullt publik.

INDEP vlerëson se mospjesëmarrja efektive e konsumatorëve në këtë fazë cenon disa parime themelore:

1. Së pari, cenon të drejtën për informim, pasi konsumatorët nuk janë të pajisur me informacionin bazë mbi të cilin pritet të vendoset për tarifat që do t’i paguajnë.
2. Së dyti, cenon të drejtën për pjesëmarrje, pasi pa dokumentin konsultativ dhe pa afat të arsyeshëm kohor, çdo përfshirje e publikut bëhet e pamundur në praktikë.
3. Së treti, cenon barazinë në proces, duke vendosur operatorët në një pozitë të privilegjuar përballë konsumatorëve dhe shoqërisë civile, të cilët varen nga publikimi i raportit për të hyrë në debat.
4. Së katërti, cenon sigurinë juridike, duke krijuar paqartësi mbi mënyrën dhe kohën e zbatimit të tarifave të reja, në një moment kur viti i ri tarifor pritet të fillojë.

Në këto rrethana, INDEP thekson se çdo vendim për tarifat e energjisë elektrike, i marrë pa publikimin paraprak të raportit konsultativ dhe pa respektimin e afatit minimal ligjor për konsultim publik, do të ishte i cenuar në themel dhe i ekspozuar ndaj kontestimit.

Po ashtu, INDEP rikujton se çdo formë e vendimmarrjes me efekt prapakthyes, apo që në mënyrë të tërthortë transferon kosto te konsumatorët për periudha për të cilat ata nuk kanë qenë të informuar dhe nuk kanë pasur mundësi të reagojnë, bie ndesh me parimet bazë të mbrojtjes së konsumatorëve dhe të procesit të rregullt administrativ.

INDEP i bën thirrje ZRRE-së që të publikojë pa vonesë raportin konsultativ për MAR 2026, të garantojë një periudhë të plotë dhe efektive konsultimi publik dhe të sigurojë transparencë të plotë në çdo hap të procesit.Vetëm përmes një procesi të hapur, të informuar dhe në kohë, mund të sigurohet që çdo vendim për tarifat të jetë jo vetëm ligjërisht i qëndrueshëm, por edhe i pranueshëm për publikun.

27/03/2026

Reagim: Pretendimet për pasaktësi në njehsorët elektrikë kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe të pavarur

Prishtinë, 27 mars 2026

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpreh shqetësim serioz lidhur me pretendimet e bëra publikisht për pasaktësi në m***en e kohës nga një pjesë e njehsorëve elektrikë në Kosovë, me pasoja të mundshme të drejtpërdrejta në faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Këto pretendime janë në linjë me shqetësimet e përsëritura që INDEP ka ngritur ndër vite lidhur me mungesën e kontrollit efektiv në terren dhe mbikëqyrjes sistematike nga ana e Zyres së Rregullatorit për Energji. Nëse konfirmohen, ato do të nënkuptonin problem serioz teknik dhe rregullator me rrezik real për shkelje masive të të drejtave të konsumatorëve.

Kodi i Matjes së Energjisë Elektrike parasheh se pajisjet matëse duhet të sigurojnë m***e të saktë të energjisë elektrike sipas tarifave të aprovuara, se operatori i sistemit të shpërndarjes është përgjegjës për mirëmbajtjen, testimin dhe verifikimin periodik të njehsorëve, si dhe se në rastet kur aplikohen tarifa të diferencuara sipas kohës, njehsorët duhet të jenë të pajisur me mekanizma të saktë kohor dhe të sinkronizuar me kohën reale përmes sistemeve qendrore të menaxhimit të të dhënave. Obligimet janë të qarta për testime të rregullta, inspektime në terren, mbajtje të evidencave për saktësinë e m***es dhe ndërhyrje në rast të devijimeve të identifikuara.

Për më tepër, në nenin 24 të Ligjit Nr. 06/L-037 për Metrologji, parashehet qartë se subjektet juridike që shesin energji elektrike janë të detyruara të përkujdesen për verifikimin e rregullt të mjeteve matëse, duke siguruar funksionimin e tyre të saktë dhe në përputhje me standardet ligjore.

Përfundimisht, INDEP kërkon:

1. Hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe të dokumentuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji mbi këto pretendime;
2. Publikimin e një raporti të detajuar, që përfshin shtrirjen e problemit, metodologjinë e verifikimit dhe ndikimin potencial në faturim;
3. Auditim të plotë të funksionimit tarifor të njehsorëve dhe mekanizmave të sinkronizimit kohor, për të vlerësuar nëse konsumatorët janë faturuar në kundërshtim me orarin real tarifor;
4. Përfshirjen e trupave të infrastrukturës së cilësisë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për një proces të pavarur inspektimi dhe verifikimi teknik të pajisjeve matëse;
5. Mekanizëm të qartë të kompensimit, në rast se konstatohet se konsumatorët janë faturuar padrejtësisht.

INDEP thekson se këto pretendime duhet të trajtohen me seriozitet të plotë institucional dhe pa vonesa. Në një sistem ku faturimi lidhet drejtpërdrejt me saktësinë e m***es dhe aplikimin korrekt të tarifave sipas kohës, çdo devijim i mundshëm cenon besimin publik, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e konsumatorit.
INDEP rikujton se pesha e këtyre pretendimeve bëhet edhe më kritike në kontekstin aktual, kur sektori ndodhet në fazën e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike. Prandaj hetimi dhe verifikimi i plotë bëhen edhe më urgjente. Sepse në të kundërtën, rrezikohet jo vetëm besimi publik, por edhe vetë integriteti i procesit rregullator.

Photos from Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo's post 17/03/2026
06/03/2026

Qarkoret e Energjisë nga INDEP

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) vazhdon publikimin e serisë “Qarkoret e Energjisë”, një format analitik që synon të shpjegojë në mënyrë të qartë zhvillimet kryesore të sektorit energjetik dhe drejtimin e tranzicionit energjetik në Kosovë.
Qarkorja e radhës titullohet “Efiçienca e Energjisë: Fronti i Parë drejt Tranzicionit” dhe trajton rolin kritik që ka efiçienca e energjisë në forcimin e sigurisë energjetike, uljen e kostove dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt një sistemi energjetik më të qëndrueshëm.

Qarkorja analizon pse efiçienca e energjisë duhet të trajtohet jo vetëm si masë kursimi, por si një burim energjie në vetvete, veçanërisht në një vend si Kosova ku intensiteti energjetik mbetet dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Gjithashtu trajtohet edhe roli i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, nevoja për planifikim energjetik të bazuar në të dhëna, si dhe rëndësia e përmirësimit të kuadrit ligjor dhe mekanizmave financiarë për të mbështetur investimet në efiçiencën e energjisë.

📄 Qarkoren mund ta lexoni këtu: https://indep.info/eficienca-e-energjise-fronti-i-pare-drejte-tranzicionit/

Photos from Institute for Development Policy (INDEP)'s post 04/03/2026

Young people should not only be consulted about policies that affect them — they should help shape them.

Over the past two years, the Youth Observers (Y-O MODEL) project brought together young people from Kosovo, Albania, North Macedonia, and Italy to strengthen their skills in policy monitoring, leadership, and advocacy. Through research, stakeholder consultations, and policy roundtables, Youth Observers explored key issues affecting their peers, including youth employment, mental health, and youth participation.
Their findings highlight that while youth challenges are often shared across countries, solutions must be tailored to national realities. From improving career guidance and employment services, to expanding youth-friendly mental health support and recognizing new forms of civic engagement, the research shows that policies are most effective when they reflect the real experiences of young people.

The project concluded with a final event in Tirana, where Youth Observers presented their policy papers and engaged with institutions such as the Albanian National Youth Agency, reinforcing an important message: youth participation in policymaking must be meaningful, continuous, and rooted in evidence.
Even as the project ends, the Youth Observers network will continue, connecting young researchers and advocates across the region to keep contributing to informed and inclusive policymaking.

ℹ️ “A Cross Regional Predictive Model for Youth Policy Shaping – Youth Observers” project is funded by the European Union through the Erasmus+ Capacity Building in Youth Programme and implemented in partnership with Mediterranean Center, CCIS Albania, Центар за управување со промени - ЦУП / Center for Change Management, Eurelations Eeig, Scidev and INDEP.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Str. Fehmi Agani, 50 A/4
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30