02/10/2015
Ftesë
Të ndreuar kolegë studentë ftoheni që të merrni pjesë në protesten e organizuar nga "Parlamenti Studentor" për realizimin e këtyre kërkesave.
Me datën: 06.10.2015 (Marte) duke filluar nga ora 11:00 Vendetakimi tek Bibloteka Kombetare.
Për: Rektoratin, Senatin e UP-së
Nga: Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës
Lenda: Kërkesë
Në mbledhjen e mbajtur të Senatit të Universitetit të Prishtinës më datë 29-12-2014 pas kërkesës së Parlamentit të Studentëve, Senati i UP-së ka marrë vendim me të cilin obligohen të gjithë profesorët e Universitetit të Prishtinës të respektojnë nenin 108 i cili flet për mënyrën e vlerësimit në UP.
- Përcaktimi i suksesit akademik, neni 108
1. Për përcaktimin e suksesit akademik do të aplikohen këto metoda:
1.1. Provimi; 1.2. Kolokviumi; 1.3. Punimi seminarik;
1.4. Praktika profesionale;
1.5. Testi praktik gjatë ushtrimeve;
1.6. Interpretimi dhe prezantimi i krijimtarisë artistike dhe i punëve të tjera.
Mirëpo asnjëherë prej se është marrë një vendim i tillë nuk është publikuar në webfaqen e UP- së, nuk ju është dërguar njësive akademike dhe nuk është respektuar. Si pasojë e kësaj lind nevoja qe të ketë afate shtesë të provimeve. Duke u bazuar në kërkesat e shumta të këshillave studentore nëpër njësi akademike dhe studentëve në përgjithësi, PS-UP kërkon që senati i UP-së të marrë vendim për këto kërkesa:
1. Të kthehen afatet e absolventëve në të gjitha njësitë akademike,
2. Të ketë afat të tetorit, ku studentët do të kenë të drejtë të paraqesin nga dy provime dhe I njëjti të vlejë për arritjen e kushtit për vitin vijues,
3. Kriteri i arritjes së kushtit për gjeneratën 2014/15, niveli Bachelor të jetë me 70% të kredive ose të provimeve,
4. Kriteri i arritjes së kushtit për gjeneratën 2014/15, niveli Master të jetë me 50% të kredive ose provimeve.
Besojmë se rektorati dhe senati do të reflektojnë pozitivisht.