30/04/2026
MARRËVESHJE MIRËKUPTIMI MES AMBASADËS BRITANIKE DHE KOMUNËS SË PRISHTINËS MUNDËSON EDHE DY BURSA SHTESË PËR TË RINJTË NË KOSOVË
Sot u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Ambasadës Britanike dhe Komunës së Prishtinës për bashkëfinancimin e dy bursave shtesë për të rinjtë kosovarë që synojnë studime master në Britaninë e Madhe. Këtë vit, Chevening Association Kosova (CAK), në emër të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, është angazhuar për të rritur numrin e bursave përmes partneriteteve me aktorë vendorë.
Nisma e CAK-ut rezultoi me përkrahjen e e Prishtinës për të bashkëfinancuar dy bursa për vitin akademik 2026–2027, duke mundësuar që edhe dy profesionistë nga Kosova të kryejnë studimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është hera e parë që CAK, me mbështetjen e Komunës e Prishtinës, arrin të shtojë dy bursa për studentët nga Kosova.
Chevening ofron mundësi për bursa të bashkëfinancuara, ku partnerët mbulojnë një pjesë të bursës, ndërsa pjesën tjetër e mbulon Chevening. e Prishtinës ka ndarë 40,000 euro për dy bursa përmes një vendimi të miratuar në Asamblenë Komunale.
Chevening, një nga programet ndërkombëtare të bursave më të respektuara dhe i financuar nga Qeveria Britanike, fuqizon udhëheqësit e rinj që kontribuojnë në zhvillimin e politikave, nxisin inovacionin dhe forcojnë institucionet në vendet e tyre.
Chevening Association Kosova (CAK) përfaqëson përfituesit e bursës Chevening në Kosovë. Që nga viti 2001 e deri më sot, rreth 141 kosovarë kanë studiuar në Britaninë e Madhe përmes kësaj burse dhe vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë.
Photo Credits: British Embassy Pristina