ECRA Pharm Media

ECRA Pharm Media

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from ECRA Pharm Media, Education Website, Pristina.

23/02/2024

Te nderuar kolege,

Per shkak te interesimit te madh nga ana e pjesemarresve afati i regjistrimit shtyhet deri neser (24 shkurt, 2024) ne ora 8:00 te mengjesit. Kodi per kycje do t'ju dergohet me ane te emailit.

Me nderime,

ECRA Pharm

08/02/2024

PREZANTIMI I KONFERENCËS

Konferenca e titulluar “Roli i farmacistit në ofrimin e kujdesit optimal të pacientit. Dhimbja dhe infeksionet e traktit respirator ” i dedikohet tematikës së sëmundjeve respiratore siç jane ankesat e zakonshme si kolla akute, ftohja e zakonshme, dhe kolla kronike perfshirë astmen dhe COPD-në si dhe strategjive të aplikuara në mjedisin e farmacisë për menaxhimin e dhimbjeve, si dhimbjes së fytit, dhimbjeve inflamatore dhe neuralgjike, migrenës.

QËLLIMET E KONFERENCËS

Kjo konferencë ka për qëllim që profesionisët kujdesit shëndetësor, në rradhë të parë farmacistët, të përfitojnë njohuri të reja lidhur me rolin e tyre në ofrimin e shërbimeve profesionale në menaxhimin e sëmundjeve respiratore, parandalimin dhe mjekimin farmakologjik të tyre si dhe në strategjitë për menaxhimin e dhimbjes me etiologji të ndryshme dhe temperaturës së lartë trupore. Nga shkencëtarët dhe profesionistët farmaceutikë me përvojë në mënyrë kompetente do të ofrohen informacione të përditësuara rreth rolit të farmacistit në menaxhimin kompetent, të kualifikuar dhe optimal të këtyre gjendjeve.

PËRFITIMET E KONFERENCËS

Pasi që infeksionet e traktit të sipërm respirator dhe inflamacioni janë shkaqet më të shpeshta për konsultime me farmacistët ne mjedisin e barnatores, senzibilizimi i metejshëm i farmacistëve për rolin e tyre në menaxhimin e simptomave të infeksioneve respiratore dhe dhimbjes me origjinë të ndryshme, parandalimin e sëmundjeve dhe edukimin e pacienteve lidhur me vetë-mjekimin është një përfitim evident i siguruar në këtë konferencë.

08/02/2024

ECRA Pharm me 24 Shkurt 2024 organizon konferencen farmaceutike ndërkombëtare "Roli i farmacistit në ofrimin e kujdesit optimal të pacientit. Dhimbja dhe infeksionet e traktit respirator".

Konferenca mbahet on-line dhe është e akredituar nga ana e Komisionit për EVP të OFK-së.

Konferenca është poentuar me:
-13 pikë për ligjeruesit dhe
-10 pikë për pjesëmarrësit.
Pjesëmarrësit e interesuar duhet të bëjnë pagesën e regjistrimit prej 25 euro dhe fletëpagesa si dëshmi duhet të dergohet deri më datën 23 Shkurt 2024 në ora 22:00 në e-mailin e konferencës :
[email protected]
____________________________________________________________________
DETAJET E REGJISTRIMIT
Emri i bankës: TEB Bank
Nr. i llogarisë: 20-20-0001637238-53
Emri i llogarisë: ECRA PHARM SHPK
Adresa: Prishtinë
Vlera e pagesës: 25 euro
Përshkrimi i pagesës: Emri dhe mbiemri, Pjesëmarrja në konferencë

Për informata shtesë mund të na kontaktoni në emailin:
[email protected]

Ju mirëpresim në konferencë!

ECRA Pharm








Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Pristina
10000