KOPF - Kosova Population Foundation

KOPF - Kosova Population Foundation Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KOPF - Kosova Population Foundation, Education, Pristina.

📍 Kamenicë💚 Një ditë e mbushur me kujdes, informim dhe përkushtim për shëndetin e komunitetit!Sot, Karvani Shëndetësor u...
10/09/2026

📍 Kamenicë

💚 Një ditë e mbushur me kujdes, informim dhe përkushtim për shëndetin e komunitetit!

Sot, Karvani Shëndetësor u ndal në Kamenicë, duke u ofruar qytetarëve mundësi për të marrë këshilla të dobishme, informacione për parandalimin e sëmundjeve jo-ngjitëse dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore.

🩺 Përmes bashkëbisedimeve me profesionistët shëndetësorë, qytetarët u informuan mbi kujdesin ndaj shëndetit, parandalimin dhe krijimin e zakoneve më të shëndetshme në jetën e përditshme.

🌿 Një komunitet i informuar është një komunitet më i fortë. Pikërisht këtë synon Karvani Shëndetësor – të sjellë këshillat, njohuritë dhe mbështetjen më afër qytetarëve.

🤝 Falënderojmë qytetarët e Kamenicës për mikpritjen dhe interesimin e tyre, si dhe ekipin e profesionistëve shëndetësorë nga QKMF-Kamenicë për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij aktiviteti.

💙 Bashkë për më shumë informim, parandalim dhe kujdes për shëndetin!

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor – AQH Project”, i financuar nga SDC 🇨🇭 dhe i implementuar nga Swiss TPH & KOPF 🇽🇰

09/09/2026

🩺💙 Nga Kaçaniku me plot energji të mirë, buzëqeshje dhe kujdes për shëndetin!
Dje, Karvani Shëndetësor ishte pranë qytetarëve për një ditë me përSHËNDETje.

🎥Rozafa Hajrizi

AQH Project👏🏻

📍 Doganaj, KaçanikNjë ditë e suksesshme, e mbushur me informim, këshillim dhe përkushtim për promovimin e shëndetit në k...
08/09/2026

📍 Doganaj, Kaçanik

Një ditë e suksesshme, e mbushur me informim, këshillim dhe përkushtim për promovimin e shëndetit në komunitet!

Sot, Karvani Shëndetësor u mbajt në Doganaj të Kaçanikut, ku qytetarët treguan interes të jashtëzakonshëm për t’u informuar mbi parandalimin e sëmundjeve jo-ngjitëse, rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore.

🩺 Gjatë aktivitetit, qytetarët patën mundësinë të bashkëbisedojnë me profesionistë shëndetësorë, të marrin këshilla praktike dhe informacione të vlefshme për një mënyrë jetese më të shëndetshme. Interesimi dhe pjesëmarrja e tyre dëshmuan rëndësinë e aktiviteteve që sjellin shërbime dhe edukim shëndetësor më pranë komunitetit.

🌿 Kujdesi për shëndetin fillon me informimin dhe ndërgjegjësimin. Përmes Karvanit Shëndetësor synojmë të fuqizojmë komunitetet, duke promovuar parandalimin dhe kujdesin e vazhdueshëm për shëndetin.

🤝 Falënderojmë qytetarët e Doganajt për pjesëmarrjen, besimin dhe interesimin e treguar. Mirënjohje e veçantë për ekipin e profesionistëve shëndetësorë nga QKMF-Kaçanik, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

💙 Së bashku po ndërtojmë komunitete më të shëndetshme, duke promovuar kulturën e parandalimit, ndërgjegjësimit dhe kujdesit për shëndetin.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor – AQH Project”, i financuar nga SDC 🇨🇭 dhe i implementuar nga Swiss TPH & KOPF 🇽🇰

KOPF në mbështetje të thirrjes së Action for Mothers and Children (AMC).Kosova Population Foundation –KOPF i bashkohet s...
25/08/2026

KOPF në mbështetje të thirrjes së Action for Mothers and Children (AMC).

Kosova Population Foundation –KOPF i bashkohet shqetësimit të shprehur nga Action for Mothers and Children (AMC) pas humbjes tragjike të jetës së dy grave shtatzëna në Kosovë brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e grave që humbën jetën.

Pa paragjykuar rrethanat e rasteve dhe proceset institucionale e hetimore në zhvillim, këto ngjarje na rikujtojnë se shëndeti, siguria dhe dinjiteti i grave gjatë shtatzënisë duhet të jenë prioritet i pakompromis.

Çdo grua ka të drejtë në kujdes shëndetësor cilësor, profesional dhe në kohë, në mbrojtje nga çdo formë e dhunës dhe në një sistem që garanton siguri gjatë shtatzënisë, lindjes dhe amësisë.

Si organizatë që prej vitesh angazhohet në fushën e shëndetit riprodhues dhe të drejtave, KOPF mbështet thirrjen për vëmendje të shtuar institucionale, transparencë dhe forcim të mekanizmave që mbrojnë shëndetin dhe jetën e grave.

Asnjë grua nuk duhet të ndihet e pambrojtur gjatë shtatzënisë. Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së nënës është përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore.

🤝 KOPF solidarizohet me AMC dhe me të gjitha organizatat dhe profesionistët që punojnë për shëndetin, sigurinë dhe të drejtat e grave në Kosovë.

Action for Mothers and Children (AMC) shpreh shqetësim të thellë pas humbjes së jetës së dy grave shtatzëna në Kosovë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Bëhet fjalë për dy raste me rrethana të ndryshme, të cilat kërkojnë trajtim dhe vlerësim të veçantë nga institucionet kompetente. Duke respektuar proceset institucionale dhe hetimore në zhvillim, AMC nuk paragjykon përfundimet e hetimeve apo rrethanat përfundimtare të asnjërit rast.

Megjithatë, humbja e jetës së dy grave gjatë shtatzënisë brenda pak ditësh është thellësisht shqetësuese dhe kërkon vëmendjen e të gjithë shoqërisë dhe institucioneve.

Shtatzënia duhet të jetë një periudhë në të cilën çdo grua ndihet e sigurt, e mbrojtur dhe e mbështetur. Mbrojtja e jetës dhe shëndetit të grave gjatë shtatzënisë kërkon jo vetëm kujdes shëndetësor cilësor dhe në kohë, por edhe një mjedis të sigurt, të lirë nga çdo formë e dhunës.

AMC u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të grave që humbën jetën.

Si organizatë e përkushtuar për shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve, do të vazhdojmë të angazhohemi që çdo grua në Kosovë të ketë qasje në kujdes, mbrojtje dhe mbështetje gjatë shtatzënisë dhe amësisë.

Happy Swiss National Day!!!🇨🇭
01/08/2026

Happy Swiss National Day!!!🇨🇭

📍 FerizajNjë tjetër ndalesë me vlerë e Karvanit Shëndetësor u zhvillua sot në Ferizaj, ku qytetarët patën mundësinë të i...
17/07/2026

📍 Ferizaj

Një tjetër ndalesë me vlerë e Karvanit Shëndetësor u zhvillua sot në Ferizaj, ku qytetarët patën mundësinë të informohen, të këshillohen dhe të marrin udhëzime praktike për ruajtjen e shëndetit.

Atmosfera pozitive dhe pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dëshmuan interesimin për tema që lidhen me parandalimin e sëmundjeve jo-ngjitëse, zbulimin e hershëm dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore.

🩺 Gjatë aktivitetit, profesionistët shëndetësorë ndanë këshilla dhe informacione të vlefshme për ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik, shmangien e faktorëve të rrezikut dhe rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.

🌿 Çdo bisedë, çdo këshillë dhe çdo qytetar i informuar është një hap më afër një komuniteti më të shëndetshëm. Pikërisht këtë synon Karvani Shëndetësor – ta afrojë edukimin dhe kujdesin shëndetësor pranë qytetarëve.

🤝 Falënderojmë qytetarët e Ferizajt për pjesëmarrjen dhe besimin e tyre, si dhe ekipin e profesionistëve shëndetësorë nga QKMF-Ferizaj për përkushtimin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti.

💙 Së bashku vazhdojmë të promovojmë një kulturë të parandalimit, ndërgjegjësimit dhe kujdesit për shëndetin.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor – AQH Project”, i financuar nga SDC 🇨🇭 dhe i implementuar nga Swiss TPH & KOPF 🇽🇰.

16/07/2026

Momente nga Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan! 💙

Së bashku me qytetarët, ndamë këshilla të vlefshme për një stil jetese më të shëndetshëm, ofruam informim, këshillim dhe kontrolle bazë shëndetësore. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe interesimin! 🌿🙌🏻

AQH Project👏🏻

📍 KamenicëSot, Karvani Shëndetësor vazhdoi rrugëtimin e tij në Kamenicë, duke sjellë më pranë qytetarëve këshillim profe...
16/07/2026

📍 Kamenicë

Sot, Karvani Shëndetësor vazhdoi rrugëtimin e tij në Kamenicë, duke sjellë më pranë qytetarëve këshillim profesional, informim dhe promovim të kujdesit për shëndetin.

🩺 Qytetarë të shumtë vizituan aktivitetin për të marrë informacione mbi parandalimin e sëmundjeve jo-ngjitëse, rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm. Përmes bashkëbisedimeve me profesionistët shëndetësorë, ata morën këshilla praktike që mund të ndihmojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të tyre.

🌱 Kujdesi për shëndetin nuk fillon në momentin e sëmundjes, por me informim, ndërgjegjësim dhe veprim në kohën e duhur. Pikërisht këtë mision vazhdon ta përcjellë Karvani Shëndetësor në çdo komunë që viziton.

👏 Falënderojmë qytetarët e Kamenicës për interesimin dhe pjesëmarrjen e tyre, si dhe ekipin e profesionistëve shëndetësorë nga QKMF Kamenicë, të cilët me përkushtim kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti.

💙 Së bashku po forcojmë kulturën e parandalimit dhe po ndërtojmë komunitete më të shëndetshme.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor – AQH Project”, i financuar nga SDC 🇨🇭 dhe i implementuar nga Swiss TPH & KOPF 🇽🇰.

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KOPF - Kosova Population Foundation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category