LET Center

LET Center Çerdhe, Kopsht, Parafillor🌲🏫🌟

🥼🔬🧬🧪 LET THE SCIENCE CLASS EXPERIMENT 🤩Sot në klasën tonë shkenca u kthye në një aventurë plot kuriozitet, pyetje dhe sh...
16/09/2026

🥼🔬🧬🧪 LET THE SCIENCE CLASS EXPERIMENT 🤩

Sot në klasën tonë shkenca u kthye në një aventurë plot kuriozitet, pyetje dhe shumë entuziazëm! 🤩🔬

Kishim kënaqësinë të mirëprisnim znj. Gresa, nënën e nxënëses sonë Zana, e cila së bashku me fëmijët zhvilloi një orë të veçantë “Science for Kids”. 💛

🧪 Eksperimenti i ditës: “Vullkani plotëngjyrësh” 🌋

Fëmijët ndoqën me shumë kureshtje çdo hap të eksperimentit, vëzhguan reagimin, bënë pyetje dhe përjetuan nga afër magjinë e shkencës. 🔍🧠

Përmes eksperimenteve të tilla, fëmijët zhvillojnë të menduarit kritik, aftësinë për të vëzhguar, parashikuar dhe zgjidhur probleme, ndërsa mbi të gjitha ushqejnë kuriozitetin dhe dëshirën për të zbuluar botën përreth tyre. 🌍🧬

Një falënderim i veçantë për znj.Gresa Hoxha Gashi për kohën, përkushtimin dhe përvojën e bukur që ndau sot me fëmijët tanë. ❤️

Sepse në LET Center, shkenca nuk mësohet vetëm, ajo provohet, eksplorohet dhe përjetohet! 🥼🧪✨

CreativeLETCenter LearningThroughPlay

🔢 Mësojmë përmes lojës 💫 “Gjysmë dhe e tëra”Me kube shumëngjyrëshe, parafillorët tanë eksploruan konceptet “gjysmë” dhe ...
15/09/2026

🔢 Mësojmë përmes lojës 💫 “Gjysmë dhe e tëra”

Me kube shumëngjyrëshe, parafillorët tanë eksploruan konceptet “gjysmë” dhe “tërë” në mënyrë konkrete dhe argëtuese. Duke numëruar, ndarë dhe bashkuar kubet sipas numrave të dhënë, fëmijët ushtruan të menduarit logjik, konceptet e hershme matematikore, përqendrimin dhe bashkëpunimin. 🌈

Sepse matematika kuptohet më bukur kur fillimisht preket, provohet dhe luhet! 💛

🌟 Çfarë bëjmë në kopsht gjatë ditës? 🌟Përmes kartelave me figura, 2-3 vjeçarët tanë po njohin dhe zbulojnë rutinën e tyr...
15/09/2026

🌟 Çfarë bëjmë në kopsht gjatë ditës? 🌟

Përmes kartelave me figura, 2-3 vjeçarët tanë po njohin dhe zbulojnë rutinën e tyre të përditshme në kopsht. 🧩🧸

Çfarë bëjmë kur vijmë? Kur hamë, luajmë, mësojmë apo pushojmë? 🥰 Duke zgjedhur dhe renditur figurat, fëmijët zhvillojnë kujtesën, të menduarit logjik, komunikimin dhe kuptimin e rendit të aktiviteteve gjatë ditës.
Hap pas hapi, rutina bëhet e njohur, e parashikueshme dhe plot kënaqësi! 💛🌱

🧺🌟 “Gjej dhe vendos” - mësojmë përmes lojës!Bebet tona u angazhuan në një aktivitet të thjeshtë e plot kuriozitet, duke ...
15/09/2026

🧺🌟 “Gjej dhe vendos” - mësojmë përmes lojës!

Bebet tona u angazhuan në një aktivitet të thjeshtë e plot kuriozitet, duke gjetur, zgjedhur dhe vendosur figurat e rutinës së tyre në vendin e duhur. 🧩💛

Përmes lojës, të vegjlit ushtrojnë vëmendjen, koordinimin sy-dorë, njohjen vizuale dhe motorikën e imët, ndërsa familjarizohen gradualisht me momentet e ditës në kopsht. 🌱👶

Duart e vogla punojnë, mendjet e vogla zbulojnë!

🌟 Rutina ime ne kopsht - mesojme duke renditur! ♥️🧒Sot, 3-4 vjecaret tane eksploruan rutinen e tyre ditore ne kopsht per...
15/09/2026

🌟 Rutina ime ne kopsht - mesojme duke renditur! ♥️🧒

Sot, 3-4 vjecaret tane eksploruan rutinen e tyre ditore ne kopsht permes kartave vizuale. 💛 Duke njohur dhe renditur momentet e dites, nga ardhja ne kopsht, takimi i mengjesit, aktivitetet, ushqimi, larja e duarve e deri te loja ne natyre - femijet mesuan konceptin e rendit dhe sekuences ne menyre konkrete dhe argetuese. 🌱✨

Permes lojes zhvillojme kujtesën, gjuhen, mendimin logjik dhe pavaresine, duke e bere rutinen e perditshme me te kuptueshme dhe me te sigurt per femijet. 🥰

🥋🔥 TAEKWONDO TIME - PARAFILLORËT TANË!Të fokusuar, energjikë dhe plot vetëbesim! 🌟 Sot parafillorët tanë sfiduan veten p...
15/09/2026

🥋🔥 TAEKWONDO TIME - PARAFILLORËT TANË!

Të fokusuar, energjikë dhe plot vetëbesim! 🌟 Sot parafillorët tanë sfiduan veten përmes ushtrimeve të Taekwondos, duke kombinuar forcën, koordinimin dhe përqendrimin.

Çdo lëvizje është një mundësi për të mësuar disiplinën, durimin, respektin dhe këmbënguljen. 💪🥋

Sepse në LET Center, sporti nuk ndërton vetëm një trup aktiv, ndërton edhe karakter! ❤️

🥋✨ LET TAEKWONDO KIDSEnergjia, lëvizja dhe përqendrimi ishin në maksimum gjatë orës së Taekwondos me grupin Edukativ! 💪🧒...
15/09/2026

🥋✨ LET TAEKWONDO KIDS

Energjia, lëvizja dhe përqendrimi ishin në maksimum gjatë orës së Taekwondos me grupin Edukativ! 💪🧒
Përmes ushtrimeve të përshtatura për moshën, fëmijët zhvillojnë koordinimin, ekuilibrin, disiplinën dhe vetëbesimin – gjithmonë përmes lëvizjes dhe argëtimit. 🌟

Hap pas hapi, mësojmë të kontrollojmë trupin, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të besojmë në aftësitë tona! 🥋❤️

🏆🌿 Aria, kampionia jonë e vogël për një planet më të gjelbër! ♻️💚Me kapakët e mbledhur së bashku me familjen, Aria vazhd...
11/09/2026

🏆🌿 Aria, kampionia jonë e vogël për një planet më të gjelbër! ♻️💚

Me kapakët e mbledhur së bashku me familjen, Aria vazhdon të dëshmojë se një kampione e vërtetë nuk fiton vetëm medalje, ajo ndihmon edhe në krijimin e tyre! 🏅✨

Përmes , çdo kapak merr një jetë të re në medaljet e Fun Run Kids, ndërsa fëmijët mësojnë në praktikë për riciklimin, sportin dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit. 🌍🏃‍♀️

Faleminderit, Aria dhe familja, që po e ktheni edukimin në veprim dhe veprimin në ndryshim! 🌱💫

Address

LETCenter
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:00 - 17:30
Tuesday 07:00 - 17:30
Wednesday 07:00 - 17:30
Thursday 07:00 - 17:30
Friday 07:00 - 17:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LET Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to LET Center:

Shortcuts

Share

Category