13/11/2023
AFATI I NËNTORIT DUHET TË MBAHET NË ÇDO FAKULTET
Paqja Studentore, shpreh shqetësim dhe pakënaqësi në drejtim të tentimit për moszbatimin e plotë të vendimit për mbajtjen e Afatit të Nëntorit, për vitin akademik 2023/24.
Senati i Universitetit të Prishtinës ka miratuar vendimet me nr.prot. 4/35 dhe 4/36 të dt.22.11.2019, përmes së cilave në mënyrë definitive dhe të përhershme janë paraparë afatet plotësuese të Nëntorit dhe Prillit, me të drejtën e paraqitjes së dy provimeve.
Mbajtja e orarit plotësues të Nëntorit nuk është më një vullnet i njësive akademike, por, është obligim pasiqë e njëjta parashihet me vendim përkatës të Senatit, e cila vlenë duke filluar nga viti akademik 2019/2020 e gjersa të merret një vendim tjetër.
Kujtojmë se Senati i Universitetit të Prishtinës në asnjë moment nuk e ka ndryshuar e as anuluar vendimet 4/35 dhe 4/36 të dt.22.11.2019.
Ne ftojmë të gjitha menaxhmentet e fakulteteve, që të fillojnë përgatitjen për Afatin e Nëntorit dhe i sigurojmë ata që kjo është kërkesë legjitime e shumicës absolute të studentëve.
PAQJA STUDENTORE
Universiteti i Prishtinës
28/06/2023
GËZUAR KURBAN BAJRAMI!🐏
Urime besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit, kjo festë ndër të tjera na mëson rreth dashurisë e sinqeritetit dhe mbi të gjitha flijimet që njerëzit bëjnë për të ndërtuar një shoqëri me vlera.
Paqja Studentore iu uron shëndet dhe harmoni në shtëpitë tuaja.
PAQJA STUDENTORE
20/05/2023
PAQJA STUDENTORE ORGANIZON VIZITË NË MUZEUN BURGU I PRISHTINËS - BURGU I IDEALIT
Paqja Studentore sot gjatë ditës ka zhvilluar aktivitetin e radhës, ku është organizuar vizita në Muzeun Burgu i Prishtinës - Burgu i Idealit.
Anëtarët e organizatës "Paqja Studentore" dhe disa studentë të Fakultetit Juridik së Universitetit të Prishtinës, vizituan ambientet e qendrës së dokumentimit dhe muzealizimit të kujtesës sonë kolektive mbi rezistencën disa dekadësh të aktivistëve të çështjes kombëtare shqiptare.
Nga afër pamë shumë fotografi, video dhe artefakte të tjera të ish të burgosurve shqiptar që tregonin për përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në këtë burg në kohen e regjimit serb.
PAQJA STUDENTORE 🇦🇱🇽🇰💙
19/05/2023
Thirrje për aplikim: Anëtar/e i/e organizatës
Vizito vegzën për aplikim:
https://forms.gle/RB7WUQHEv48XvyfC7
Kush jemi ne:
"PAQJA STUDENTORE" është organizatë studentore e themeluar në vitin 2005 që ka për qëllim mbështetjen, mirëqenien, zhvillimin dhe promovimin e studentëve të Universitetit së Prishtinës.
Përfaqësim Dinjitoz!
PAQJA STUDENTORE 💙
10/05/2023
Emocione të veçanta me studentët e Universitetit së Prishtinës gjatë udhëtimit në Matka Tripp 2023
PAQJA STUDENTORE 💙
01/05/2023
REAGIM RRETH DISKUTIMIT PËR HEQJEN EMRIT "HASAN PRISHTINA" NGA UNIVERSITETI I PRISHTINËS
Siç është bërë e ditur nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", është propozuar largimi i emrit "Hasan Prishtina", përmes ndryshimeve statutare të cilat janë në diskutim tash e disa ditë.
Universiteti i Prishtinës është i nderuar me emrin e veprimtarit dhe atdhetarit të shquar, Hasan Prishtina. Propozimi për heqjen e emrit konsiderohet ofendim ndaj historisë së popullit shqiptar.
Pasi që kanë filluar diskutimet për "reformat" e UP-së, ne ftojmë menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës, që së pari të fillojnë me eleminimin dukurive negative brenda Universitetit të Prishtinës, (siç është: plagjiatura, ngacmimet, dhuna etj.) pastaj të angazhohet rreth cilësisë dhe avancimin e studentëve të Universitetit.
Paqja Studentore mbështet aksionin simbolik të Fondacionit "Hasan Prishtina" që organizohet me dt. 02 Maj 2023, ora 11:00 para Rektoratit te Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".
Në aksionin simbolik do të marrin pjesë edhe historianë dhe personalitete të ndryshme nga jeta akademike.
Ftojmë gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" që të janë të pranishëm në këtë aksion, duke nderuar jetën dhe veprën e atdhetarit të shquar Hasan Prishtina.
PAQJA STUDENTORE
21/04/2023
GËZUAR FITËR BAJRAMI!
Pas një muaji agjërim, besimtarët muslimanë festojnë ditën e Fitër Bajramit, kjo festë ndër të tjera na mëson që njerëzit duhet të kenë solidaritet, dashuri dhe mirëkuptim të vazhdueshëm me njëri tjetrin.
PS-UP
15/04/2023
Për ditën e Europës 🇪🇺 PAQJA STUDENTORE organizon një vizitë ditore në Matka & Shkup 🚍 me datën 09.05.2023.
🎫 Biletat mund t'i rezervoni në linkun e mëposhtëm
📍Nisja bëhet në ora 07:00, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës
🪪 Dokumentet e nevojshme: letërnjoftimi biometrik apo pasaportë
🚨VETËM DISA BILETA KANË MBETUR PËR REZERVIM.
Përjetoni argëtim gjatë udhëtimit por gjithsesi edhe gjatë qëndrimit atje.
Matka Tripp po ju pret!
https://forms.gle/62mtcdTXTK7RbNZUA
14/04/2023
Apliko për bursë nga Universiteti i Prishtinës!
UP-ja për herë të parë, nga ky vit akademik, do të ndajë bursa për studentët e nivelit master dhe ata të doktoratës. 👩🎓👨🎓
Ky vendim u mor nga Këshilli Drejtues i UP-së, në mbledhjen e mbajtur më 13 prill 2023 dhe i njëjti është propozuar edhe si pikë e veçantë veprimi në planin e punës të rektorit, prof. dr. Qerim Qerimi.
Për të aplikuar, ndiq udhëzimet në konkurset që i gjeni në vegëzën e bashkëngjitur!
Suksese!
UP-ja, për herë të parë, do të ndajë bursa për studentët e nivelit master dhe atë doktoratës – Apliko tani!
Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Eshte universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.
11/04/2023
Për ditën e Europës 🇪🇺 PAQJA STUDENTORE organizon një vizitë ditore në Matka & Shkup me datën 09.05.2023.
Për t'iu bashkangjitur këtij aktiviteti, biletat mund t'i rezervoni në linkun e mëposhtëm dhe së bashku të nisemi nga Biblioteka Kombëtare nga ora 07:00.
Përjetoni argëtim gjatë udhëtimit por gjithsesi edhe gjatë qëndrimit atje.
Matka Tripp po ju pret!
https://forms.gle/62mtcdTXTK7RbNZUA
09/04/2023
URIME DITA E KUSHTETUTËS!
"Kushtetuta është vepra më e shkëlqyer që mund të ketë nxjerrë ndonjëherë mendja dhe vendosmëria njerëzore". - Uilliem E. Gledstaum.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës paraqet aktin superior në hierarkinë normative të rendit juridik të Republikës së Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës është më shumë se vetëm një grumbull i dispozitave kushtetuese dhe ajo bën më shumë se përcaktimin e organeve të pushtetit shtetëror dhe numërimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Kjo Kushtetutë i dha jetë pavarësisë dhe i dha formë e frymë shtetit tonë, ndërsa qytetarëve të Kosovës u dha nderë dhe detyrime për t’i realizuar idealet kushtetuese që përcaktohen aty.
PAQJA STUDENTORE
08/04/2023
PËRJASHTIM PËR KËRCËNUESIT!
Të dashur studentë,
Të gjithë jemi të shqetësuar rreth ngjarjeve të fundit që lidhen me kërcënimet dhe fyrjet e profesorit Bekim Bejta ndaj studentëve të Fakultetit Filologjik.
PAQJA STUDENTORE është e shqetësuar me mospërjashtimin e menjëhershëm të profesorit Bekim Bejta nga Universiteti i Prishtinës.
Edhe pas ankesave të studentëve, reagimeve publike të Parlamentit Studentor dhe Organizatave Studentore si dhe publikimeve të fakteve, UNIVERSITETI I PRISHTINËS është ende me "sy dhe vesh të mbyllur" duke ndërmarrë zero (0) masa ndaj dhunuesit dhe kërcënuesit profesorit Bekim Bejta.
PAQJA STUDENTORE bënë thirrje për ndërmarrjen e masave konkrete për profesorin Bejta nga Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës dhe nga organet e rendit dhe drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Paqja Studentore