13/11/2023
AFATI I NËNTORIT DUHET TË MBAHET NË ÇDO FAKULTET
Paqja Studentore, shpreh shqetësim dhe pakënaqësi në drejtim të tentimit për moszbatimin e plotë të vendimit për mbajtjen e Afatit të Nëntorit, për vitin akademik 2023/24.
Senati i Universitetit të Prishtinës ka miratuar vendimet me nr.prot. 4/35 dhe 4/36 të dt.22.11.2019, përmes së cilave në mënyrë definitive dhe të përhershme janë paraparë afatet plotësuese të Nëntorit dhe Prillit, me të drejtën e paraqitjes së dy provimeve.
Mbajtja e orarit plotësues të Nëntorit nuk është më një vullnet i njësive akademike, por, është obligim pasiqë e njëjta parashihet me vendim përkatës të Senatit, e cila vlenë duke filluar nga viti akademik 2019/2020 e gjersa të merret një vendim tjetër.
Kujtojmë se Senati i Universitetit të Prishtinës në asnjë moment nuk e ka ndryshuar e as anuluar vendimet 4/35 dhe 4/36 të dt.22.11.2019.
Ne ftojmë të gjitha menaxhmentet e fakulteteve, që të fillojnë përgatitjen për Afatin e Nëntorit dhe i sigurojmë ata që kjo është kërkesë legjitime e shumicës absolute të studentëve.
PAQJA STUDENTORE
Universiteti i Prishtinës