Kolegji i Menaxhmentit Internacional "Globus"

Kolegji i Menaxhmentit Internacional "Globus"

Share

Kolegji Globus - Ju Investoni Kohën Ofron studime Universitare të nivelit Bachelor dhe Master

Programet e studimeve janë:

Niveli i studimeve Bachelor:

1.

Kolegji i Menaxhmentit Internacional "Globus" është i Akredituar dhe Licencuar për Studime Universitare ne fushën e Menaxhmentit Ndërkombëtar. Biznes dhe Menaxhment me specializime:
- Menaxhment Gjeneral Internacional
- Financa dhe Banka
- Kontabilitet dhe Auditim

Niveli i studimeve Master:


1. Biznes dhe Menaxhment me specializime:
- Menaxhment Gjeneral Internacional
- Financa, Banka dhe Kontabilitet

21/07/2022

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë profesori Shyqri KELMENDI


Ka ndërruar jetë një nga profesorët më të shquar në Kosovë, në lëmin e minierave nëntokësore.

Prof.Dr. Shyqri Kelmendi ka mbajtuar shumë pozita të larta në ndërmarrjen Trepça, ndërsa pozita e fundit ishte anëtar bordi.
Për shumë vite ishte mësimdhënës i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurigjisë në Mitrovicë, gjithashtu ishte profesor dhe Dekan i Kolegjit Globus.

Prof. Kelmendi bënte pjesë si shqiptar i vetëm në akademinë ndërkombëtare në lidhje me minierat nëntokësore, ai ka të botuar disa libra universitar.

Lamtumirë profesor!

17/02/2022

Gëzuar Dita e Pavarësisë!
Happy Independence Day!

Photos from Kolegji i Menaxhmentit Internacional "Globus"'s post 08/01/2022

Më datën 06.01.2022 (E Enjte) në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar VISION në Gostivar u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Universitetit Ndërkombëtar VISION dhe Kolegjit të Menaxhmentit Internacional "Globus" - Prishtinë, Kosovë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Prof.Dr. Fadil Hoca, Rektor i Universitetit Ndërkombëtar VISION dhe Prof. Dr. Refik HAVOLLI, Prorektor i Kolegjit të Menaxhmentit Internacional "Globus".
-----------------------------------------------------
On 06.01.2022 (Thursday) in the premises of the International Vision University was signed a cooperation agreement between the International Vision University" and College of International Management "Globus" - Pristina, Kosovo.

The MoU was signed by a Prof.Dr. Fadil Hoca, Rector of the International Vision University and Prof. Dr. Refik Havolli, Vice - rector of the College of International Management "Globus".

Photos from Kolegji i Menaxhmentit Internacional "Globus"'s post 08/01/2022

Më datën 05.01.2022 (E Mërkure) në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar "G. R. Derzavin" u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Universitetit Ndërkombëtar "G. R. Derzavin" dhe Kolegjit të Menaxhmentit Internacional "Globus" - Prishtinë, Kosovë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Prof. Dr. Lençe Petreska, Rektor i Universitetit Ndërkombëtar "G. R. Derzavin" dhe Prof. Dr. Betim Spahiu, Kryetar i Bordit Drejtues të Kolegjit të Menaxhmentit Internacional "Globus".
-----------------------------------------------------
On 05.01.2022 (Wednesday) in the premises of the International Slavic University "G. R. Derzavin" was signed a cooperation agreement between the International Slavic University "G. R. Derzavin" and College of International Management "Globus" - Pristina, Kosovo.

The MoU was signed by a prof. Dr. Lenche Petreska, Rector of the International Slavic University "G. R. State of India and Prof. Dr. Betim Spahiu, Chairman of the Board of Directors of the College of International Management "Globus".

26/11/2021

Kolegji "Globus" ju uron festën kombëtare të gjithë shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike, të festojnë me krenari 28 Nëntorin, festën e pavarësisë si ditëlindjen e kombit, këtë ditë të nderimit dhe mirënjohjes së pakufishme ndaj të gjithë atyre që bën gjithçka që mundën për kombin, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që një pjesë e shqiptarëve sot e gëzojmë.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, është ndër datat kryesore të lirisë së një pjese të kombit shqiptar e cila pas një periudhe të gjatë robërie mase 500 vjeçare, na mundësoi rilindjen e një shtetit edhe pse të vogël shqiptar, ai edhe ashtu siç ishte na bëri më të fortë si komb, kur dihet se shqiptarët ishin të kërcënuar, pushtuar dhe rrezikuar nga të gjitha anët për zhdukje, por që falë atij shteti të vogël e të brishtë, shpresat tona nuk u zhdukën kurrë, por u rritën duke na dhënë forcë dhe kurajo për të arritur në krijimin e dy shteteve të pavarura Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Gëzuar!

12/10/2021

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë profesor dr. Ahmet Ceni.

Shkollën tetë vjeçare e përfundoi në Shkodër ndërsa shkollën e mesme në Teknikumin Ekonomik “Nako Spiro” në Tiranë. Mbas shkollës së mesme kreu shërbimin ushtarak për një periudhë prej dy-vjeçare dhe në vitin 1972 ka filluar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, të cilat i ka përfunduar sipas programit në vitin 1977.
Mbas mbarimit të shkollës nga viti 1977 deri në vitin 1982 ka punuar me detyra të ndryshme funksionale si përgjegjës i degës së financës dhe i planit në ndërmarrje të ndryshme të Shkodrës. Në vitin 1982 dhe deri aktualisht ka punuar kryesisht në Fakultetin e Ekonomisë si pedagog dhe përgjegjës i Departamentit të Organizimit të Punës dhe në vitin 1992 deri 1995 si përgjegjës i departamentit të Menaxhmentit.
Në vitin 1998 deri në vitin 2000 ka punuar si Zëvendës Ministër i Transportit dhe nga viti 2001 deri në vitin 2005 si zëvendës Ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale.
Nga viti 2005 dhe deri në vitet e fundit të jetës është profesor në departamentin e Menaxhmentit.
Prej vitit 2010 ishte profesor i jashtëm pranë Kolegjit të Menaxhmentit Internacional "Globus" në departamentin e Menaxhmentit.

Ka shkruar mbi njëqind artikuj dhe punime me karakter shkencor dhe aplikativ kryesisht në fushën e tregut të punës, të punësimit, të organizimit dhe të menaxhimit. Është autor i tre teksteve mësimore që zhvillohen në nivelin Bachelor dhe Master si dhe autor i leksioneve të ciklit të tretë në lëndët ‘Menaxhimi shpërblimit dhe i performancës”.
Autor i disa monografive nga të cilat mund të përmendim “Shqipëria nga Plani në treg”, “Drejtimi dhe Informacioni”, “Analiza e normave dhe normimi i punës drejtuese”, etj.
Është drejtues i shumë doktoratave dhe punimeve të tjera shkencore.

Lamtumirë profesor!

17/02/2021

Gëzuar Pavarësia e Kosovës! 17 shkurti është ditë e shënuar për popullin e dhe gjithë .

Sot, ne sëbashku festojmë një arritje të madhe historike për kombin tonë. Në këtë ditë, ashtu siç në çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë dhe përulemi me nderimin dhe mirënjohjen më të thellë, para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që dhanë jetën për ta gëzuar këtë ditë.

Në përvjetorin e të pavarësisë, kemi nderin, krenarinë dhe gëzimin t’i urojmë popullit të Kosovës lumturi e prosperitet.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. Bedri Pejani Nr. 1
Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 13:00