24/02/2024
🔴 Ndikimi i rrjeteve sociale në jetën tonë
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se në ditën e tretë të konferencës do ta organizojmë një diskutim se si ndikojnë rrjetet sociale në shëndetin tonë mendor dhe një trajnim mbi raportimin etik të rasteve të vetëvrasjes.
🌐 Rrjetet sociale janë sinonim i shekullit në të cilin po jetojmë. Rrjedhimisht, ato kanë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën tonë, shëndetin tonë mendor dhe shumëçka rreth nesh. Për ata që krijojnë përmbajtje online, rrjetet sociale mund të jenë arenë e dashurisë dhe pëlqimit, por edhe e urrejtjes dhe ngacmimit. Njëkohësisht, media në Kosovë, të nxitura nga përfitimi material, i cili po humb ndjenjat e njerëzisë, shpesh kanë raportuar në mënyrë dehumanizuese për raste të vetëvrasjes. Kjo dukuri kurrë nuk është diskutuar mirëfilli në shoqërinë tonë dhe vetëm së fundmi kemi filluar të flasim më hapur për shëndetin mendor.
Për të diskutuar rreth këtyre pikave dhe të tjerave, kemi kënaqësinë të prezantojmë panelistët e mrekullueshëm:
- Miran Ramadani, influencer dhe krijues
- Gresa Boshtraj, influencere dhe krijuese
- Natyra Agani, profesoreshë dhe psikologe
Kurse, trajnimi mbi raportimin etik të vetëvrasjeve do të organizohet në bashkëpunim me Qendra për Informim dhe Përmirësim Social.
📍 Ky diskutim do të organizohet në sallën e Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik. Data: 28 shkurt 2024. Ora: 11:00.
📍 Ndërsa, trajnimi do të organizohet nga ora 14:00, në po të njëjtën ditë, në hapësirat e 'Activism Hub' të Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS).
Ju mirëpresim!