01/02/2022
Me kënaqësi i’u njoftojmë se me datë 10, 11, 12, 13, 16 është mbajtur Shkolla Dimërore 2022 e organizuar nga The Global Surgery Organization of Kosova-Students’ Committee (GSOK-SC).
Ky ishte një projekt tjetër i suksesshëm meqë rast u trajnuan mbi 240 studentë, mjekë të sapodiplomuar, praktikantë dhe specializant të rinjë, nën përcjelljen e rreth 20 trajnerëve profesionist të fushave të ndryshme të mjekësisë.
Gjatë Shkollës Dimërore pjesëmarrësit kishin mundësinë të jenë pjesë e 4 punëtorive, punëtori këto të cilat më së miri kanë arritur t’i plotësojnë nevojat dhe njohuritë e pjesëmarrësve. Këto punëtori ishin: Orthopedic Immobilization Techniques, Basic Surgical Skills Workshop 3rd edition, First Person on Scene dhe Airway Management Workshop 2nd edition.
Bashkëpunimi me Prof.Asoc.Dr. Antigona Hasani dhe Kosova Airway Management Society (KAMS) për “Airway Management Workshop”, u sjell persëri në kuader të "GSOK Winter School 2022”. Kjo Punëtori u mbajt me datë 16 Janar, në Bibloteken "Hivzi Sylejmani” në Prishtinë. Qëllimi i kësaj Punëtorie ishte prezentimi i profesionistëve të ardhshëm mjekësorë me mjetet dhe teknikat e menaxhimit të rrugëve ajrore në situata emergjente dhe jo-emergjente. Përmes mësimit të bazuar në pesë stacione: 1. Menaxhimin e Rrugëve të Frymëmarrjes në rastet Pediatrike, 2. Pajisjet Supraglotike të Rrugëve të Frymëmarrjes, 3. Laringoskopia Direkte, 4. Video Laringoskopia, 5. Krikotiroidotomia, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë dhe praktikojnë teknikat më të shpeshta dhe të sigurta të menaxhimit të rrugëve ajrore që përdoren në raste pediatrike, spitale (përgaditje pre-operatore) dhe situata emergjente kur intubimi nuk është i mundur.
“First Person on Scene Workshop” u mbajt në Pomozatin në Search and Rescue (SAR) Training Centre të FSK-së. Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit fillimisht patën rastin të ndjekin ligjeratat shumë informative dhe atraktive dhe të përfshihen edhe vetë në trajtim të skenareve të pregatitura nga ekipi i SAR.
Falenderojmë shumë Kompaninë Agani, Uji Miros, Ricoh, Olive Bakery, Lonki’s Food dhe Bibliotekën Hivzi Sulejmani për përkrahjen dhe besimin e vullnetit tonë gjatë ketij aktiviteti.
Mbi të gjitha, realizimi i kësaj Shkolle Dimërore nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen individuale të profesionistëve shëndetësor dhe personelit akademik të cilëve i jemi shumë falenderues:
-Airway Management Workshop:
Prof. Antigona Hasani, MD. Msc. PhD.
Ass.Dr. Fatos Sada, MD. Msc. PhD.
Ass.Dr. Rajmonda Nallbani-Komoni, MD. PhDc
Ass.Dr. Doruntina Bunjaku, MD. PhDc
Dr. Flamur Krasniqi, MD.
Dr. Ardian Hoti, MD.
Dr. Ismet Jusufi, MD.
Dr. Albina Likaj-Imeri, MD.
Dr. Gëzim Kunoviku, MD.
Dr. Saranda Luli, MD.
Dr. Tringa Metaj, MD.
-First Person on Scene:
John Doone- Director of Search and Rescue Centre at Kosova Security Force & SAR Team
Falenderim i vecantë shkon edhe për grupin punues të cilët na ndihmuan në realizimin e këtij organizimi!
GSOK-SC.