Kopshti Bora

Kopshti Bora

Share

Kopsht i licencuar nga MASHTI në qendër të Prishtinës.

Photos from Kopshti Bora's post 10/06/2026

🍒 Sot ngjyrosëm qersh*të e ëmbla! 🍒🍒🍒🍒

Photos from Kopshti Bora's post 10/06/2026

🍒 Sot shijuam qersh*të e ëmbla! 🍒

Me shumë kureshtje dhe buzëqeshje, fëmijët degustuan qershi të freskëta, duke zbuluar shijen, ngjyrën dhe përfitimet e këtij fruti të shijshëm veror. Kjo ishte një përvojë e këndshme që nxiti shqisat dhe dashurinë për ushqimin e shëndetshëm. ❤️🍒

Photos from Kopshti Bora's post 09/06/2026

Aktiviteti ditor – Eksperiment me akullin 🧊💧

Sot fëmijët zhvilluan një aktivitet argëtues dhe edukativ me akull dhe kunë. Ata vëzhguan me kureshtje procesin e shkrirjes së akullit, duke prekur, eksploruar dhe zbuluar se si akulli ndryshon nga gjendja e ngurtë në ujë.

Përmes lojës dhe eksperimentimit, fëmijët zhvilluan aftësitë e vëzhgimit, durimin dhe të menduarit shkencor, ndërsa u kënaqën duke zbuluar surprizat e fshehura brenda akullit. ❄️✨

“Mësojmë duke luajtur dhe eksploruar botën rreth nesh!” 🌈💙

Photos from Kopshti Bora's post 05/06/2026

Yjet e Vegjël në Garë ⭐⭐⭐

Sot grupi i 💫💫💫 garuan mes vete në lojën me litar.
Me buzëqeshje, energji dhe shumë forcë, fëmijët treguan shpirt gare dhe bashkëpunimi.
Përmes lojës zhvilluan koordinimin, qëndrueshmërinë dhe vetëbesimin.
Çdo pjesëmarrës ishte fitues falë përpjekjes dhe gëzimit që solli në aktivitet. 😊💪🌟

Photos from Kopshti Bora's post 04/06/2026

Grupi i 🐥🐥🐥🐥

Aktiviteti ditor – Duart e vogla në punë 🐥🌽

Sot fëmijët u argëtuan duke ngjitur kokrra misri në figurë, një aktivitet që zhvillon motorikën e imët, përqendrimin dhe koordinimin sy-dorë. Me shumë buzëqeshje dhe kreativitet, ata punuan me kujdes për të zbukuruar vizatimet e tyre.

Përmes lojës dhe krijimtarisë, të vegjlit mësojnë, eksplorojnë dhe zhvillojnë aftësi të reja çdo ditë. 🌟💛

Photos from Kopshti Bora's post 02/06/2026

🐥 Grupi i Zogjve të Vegjël 🐥

🎨 Krijojmë zogj shumëngjyrësh me imagjinatë dhe ngjyra!
🌈 Përmes lojës dhe artit, fëmijët zhvilluan kreativitetin dhe motorikën e imët.
😊 Çdo zog i vogël u bë unik, ashtu si krijuesit e tij të vegjël.
💛 Një aktivitet plot argëtim, ngjyra dhe buzëqeshje! 🐥

Photos from Kopshti Bora's post 01/06/2026
30/05/2026

🌸 Festë Gëzimi për 1 Qershorin dhe Diplomimin e Parashkollarëve 🌸

Sot, grupet Bora E-1 dhe Bora E-2 zhvilluan një program të veçantë kushtuar 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe ceremonisë së përfundimit të parashkollorëve tanë të dashur. Me këngë, valle, buzëqeshje dhe emocione të bukura, fëmijët na dhuruan momente të paharrueshme dhe treguan sa shumë janë rritur e zhvilluar gjatë këtij viti.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë fëmijët, që me energjinë, kreativitetin dhe gëzimin e tyre e bënë këtë ditë kaq të bukur. Ju jeni krenaria dhe frymëzimi ynë!

Falënderojmë nga zemra edhe stafin edukativ, për përkushtimin, dashurinë dhe punën e palodhur në rrugëtimin e çdo fëmije.

Mirënjohje të sinqertë për të gjithë prindërit, për bashkëpunimin, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë vitit.

Ju urojmë parashkollarëve tanë shumë suksese në hapin e ri drejt shkollës dhe një fëmijëri të mbushur me lumturi, ëndrra dhe kujtime të bukura! 🎓❤️🌈

Photos from Kopshti Bora's post 29/05/2026

Grupi i 💫💫💫💫

Lojë me rrathë dhe pengesa 🌈
Përmes lojës dhe lëvizjes, fëmijët zhvillojnë koordinimin, balancin dhe përqendrimin.
Aktivitet argëtues që sjell buzëqeshje, energji dhe mësim në të njëjtën kohë.⛳️⛳️⛳️

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Rr. "Adem Gllavica"
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:00 - 17:00
Tuesday 07:00 - 17:00
Wednesday 07:00 - 17:00
Thursday 07:00 - 17:00
Friday 07:00 - 17:00