26/08/2026
24 vite. Dy breza. Një histori.
Disa histori nuk ndërtohen brenda një dite. Ndërtohen brez pas brezi.
Historia e Vihuelës nisi në vitin 2002, me vizionin e Prof. Naser Dulës për të krijuar një hapësirë ku muzika dhe edukimi të ecin së bashku. Për më shumë se dy dekada, Vihuela ka ndërtuar rrugëtimin e saj përmes edukimit muzikor, mësimeve individuale dhe përkushtimit ndaj zhvillimit artistik të nxënësve. Kjo histori vazhdon edhe përmes Ehad Dulës, i cili e nisi rrugëtimin me kitarën që në moshën pesëvjeçare dhe, që nga viti 2018, është angazhuar si mësimdhënës i kitarës dhe udhëheqës artistik i shkollës.
Sot, dy breza të së njëjtës familje janë pjesë e rrugëtimit të Vihuelës, duke ruajtur vlerat mbi të cilat u ndërtua shkolla dhe duke e çuar përpara me një vizion të ri.
Vihuela, që nga viti 2002, me ju!