Shkolla e Muzikës • Vihuela

Shkolla e Muzikës • Vihuela

Share

E themeluar në vitin 2002, ofron mësime individuale përmes kurseve edukativo-arsimore. Na ndiqni për më shumë, Vihuela inspirimi juaj! 23 VITE ME JU. Naser Dula.

Në vitin 2002 është themeluar shkolla për kitarë klasike "Vihuela" në Prishtinë nga inciativa e pedagogut dhe njëherit drejtor i kësaj shkolle Prof.Msc. Gjenealogjia e emrit të shkollës "Vihuela" dmth. paraardhës i kitarës, kontribut të cmuar për këtë emërtim kanë dhënë profesorë të respektuar të akademisë muzikore : Prof. Baki Jashari, Prof. Mendi Mengjiqi dhe prof. i kitarës Edison Miso nga Tira

23/06/2026

Këndo, ëndërro, shkëlqe!✨

18 këngë për fëmijë, 18 zëra të rinj dhe një skenë e mbushur me emocion, talent dhe kreativitet.

Ju prezantojmë repertorin e plotë të edicionit të 13-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë “VIHUELA KIDS FEST 2026”.

Nesër, e mërkurë, duke filluar nga ora 17:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, mbahet edicioni i 13-të i festivalit.

Ju mirëpresim të gjithëve të ndani me ne këtë festë të talenteve dhe të përjetoni nga afër emocionet e skenës së VIHUELA KIDS FEST 2026!

Photos from Shkolla e Muzikës • Vihuela's post 22/06/2026

🎶 Ju prezantojmë 18 solistët e edicionit të 13-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë “VIHUELA KIDS FEST 2026”!

Me talentin, energjinë dhe buzëqeshjet e tyre, këta artistë të rinj do të sjellin emocione të veçanta në skenën e festivalit. Edhe këtë vit, VIHUELA KIDS FEST bashkon fëmijë nga trevat shqiptare përmes muzikës, krijimtarisë dhe miqësisë, duke krijuar një atmosferë festive plot ngjyra, emocion dhe këngë të reja.

🌟 Edicioni i 13-të premton interpretime të veçanta, momente të paharrueshme dhe një festë të vërtetë të talentit të ri shqiptar.

🎭 Festivali mbahet më datë 24.06.2026, dita e mërkure duke filluar nga ora 17:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

16/06/2026

Edicioni i 13-të i festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë "VIHUELA KIDS FEST".

Marrin pjesë 18 solistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Festivali mbahet me datë 24.06.2026 duke filluar nga ora 17:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Për më shumë detaje na ndiqni!

22/04/2026

Kanal10

20/04/2026

Ju ftojmë të ndiqni një pjesë nga intervista kushtuar instrumentit të kitarës, realizuar në Televizionin Kanal10 . Në studio drejtori dhe themeluesi i shkollës Vihuela, prof. Naser A. Dula

15/04/2026

Konkurs për pranimin e këngëve "Vihuela Kids Fest" 2026

Hapet konkursi për edicionin e 13-të të "Vihuela Kids Fest", i cili do të mbahet në sheshin "Zahir Pajaziti" Prishtinë.

☎️ +383 44 230 279
📧 [email protected]

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00