Misbah & Friends

Misbah & Friends Tek secili fëmijë fshihet një talent ‘Misbah&Friends’ është vendi ku zbulohet dhe shkëlqen.

“MISBAH&FRIENDS” shkolla e muzikës dhe artit

Shkolla e ulët dhe mesme e ulët
Licencuar nga MASHTI

Na gjeni në tri lokacione
•Arbëri
•Veternik
•Bregu i diellit

Pas rikthimit të Akordeve të Kosovës, dy nxënëset tona të talentuara, Aelia & Aksa, do të ngjiten në skenë me këngë të b...
15/09/2026

Pas rikthimit të Akordeve të Kosovës, dy nxënëset tona të talentuara, Aelia & Aksa, do të ngjiten në skenë me këngë të bukura, të krijuara dhe punuara enkas për zërat e tyre ✨

Dy talente të jashtëzakonshme, dy zëra plot emocion dhe një skenë ku mezi presim t’i shohim të shkëlqejnë 🌟

Go, go Aelia & Aksa! 💪🔥🎤
Jemi jashtëzakonisht krenarë për ju.

Një falënderim i veçantë për mësuesen Diellza Halimi, për punën fantastike, përkushtimin dhe dashurinë me të cilën i udhëheq nxënëset tona drejt skenës ❤️👏

Mirënjohje dhe falënderim i veçantë edhe për Valon Gashin dhe Astrit Stafën, autorët e këngëve, për krijimet e bukura të punuara enkas për Aelian dhe Aksën. 🎼✨ Është kënaqësi kur talenti i fëmijëve tanë bashkohet me krijimtarinë dhe profesionalizmin e artistëve tanë.

Faleminderit nga zemra edhe prindërve, për besimin, mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme 🙏

Akordet e Kosovës, bëhuni gati. Aelia & Aksa po vijnë! 🔥🎶🌟

🎻 Krenarë që në shkollën tonë kemi fëmijë të talentuar, të cilët çdo ditë rriten dhe zhvillojnë dashurinë e tyre për ins...
14/09/2026

🎻 Krenarë që në shkollën tonë kemi fëmijë të talentuar, të cilët çdo ditë rriten dhe zhvillojnë dashurinë e tyre për instrumentin 🫶🫶

Një pasion i vogël sot 🎸 një dashuri e madhe për muzikën gjithë jetën ❤️🎶Misbah&Friends best guitar teachers 🫶
10/09/2026

Një pasion i vogël sot 🎸 një dashuri e madhe për muzikën gjithë jetën ❤️🎶

Misbah&Friends best guitar teachers 🫶

07/09/2026

Kinda chic to go to Misbah&Friends 😉✨

Një fëmijë plot gëzim dhe dashuria e saj e madhe për instrumentin 🤗🎶  një kombinim që na mbush zemrat me lumturi çdo dit...
06/09/2026

Një fëmijë plot gëzim dhe dashuria e saj e madhe për instrumentin 🤗🎶 një kombinim që na mbush zemrat me lumturi çdo ditë në Misbah & Friends ❤️✨

Nuk është e vështirë të rritesh, të zgjerohesh apo të hapësh pika të reja. Sfida e vërtetë është që krahas rritjes, të r...
31/08/2026

Nuk është e vështirë të rritesh, të zgjerohesh apo të hapësh pika të reja. Sfida e vërtetë është që krahas rritjes, të ruash cilësinë ta zhvillosh atë vazhdimisht dhe të mos humbasësh asnjëherë thelbin e ekzistimit.

Çdo hap i Misbah & Friends është bërë me dashuri, kujdes dhe përgjegjësi. Çdo projekt, program dhe iniciativë ka pasur në qendër ndikimin afatgjatë në formimin, zhvillimin dhe të ardhmen e nxënësve tanë.

Sot vazhdojmë rrugëtimin me të njëjtin qëllim dhe mision. Sepse për ne, suksesi nuk matet me numrin e pikave, projekteve apo nxënësve, por me gjurmët që lëmë në jetën e tyre ♥️

Misbah & Friends është rezultat i njerëzve që e ndërtojnë çdo ditë. Çdo ide, sugjerim, kritikë e sinqertë dhe këndvështrim ndryshe ka qenë pjesë e rritjes sonë. Kultura e bashkëpunimit dhe e përmirësimit të vazhdueshëm na ka sjellë deri këtu.

Mirënjohje të gjithë stafit dhe bashkëpunëtorëve tanë për punën dhe përkushtimin, prindërve për besimin dhe mbi të gjitha, nxënësve tanë, atyre që i japin kuptim çdo dite të punës sonë 🫶

Me krenari shikojmë atë që kemi ndërtuar dhe me përgjegjësi drejt asaj që na pret 🎓

Sepse rritja nuk është vetëm të bëhesh më i madh. Është të mos bësh kompromis me cilësinë, të mos humbasësh qëllimin dhe të përpiqesh çdo ditë të bëhesh më i mirë.

Ky ka qenë parimi ynë dhe do të mbetet premtimi ynë për të ardhmen.

Urime fillimin e vitit të ri shkollor🎓
Le të jetë një vit në të cilin, së bashku, mësojmë, krijojmë dhe rritemi 🫶

Me dashuri,
Misbah & Friends

OPEN DOORS | DYER TË HAPURA 🎶🎨🩰Ju ftojmë të na vizitoni, ku dyert e Misbah & Friends do të jenë të hapura për të gjithë ...
27/08/2026

OPEN DOORS | DYER TË HAPURA 🎶🎨🩰

Ju ftojmë të na vizitoni, ku dyert e Misbah & Friends do të jenë të hapura për të gjithë prindërit dhe fëmijët që dëshirojnë të na njohin më afër 🤗

Ekipi ynë do t’ju presë në të gjitha objektet për t’ju informuar dhe këshilluar rreth lëndëve, drejtimeve, programeve mësimore dhe procesit të regjistrimit për vitin shkollor 2026/2027.

Do të keni mundësi të vizitoni hapësirat tona, të njiheni me programet dhe të gjeni së bashku me ne drejtimin më të përshtatshëm për fëmijën tuaj.

📅 31 gusht & 2 shtator 2026
🕒 15:00–20:00

📍 Arbëria II
📍 Bregu i Diellit
📍 Muharrem Fejza | Rruga B
📍 Lagjja NIC | Veternik

Ejani, njihuni me ne dhe zbuloni botën e muzikës dhe artit në Misbah & Friends. ✨

Një projekt i jashtëzakonshëm 🎹 që na mbushi me muzikë, përkushtim dhe krenari! 🎶✨Me shumë punë, kohë dhe dashuri nga më...
15/08/2026

Një projekt i jashtëzakonshëm 🎹 që na mbushi me muzikë, përkushtim dhe krenari! 🎶✨

Me shumë punë, kohë dhe dashuri nga mësimdhënësit dhe nxënësit tanë, u realizua një udhëtim i mrekullueshëm në botën e muzikës klasike. Përmes veprave të kompozitorëve të mëdhenj botërorë, nxënësit patën mundësinë të njohin më thellë periudha, stile dhe autorë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës.

Kulmi i këtij projekti ishin 6 koncerte autoriale pianistike 🎹🌟 secili një dëshmi e talentit, përkushtimit dhe rritjes artistike të nxënësve tanë.

Faleminderit nga zemra mësimdhënësve për pasionin dhe punën e palodhur, si dhe prindërve për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm. ❤️

Një përvojë që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë 🍀

Magjia e vërtetë e muzikës lind kur talentet bashkohen dhe zemrat rrahin në të njëjtin ritëm. 🎶✨
14/08/2026

Magjia e vërtetë e muzikës lind kur talentet bashkohen dhe zemrat rrahin në të njëjtin ritëm. 🎶✨

🎻 Kur talenti bashkohet, muzika merr jetë 🎶Koncertet e nxënësve të instrumenteve harkore dhe frymore sollën emocione të ...
14/08/2026

🎻 Kur talenti bashkohet, muzika merr jetë 🎶

Koncertet e nxënësve të instrumenteve harkore dhe frymore sollën emocione të veçanta. Përveç performancave solo, ata u bashkuan në ansamble, duke krijuar muzikë përmes dëgjimit, bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë.

Çdo tingull ishte fryt i punës, përkushtimit dhe dashurisë për muzikën. Ishte kënaqësi t’i shihnim të rriteshin jo vetëm si instrumentistë, por edhe si një tërësi e harmonizuar.

Faleminderit mësimdhënësve për përkushtimin dhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme. 💛

Misbah&Friends 🫶

Address

Mit'hat Frasheri 36
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 10:00 - 20:00
Wednesday 10:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00

Telephone

+38349522922

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Misbah & Friends posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category