Shkolla "Akademia ORA"

Shkolla "Akademia ORA" "Akademia Ora" ka për qëllim kthimin e vlerës fisnike të arsimit, moralit, diturisë dhe respektit.

12/09/2026

Lojë, argëtim dhe shumë mësim! 🎲✨

Përmes këtij aktiviteti interaktiv, nxënësit tanë të klasës së II-të, përforcuan njohuritë mbi numrin paraardhës dhe pasardhës në mënyrë praktike dhe zbavitëse.

Akademia Ora shpreh mirënjohjen e veçantë për z. Nezir Gashi dhe z. Arsim Mulaku nga Ministria e Infrastrukturës dhe Tra...
10/09/2026

Akademia Ora shpreh mirënjohjen e veçantë për z. Nezir Gashi dhe z. Arsim Mulaku nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, si dhe për Departamentin Koordinues të Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në kuadër të projektit “Siguria e fëmijëve në trafik”, të realizuar nga Ministria në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

Përmes platformës “Fëmijët në Trafik”, nxënësit e Shkollës Ora do të kenë mundësinë të informohen, të mësojnë dhe të ndërgjegjësohen më shumë për rëndësinë e sigurisë dhe të kulturës së sjelljes në komunikacion.

Kjo iniciativë përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve dhe në krijimin e shprehive të sigurta që në moshë të hershme.

Për më shumë informata rreth projektit, materialeve edukative dhe përmbajtjeve që lidhen me sigurinë e fëmijëve në trafik, vizitoni platformën zyrtare: https://femijetnetrafik.com/en/

03/09/2026

Dëgjo. Gjeje. Fito.

Një aktivitet i thjeshtë që e kthen ushtrimin e leximit në një sfidë plot energji. 😍

Leximi bëhet edhe më i bukur kur shoqërohet me kreativitet! 📚 Nxënësit e klasës 3/A realizuan një punëdore kreative me t...
02/09/2026

Leximi bëhet edhe më i bukur kur shoqërohet me kreativitet! 📚

Nxënësit e klasës 3/A realizuan një punëdore kreative me temën “E dua leximin”. Në fotografitë e realizuara pranë këndit të leximit dhe pemës së klasës 🌳, ata prezantuan me krenari punimet e tyre.

Një fëmijë që lexon, rritet me një botë të tërë brenda vetes.

Mirëmëngjesi i parë i këtij viti të ri shkollor 2026/2027 Një faqe e re dhe e bardhë në librin e jetës së fëmijëve tanë....
02/09/2026

Mirëmëngjesi i parë i këtij viti të ri shkollor 2026/2027
Një faqe e re dhe e bardhë në librin e jetës së fëmijëve tanë.

Ne qëndrojmë këtu jo vetëm si mësues, por si kujdestarë të palodhur të ëndrrave të tyre. Me dashuri, përkushtim, kujdes e durim, punojmë çdo ditë për t’u garantuar një mjedis ku çdo fëmijë ndihet i sigurt, i pranuar dhe i frymëzuar për të ecur përpara.

Me zemrën plot gëzim e shpresë, po hapim së bashku këtë kapitull të ri për vitin 2026/2027, ku çdo hap e arritje e tyre do të jetë fitorja jonë më e madhe. Urojmë një vit të mbarë dhe me plot suksese!

📢 KONKURS PËR PUNËShkolla “Akademia ORA” shpall konkurs për pozitën:Mësimdhënës/e i/e Gjeografisë (11 orë)Kërkojmë një m...
19/08/2026

📢 KONKURS PËR PUNË

Shkolla “Akademia ORA” shpall konkurs për pozitën:
Mësimdhënës/e i/e Gjeografisë (11 orë)

Kërkojmë një mësimdhënës/e të përkushtuar dhe profesional/e, të gatshëm/me për të kontribuar në një mjedis cilësor dhe bashkëkohor të mësimdhënies.

📍 Vendi i punës: Akademia ORA, Prishtinë
⏰ Angazhimi: 11 orë
📅 Afati i fundit për aplikim: 24 gusht 2026

📝 Aplikimi bëhet përmes formularit:
https://forms.gle/EMBLpbEykUhobGQb8

📢 KONKURS PËR PUNËShkolla “Akademia ORA” shpall konkurs për pozitën:Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze – Orar i plotëKërko...
16/08/2026

📢 KONKURS PËR PUNË

Shkolla “Akademia ORA” shpall konkurs për pozitën:

Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze – Orar i plotë

Kërkojmë një mësimdhënës/e të përkushtuar dhe profesional/e, të gatshëm/me për të kontribuar në një mjedis cilësor dhe bashkëkohor të mësimdhënies.

📍 Vendi i punës: Akademia ORA, Prishtinë
⏰ Angazhimi: Orar i plotë
📅 Afati i fundit për aplikim: 20 gusht 2026

📝 Aplikimi bëhet përmes formularit:
https://forms.gle/uz2TrpDgxpp1Maju6

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

02/07/2026

📢 SHKOLLA "AKADEMIA ORA" SHPALL KONKURS PUNE

📌 Pozitat e lira:

✅ Mësimdhënës/e i/e Gjeografisë (11 orë)
✅ Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze (orar i plotë)
✅ Mësuese klasore ose Mësuese mbështetëse (2 pozita)
✅ Mësimdhënës/e i/e Historisë (12 orë)
✅ Mësimdhënës/e i/e Kimisë (6 orë)

📝 Aplikoni përmes vegzës:
https://forms.gle/FGU1vAdTMqxq2aXd6

📅 Afati i aplikimit: deri më 08.07.2026

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar, të motivuar dhe të përkushtuar ndaj profesionit të mësimdhënies që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë.

Krenarë për përfundimin e edhe një viti të suksesshëm shkollor!Krenarë për nxënësit tanë, të cilët edhe një herë dëshmua...
19/06/2026

Krenarë për përfundimin e edhe një viti të suksesshëm shkollor!

Krenarë për nxënësit tanë, të cilët edhe një herë dëshmuan se puna e vazhdueshme, përkushtimi dhe këmbëngulja gjithmonë shpërblehen. Në veçanti, urojmë ata që me mundin e tyre arritën të dallohen, qoftë duke zënë vendet e para në Kuizin e Diturisë, duke fituar bursën shkollore, apo duke u përzgjedhur si nxënësi dhe klasa më e suksesshme e vitit.

Asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e mësimdhënësve tanë, të cilët çdo ditë dhanë më të mirën nga vetja për edukimin dhe zhvillimin e nxënësve.

Të gjithëve ju urojmë pushime të këndshme, të qeta dhe të mbushura me momente të bukura. Shihemi sërish me energji të reja në vitin e ardhshëm shkollor! 🌿📚

Address

Lekë Matrënga
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:30 - 16:30
Tuesday 07:30 - 16:30
Wednesday 07:30 - 16:30
Thursday 07:30 - 16:30
Friday 07:30 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla "Akademia ORA" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla "Akademia ORA":

Shortcuts

Share