Instituti Germa

Instituti Germa Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Instituti Germa, Education, Shaip Spahia, Pristina.

Instituti Germa është një institucion kulturor dhe edukativo-arsimor, i cili vepron në fushën e botimeve, përkthimeve dhe përpilimit të veprave shkencore e edukative, si dhe në organizimin e kurseve të Kuranit dhe të gjuhëve të huaja.

20/03/2026
Falë Allahut të Madhërishëm, projekti për mësimin e leximit të Kuranit tashmë është realizuar edhe në gjuhën angleze.Kjo...
19/02/2026

Falë Allahut të Madhërishëm, projekti për mësimin e leximit të Kuranit tashmë është realizuar edhe në gjuhën angleze.

Kjo seri videoleksionesh paraqet një metodë të strukturuar dhe të qartë për mësimin e leximit të Kuranit, duke e udhëzuar shikuesin hap pas hapi në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Përmes shpjegimeve pedagogjike dhe shembujve praktikë, kursi synon ta bëjë leximin e Kuranit të lehtë dhe të qasshëm për të gjithë.

Ky kurs përbëhet nga 27 mësime të shkurtra dhe çdo ditë do të publikohet nga një mësim, me lejen e Allahut.

Lusim Allahun t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti të dobishëm!

Download the book “The Quranic Primer” here:https://igerma.com/the-quranic-primer/The easiest and fastest way to learn Qur’an readingNotice:Any partial or fu...

Për t’u regjistruar në këtë kurs, na shkruani në faqen tonë ose plotësoni të dhënat në linkun e mëposhtëm:https://igerma...
12/01/2026

Për t’u regjistruar në këtë kurs, na shkruani në faqen tonë ose plotësoni të dhënat në linkun e mëposhtëm:
https://igerma.com/reg/kurs-online-per-vajza-janar-2026/

Ose na shkruani në numrin:
+38349478672

Numri i nxënëseve është i kufizuar.

Kursi është pa pagesë.

Ju mirëpresim!

Ibn Tejmija ka thënë: "Namazi është ushqim për zemrën, ashtu siç është ushqimi për trupin. Nëse trupi nuk mund të mbijet...
18/03/2025

Ibn Tejmija ka thënë: "Namazi është ushqim për zemrën, ashtu siç është ushqimi për trupin. Nëse trupi nuk mund të mbijetojë me pak ushqim, as zemra nuk mund të ushqehet duke micëruar në namaz. Zemra ka nevojë për një namaz të plotë (dhe të përqendruar) që ta ushqejë e ta mbajë gjallë."

📢 Falënderimi i takon Allahut! Tashmë libri "Për ty që (s')falesh" është botuar edhe në gjuhën gjermane. 📢📍 Ky libër do ...
14/03/2025

📢 Falënderimi i takon Allahut! Tashmë libri "Për ty që (s')falesh" është botuar edhe në gjuhën gjermane. 📢

📍 Ky libër do të shpërndahet falas dhe mund ta gjeni në Dyqanin Islam Elif, pranë Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

🔗 https://t.me/germainstitute

Të nderuar vëllezër dhe motra,Ju njoftojmë se libri “Abetarja kuranore” është ribotuar në gjuhën shqipe dhe gjermane.Mun...
02/03/2025

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Ju njoftojmë se libri “Abetarja kuranore” është ribotuar në gjuhën shqipe dhe gjermane.

Mund ta merrni falas në Dyqanin Islam “Elif”, i cili ndodhet pranë Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Për të shkarkuar librin (PDF) në gjuhën gjermane, kliko këtu:
https://t.me/germainstitute/8

Për të shkarkuar librin në gjuhën shqipe, kliko këtu:
https://t.me/institutigerma/15

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“Atij që e agjëron Ramazanin me bes...
01/03/2025

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Atij që e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin nga Allahu, do t’i falen gjynahet e mëparshme.”

E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë: “Kur hyn nata e parë e Ramazanit, prangosen shejtanët dhe xhinët kryeneçë, mb...
28/02/2025

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë: “Kur hyn nata e parë e Ramazanit, prangosen shejtanët dhe xhinët kryeneçë, mbyllen dyert e Zjarrit dhe asnjëra nuk hapet, ndërsa hapen dyert e Xhenetit dhe asnjëra nuk mbyllet. Një thirrës shpall: ‘O ti që kërkon të mirën, nxito! O ti që anon nga e keqja, ndalu!’ Dhe çdo natë Allahu liron njerëz nga Zjarri.”

Hadithin e ka shënuar Tirmidhiu, ndërsa Albani e ka vlerësuar si “hasen” (të pranuar).

https://t.me/institutigerma

Address

Shaip Spahia
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti Germa posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category